Facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedinmailFacebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedinmail

Vendim i KMP-së, dt. 24.11.2014

Këshilli i Miratimit të Projekteve u mblodh sot, më datë 24.11.2014, në mbledhjen me këtë rend dite:

1. Shqyrtimi i projekteve kinematografike për filma artistikë me metrazh të shkurtër.
2. Shqyrtimi i projekteve kinematografike për filma të animuar.

Janë kualifikuar për konkurim:

II. Filma të animuar:

“Dega e vogël”, skenari Kujtim Gjonaj, regjia Bertrand Shijaku, shtëpia kinematografike “Bota Shqiptare”.
“Njerëz pa çati”, skenari dhe regjia Imelda Ahmataj, shtëpia kinematografike “Bunker Film +”.
“Sarah”, skenari dhe regjia Artan Maku, shtëpia kinematografike “Maku”.
“Fareway”, skenari dhe regjia Megi Karaj, shtëpia kinematografike “Projekt SXHJ”.

Pas kryerjes së procedurës së votimit, bazuar në ekspertizën financiare të Komisionit Financiar, Këshilli i Miratimit të Projekteve

V E N D O S I:

I. T’i propozojë Kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë financimin e këtyre projekteve:

– Filma të animuar:

1. “Dega e vogël”, skenari Kujtim Gjonaj, regjia Bertrand Shijaku, shtëpia kinematografike “Bota Shqiptare”.
2. “Fareway”, skenari dhe regjia Megi Karaj, shtëpia kinematografike “Projekt SXHJ”.
3. “Sarah”, skenari dhe regjia Artan Maku, shtëpia kinematografike “Maku”.  

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 


 

V E N D I M I KMP, datë 31.05.2010

Në zbatim të nenit 9, paragrafi i parë i ligjit nr. 8096, datë 29.04.1996, “Për Kinematografinë”, i ndryshuar, nenit 6 të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 602, datë 21.08.2003, “Për miratimin e statutit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë”, si dhe përcaktimeve të bëra në Rregulloren e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Këshilli Miratues i Projekteve të Filmit të Animuar, i përbërë nga zotërinjtë:

  1. Z . Jani DURI
  2. Z. Valter FILE
  3. Z. Leonard DORRI
  4. Z. Agron MESI
  5. Znj. Atalanta PASKO, (zëvendëson z. Albri Brahusha, i cili nuk mundi të marrë pjesë),

u mblodhën sot, më datë 31.05.2010 për të marrë në shqyrtim projektet e filmave të animuar, të paraqitur në sesionin e konkurrimit të hapur për këtë gjini.

Fillimisht Këshilli i Miratimit të Projekteve zhvilloi procedurën e zgjedhjes së Kryetarit të KMP-së.

Në sesionin e konkurimit, i cili ishte i hapur deri në datën 15 Maj 2010, u paraqitën këto projekte:

1. LA JUSTICE-DREJTËSIA

REGJIA Robert Qafzezi, Artur Muharremi

SKENARI Robert Qafzezi, Artur Muharremi

PRODUCENT “MAZZAL Prod”

2. L’IDEE- IDEJA

REGJIA Robert Qafzezi, Artur Muharremi

SKENARI Robert Qafëzezi, Artur Muharremi

PRODUCENT “MAZZAL Prod”

3. GJYQI

REGJIA Shaqir Veseli

SKENARI Gjergj Xhuvani

PRODUCENT “Projekt SXHJ” sh.p.k.

4. PUTHJET ETNIKE

REGJIA Jani Zhonga

SKENARI Jani Zhonga

PRODUCENT “MAKU” sh.p.k.

5. ZEMËRIMI I ERËS

REGJIA Artan Maku

SKENARI Artan Maku

PRODUCENT “MAKU” sh.p.k.

6. MUPPET SHOW

REGJIA Ardit Faja

SKENARI Ledina Rabdishta

PRODUCENT “A.A.” sh.p.k.

7. PRINCI I LUMTUR

REGJIA Bertrand Shijaku

SKENARI Kujtim Gjonaj

PRODUCENT “Bota Shqiptare” sh.p.k.

Këshilli, sipas pikës së parë të rendit të ditës, diskutoi për projektet në prezencë të producentëve dhe autorët kryesorë të realizimit të projekteve. Gjatë kësaj faze, u bë prezantimi i projekteve dhe u shkëmbyen ide për realizimin e projekteve.

Pasi mbaroi prezantimi i projekteve, Këshilli, në prezencë të Kryetarit të QKK dhe Drejtorit të Drejtorisë së Projekteve, diskutuan rreth projekteve.

Më pas, u kalua në procesin e votimit, rezultatet e të cilit janë të pasqyruara në fletët e votimit. Rezultatit të pikëve, iu shtuan edhe pikët shtesë.

Pasi përfundoi vlerësimi me pikë, në konsensus me Kryetarin e QKK-së, pasi u njoh dhe me vlerësimet nga ana financiare të bëra nga Komisioni Financiar, Këshilli i Miratimit të Projekteve

V E N D O S I:

1. Të zgjedhë Kryetar të Këshillit Miratues të Projekteve të filmit të animuar z. Jani DURI.

2. T’i propozojë Kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë të shpallë fitues dhe të financojë këto projekte kinematografike:

I. PUTHJET ETNIKE, Regjia dhe Skenari Jani Zhonga, Producent “MAKU” sh.p.k.

II. GJYQI, Regjia Shaqir Veseli, Skenari Gjergj Xhuvani, Producent “Projekt SXHJ” sh.p.k.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

KËSHILLI MIRATUES I PROJEKTEVE

Jani DURI, Kryetar

Valter FILE, Anëtar

Leonard DORRI, Anëtar

Agron MESI, Anëtar

Atalanta PASKO, Anëtare