Facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedinmailFacebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedinmail

 

vendime kmp

Njoftim
Për zhvillimin e mbledhjes së Këshillit të Miratimit të Projekteve të datës 01.12.2016

Këshilli Miratues i Projekteve, u mblodh sot, më datë 01.12.2016, ku u shqyrtuan:

Projektet kinematografike për filma artistikë me metrazh të gjatë.
Projektet kinematografike për pasprodhim.

Në përfundim, në mënyrë unanime, Këshilli i Miratimit të Projekteve, vendosi:

 

T’i propozojë Kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë të financojë filmat artistikë me metrazh të gjatë si më poshtë:

“Liqeni im”, skenari dhe regjia Gjergj XHUVANI, producent shtëpia kinematografike “On Film Production” sh.p.k.

“Portreti i pambaruar i Klara Belinit”, skenari Ruzhdi PULAHA, regjia Namik AJAZI, producent shtëpia kinematografike “MEDIAVISION” sh.p.k.

“Bolero në vilën e pleqve”, skenari Linda Fejzaj, Spartak PECANI, regjia Spartak PECANI, producent shtëpia kinematografike “Eclipse SA Film Production” sh.p.k.

“Vera pa kthim”, skenari dhe regjia Besnik BISHA, producent shtëpia kinematografike “B&G Film Pro” sh.p.k.

 

T’i propozojë Kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë të financojë projektet kinematografike për pasprodhim si më poshtë:

“Vëthi i munguar”, skenari dhe regjia Bujar ALIMANI, producent “90 Production” sh.p.k.

“Tuneli”, skenari Pëllumb KULLA, Ilir HARXHI, regjia Ilir HARXHI, producent “Ilir Harxhi” p.f.

“Ujë për trëndafilat”, skenari dhe regjia Luli BITRI, producent “LeArt Production” p.f.

 

QKK

Vendimi i KMP dt. 1 dhjetor 2016