Facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedinmailFacebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedinmail

kmp te tjera

V E N D I M i KMP dt. 11.04.2016

Në zbatim të nenit 9, paragrafi i parë i ligjit nr. 8096, datë 29.04.1996, “Për Kinematografinë”, i ndryshuar, nenit 6 të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 602, datë 21.08.2003, “Për miratimin e statutit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë”, përcaktimeve të bëra në Rregulloren e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Këshilli Miratues i Projekteve, u mblodh sot, më datë 11.04.2016, në takimin me këtë rend dite:

  1. Shqyrtimi i projekteve për festivale dhe javë filmi, të depozituara në QKK.
  2. Shyrtimi i projektit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë “Filmi shqiptar në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Cannes-2016”.
  3. Shqyrtimi i projektit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë “Master Europian për shkrimin e skenarëve – ALBASCRIPT”, i cili do të realizohet në bashkëpunim me Cineuropa.
  4. Shqyrtimi i projektit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë “Vera e kinemasë”, i cili do të realizohet në bashkëpunim me Appuglia Film Commission.
  5. Shqyrtimi i projektit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë “Filmi shqiptar në PriFest 2016”.
  6. Shqyrtimi i kërkesës së shtëpisë kinematografike “ArtFIlm” për emërimin e regjisorit të projektit të filmit artistik me metrazh të gjatë “Delegacioni”, skenari Artan MINAROLLI.
  7. Shqyrtimi i kërkesës së shtëpisë kinematografike “EuroFilm” për ndryshimin e regjisorit të projektit të filmit artiksik me metrazh të shkurtër “Motër e vëlla”, skenari Vladimir PRIFTI.
  8. Shqyrtimi i kërkesës së shtëpisë kinematografike “Bota shqiptare”, për rritje të financimit të projektit të filmit dokumentar “Saga e Dinejve”, skenari Enver KUSHI, regjia Kujtim GJONAJ.

KMP, në fillim shqyrtoi dhe diskutoi projektet për financim festivale dhe javë filmi kombëtar dhe ndërkombëtarë. Në këtë seancë nuk morën pjesë z. Fatos BAXHAKU, z. Artur DAUTI dhe z. Elvis HOXHA, për arsye të shmangies së konfliktit të interesit, meqenëse kanë qenë të angazhuar në edicionet e mëparshme të tre prej festivaleve në konkurim. Pas përfundimit të kësaj seance, zotërinjtë e sipërpërmendur morën pjesë në mbledhje. Pasi diskutuan dhe shqyrtuan projektet në konkurim, Këshilli i Miratimit të Projekteve

V E N D O S I:

  1. T’i propozojë Kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë financimin e këtyre projekteve kinematografike:
  • Projekti “Festivali i Filmit Ballkanik dhe i Kulinarisë”, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Action Production” sh.p.k.
  • Projekti “Tirana International Film Festival”, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Tirana Film Institute”.
  • Projekti “Festivali Ndërkombëtar i Filmit AniFest”, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Projekt SXHJ” sh.p.k. Financimi l[vrohet me kusht që Festivali të zhvillohet në qytetin e Shkodrës.
  • Projekti “Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dea Open Air”, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Multi Media Nositi” sh.p.k.
  • Projekti “Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri”, paraqitur nga shtëpia kinematografike “ORA Film” sh.p.k.
  • Projekti “Festivali Ndërkombëtar i Filmit Giffoni Film-Shqipëria”, paraqitur nga shtëpia kinematografike “MEDIAVISION” sh.p.k.
  • Projekti i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë “Filmi shqiptar në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Cannes-2016”.
  • Projekti i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë “Master Europian për shkrimin e skenarëve – ALBASCRIPT”, i cili do të realizohet në bashkëpunim me Cineuropa.
  • Projekti i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë “Vera e kinemasë”, i cili do të realizohet në bashkëpunim me Appuglia Film Commission.
  • Shqyrtimi i projektit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë “Filmi shqiptar në PriFest 2016”.
  1. Miratimin e kërkesave si më poshtë:
  1. Miratohet kërkesa e shtëpisë kinematografike “ARTFILM” për caktimin e z. Bujar ALIMANI, regjisor i projektit të filmit artistik me metrazh të gjatë “Delegacioni”, skenari Artan MINAROLLI.
  2. Miratohet kërkesa e shtëpisë kinematografike “EuroFilm” për caktimin e znj. Ajola DAJA regjisore e projektit të filmit artistik me metrazh të shkurtër “Motër e vëlla”, skenari Vladimir PRIFTI.

III. Mosmiratimin e kërkesës së shtëpisë kinematografike “Bota shqiptare”, për rritje të financimit të projektit të filmit dokumentar “Saga e Dinejve”, skenari Enver KUSHI, regjia Kujtim GJONAJ.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Vendim i KMP-së, dt 23.03.2015

Këshilli Miratues i Projekteve, i përbërë nga zotërinjtë:

  • Dritan HUQI, Kryetar
  • Bashkim HOXHA, Anëtar
  • Dionis PAPADHIMITRI, Anëtar
  • Stefan ÇAPALIKU, Anëtar
  • Xhevdet FERI, Anëtar

u mblodhën sot, më datë 23.03.2015, ku u shqyrtuan projektet e ndryshme kinematografike (festivale, javë filmi, etj.).

Komisioni i Shqyrtimit Paraprak të Projekteve ka kualifikuar për konkurim këto projekte:

  1. “Festivali i Filmit Ballkanik dhe i Kulinarisë”, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Bunker Film +” sh.p.k.
  2. Festivali “Tirana International Film Festival”, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Tirana Film Institute”.
  3. “Festivali Ndërkombëtar i Filmit 48-orë”, paraitur nga shtëpia kinematografike “Element Studios”.
  4. “Festivali Ndërkombëtar i Filmit AniFest ROZAFA”, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Projekt SXHJ” sh.p.k.
  5. “Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dea Open Air”, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Multi Media Nositi” sh.p.k.
  6. “Festivali First Step Film Fest”, paraqitur nga shtëpia kinematografike “D’ART”.
  7. “Festivali Ndërkombëtar i Filmit Giffoni Film-Shqipëria”, paraqitur nga shtëpia kinematografike “MEDIAVISION” sh.p.k.
  8. “40 Vjetori i Filmit të Animuar Shqiptar”, parqitur nga shtëpia kinematografike “Maku” sh.p.k.
  9. Projekti “Autokinemaja- Rikthim në kohë dhe në hapësirë”, paraqitur nga shtëpia kinematografike “APA-Albpartners” sh.a.
  10. Projekti “Maratona e Filmit të Ri Shqiptar”, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Bota Shqiptare” sh.p.k.

Me shkresën nr. 141 Prot., datë 23.03.2015, kompania “Maku” sh.p.k., është tërhequr nga realizimi i projektit “40 Vjetori i Filmit të Animuar Shqiptar”.

KMP diskutoi dhe shqyrtoi projektet në konkurim dhe n[ përfundim

V E N D O S I:

T’ipropozojëKryetarittëQendrësKombëtaretëKinematografisëfinancimin e këtyreprojekteve:

  1. Festivali “Tirana International Film Festival”, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Tirana Film Institute”.
  2. “Festivali i Filmit Ballkanik dhe i Kulinarisë”, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Bunker Film +” sh.p.k.
  3. “Festivali Ndërkombëtar i Filmit AniFest ROZAFA”, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Projekt SXHJ” sh.p.k.
  4. “Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dea Open Air”, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Multi Media Nositi” sh.p.k.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Vendim i KMP-së, dt. 19.02.2015

Sot më datë 19.02.2015, u zhvillua mbledhja e Këshillit Miratues të Projekteve me këtë rend dite:

1. Shqyrtimi i projekteve të ndryshme kinematografike, të paraqitura në konkurim deri në datën 03.09.2014. Komisioni i Shqyrtimit Paraprak të Projekteve ka vendosur që të përcjellë për shqyrtim në KMP këto projekte:

> Botim i Revistës periodike “Ëdrra n’beze”, aplikues Francesk DUSHI, producent “Arkapia”.

> Botim i katalogut “Muharrem FEJZO”, aplikues Genti GJONAJ, producent “Bota Shqiptare”.

> Botimi i librit “2 skenarë, dy filma historikë”, aplikues Vladimir Prifti, producent “Euro Film”.

> Botimi i librit “115 kinema në trevat shqiptare”, aplikues Abaz HOXHA, shtëpia botuese “Ilar”.

> Botimi i librit “Katër skenarë, tre filma kryevepra dhe konstrukti i skenarit”, aplikues Mit’hat FAGU.

2. Shqyrtimi i projekteve të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë:

> Pavioni i filmit shqiptar në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Kanë- 2015.

> Pjesëmarrja në Programin e Europian Film Promotions (EFP) “Producers on the movie”, (pagesa e Fee).

> Pjesëmarrja në Programin e Europian Film Promotions (EFP) “Future Frames”, (pagesa e Fee).

Pas diskutimeve, KMP vendosi:

I. Të mos miratojë asnjë projekt të paraqitur në konkurim në kategorinë “Projekte të ndryshme kinematografike” në sezonin e vitit 2014.

II. T’i propozojë Kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë financimin e projekteve të QKK si më poshtë:

Pavioni i filmit shqiptar në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Kanë- 2015. Pjesëmarrja në Programin e Europian Film Promotions (EFP) “Producers on the movie”.  

Pjesëmarrja në Programin e Europian Film Promotions (EFP) “Future Frames”.

Vendim dt.23.03.2015

V E N D I M i KMP, datë 22.09.2011

Në zbatim të dispozitave të ligjit nr. 8096, datë 29.04.1996, “Për Kinematografinë”, i ndryshuar, akteve nënligjore në zbatim të tij, si dhe Vendimit të Kryetarit të Qendërs Kombëtare të Kinematografisë nr. 306, datë 22.08.2011, “Për ngritjen e Komisionit Përzgjedhës të filmit konkurues të Academy of Motion, Picture, Arts and Science – 2012” në kategorinë “Foreign Language Film Award”, Komisioni Përzgjedhës i përbërë nga zotërinjtë:

· Teodor LAÇO

· Esat MUSLIU

· Bujar LAKO

· Durim NEZIRI

· Agron TUFA

u mblodh sot, më datë 22.09.2011, për të shqyrtuar kërkesat e producentëve të filmave artistikë me metrazh të gjatë, të paraqitura në QKK, që kanë shfaqur interes për të kandidatuar në këtë kompeticion.

Kanë paraqitur kërkesë për të marrë pjesë në Academy of Motion, Picture, Arts and Science – 2012, në kategorinë “Foreign Language Film Award”, këto produksione:

1. “Era Film”, me filmin “Balkan Bazar”, skenari dhe regjia Edmond BUDINA,

2. “90 Production”, me filmin “Aministia”, skenari dhe regjia Bujar ALIMANI,

3. “ARTFILM P&D”, me filmin “Maya”, skenari L. LLESHANAKU, regjia Pluton VASI,

4. “Lissus Media”, me filmin “Falja e gjakut”, skenari Andamion MURATAJ, Joshua MARSTON, regjia Joshua MARSTON.

Komisioni mori në shqyrtim kërkesat e paraqitura, diskutoi rreth tyre dhe me shumicë votash :

V E N D O S I:

Të përzgjedhë filmin artistik “Falja e gjakut”, skenari Andamion MURATAJ, Joshua MARSTON, regjia Joshua MARSTON, për të kandiduar në kategorinë “Foreign Language Film Award”, që organizohet nga Academy of Motion, Picture, Arts and Science – 2012, me këtë motivacion:

1. Filmi është tërësisht në gjuhën shqipe;

2. Njëri nga autorët e skenarit, Andamion MURATAJ është shqiptar;

3. “Lissus Media”, është kompani shqiptare, bashkëprodhuese në realizimin e filmit;

4. Filmi është xhiruar tërësisht në Shqipëri;

5. Aktorët e filmit janë të gjithë shqiptarë

6. Shumica dërrmuese e stafit realizues janë qytetarë të Republikës së Shqipërisë;

7. Filmi është pritur shumë mirë nga publiku dhe kritika shqiptare për trajtimin me origjinalitet dhe freskinë artistike, të një problemi që mbetet i mprehtë për shoqërinë tonë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

KOMISIONIT PËRZGJEDHËS TË FILMIT KONKURUES TË ACADEMY OF MOTION, PICTURE, ARTS AND SCIENCE – 2012

Teodor LAÇO, Anëtar

Esat MUSLIU, Anëtar

Bujar LAKO, Anëtar

Agron TUFA, Anëtar

Durim NEZIRI, Anëtar

V E N D I M i KMP, datë 16.06.2011

Në zbatim të nenit 9, paragrafi i parë i ligjit nr. 8096, datë 29.04.1996, “Për Kinematografinë”, i ndryshuar, nenit 6 të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 602, datë 21.08.2003, “Për miratimin e statutit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë”, si dhe “Rregullores së Brendshme të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë”, Këshilli Miratues i Projekteve të Artistik dhe Filmit Dokumentar, i përbërë nga zotërinjtë:

· Teodor LAÇO

· Esat MUSLIU

· Bujar LAKO

· Durim NEZIRI

· Agron TUFA

u mblodh sot, më datë 16.06.2011, për të shqyrtuar projektet e ndryshme kinematografike si dhe disa kërkesa të ndryshme nga shtëpitë kinematografike, për të cilat nevojitet një vendimmarje, si më poshtë:

1. Projekti për filma artistikë me metrazh të shkurtër “Temë Diplome të studentëve Dega regji filmi &Tv- 2011”, Producent “On film Production” sh.p.k.,

2. Projekti “Festivali Ndërkombëtar i të Drejtave të Njeriut në Shqipëri-2011”, Producent “ORAFILM” sh.p.k.

3. Projekti “Festivali Ndërkombëtar i filmit të animuar “AniFest Rozafa 2011”, Producent “Projekt-SXHJ” sh.p.k.

4. Projekti “Botimi i librit “Ekrani është vetë ëndrra””, autori Mevlan Shanaj, Botues “Toena”.

5. Projekti “Distribucion për filmin artistik me metrazh të gjatë “Falja e gjakut””, Producent “Lissus Media” sh.p.k.

6. Projekti i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë “Ditë të filmit modern rus në Shqipëri”.

7. Projekti i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë “Takimi i pre-selektorëve të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Berlinit në Shqipëri”.

8. Projekt i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë “Fee për programin “Producers on the move” të organizatës EFP gjatë festivalit të Kanës”.

9. Kërkesa për financimin e specializimit për kineastët e rinj, të Akademisë Marubi, Producent “ORAFILM” sh.p.k.

10. Kërkesa e shtëpisë kinematografike “Papadhimitri Film Production” për heqjen dorë nga realizimi i projektit “Demokracia përballë diktaturës” dhe kalimin e këtij projekti tek shtëpia Kinematografike “SK FILM”.

Këshilli mori në shqyrtim projektet e paraqitura, i vlerësoi ato nga ana kualitative dhe financiare. Bazuar në materialet e paraqitura në dosjet e projekteve, si dhe nga materiali i Komisionit Financiar i QKK, Këshilli

V E N D O S I:

I. Të miratojë kërkesën për ndryshimin e produksionit të projektit për film dokumentar “Demokracia përballë diktaturës”, skenari Uran Butka, Regjia Saimir Kumbaro. Produksioni i këtij projekti t’i kalojë shtëpisë kinematografike “SKFILM”.

II. T’i propozojë Kryetarit të Qendrës financimin e këtyre projekteve kinematografike:

1. Projekti për filma artistikë me metrazh të shkurtër “Temë Diplome të studentëve Dega regji filmi & Tv- 2011”, Producent “On film Production” sh.p.k.

2. Projekti “Festivali Ndërkombëtar i të Drejtave të Njeriut në Shqipëri-2011”, Producent “ORAFILM” sh.p.k.

3. Projekti “Festivali Ndërkombëtar i filmit të animuar “AniFest Rozafa 2011”, Producent “Projekt-SXHJ” sh.p.k.

4. Projekti i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë “Ditë të filmit modern rus në Shqipëri”.

5. Projekti i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë “Takimi i pre-selektorëve të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Berlinit në Shqipëri”.

6. Projekt i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë “Fee për programin “Producers on the move” të organizatës EFP gjatë festivalit të Kanës”.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

KËSHILLI MIRATUES I PROJEKTEVE TË FILMIT ARTISTIK DHE DOKUMENTAR

Teodor LAÇO, Kryetar

Esat MUSLIU, Anëtar

Bujar LAKO, Anëtar

Agron TUFA, Anëtar

Durim NEZIRI, Anëtar