Facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedinmailFacebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedinmail

V E N D I M, Datë 7.12.2015

Në zbatim të nenit 9, paragrafi i parë i ligjit nr. 8096, datë 29.04.1996, “Për Kinematografinë”, i ndryshuar, nenit 6 të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 602, datë 21.08.2003, “Për miratimin e statutit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë”, përcaktimeve të bëra në Rregulloren e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Këshilli Miratues i Projekteve, u mblodh sot, më datë 7.12.2015, për të shqyrtuar projektet për filmat artistikë me metrazh të gjatë, të paraqitur në konkurim deri në datën 30 Shtator 2015. Komisioni i Shqyrtimit Paraprak të Projekteve kualifikoi për konkurim këto projekte:

  1. Filma artistikë me metrazh të shkurtër:
  1. “Ata”, skenari Emiljo LEKA, Anis LEKA, regjia Emiljo LEKA, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Albasky Film”.
  2. “Blu”, skenari dhe regjia Edmond MANDRO, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Grishaj Film Production.”
  3. “Contromano”, skenari dhe regjia Andamion MURATAJ, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Lissus Media”.
  4. “Jetë përballë”, skenari dhe regjia Viron ROBOCI, paraqitur nga shtëpia kinematografike “d’ART”.
  5. “Motër e vëlla”, skenari Vladimir PRIFTI, regjia Irdit KASO, paraqitur nga shtëpia kinematografike “EuroFilm”
  6. “Një histori dashurie”, skenari dhe regjia Ylljet ALIÇKA, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Kinostudio Dardan”.
  7. “Online”, skenari Ermir NIKA, regjia Besnik BISHA, paraqitur nga shtëpia kinematografike “A.A.”.
  8. “Rënia”, skenari dhe regjia Belina JANO, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Animated Society”.
  9. “Thesari”, skenari dhe regjia Geris FILIPI, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Teatër TV Studio”.
  1. Filma dokumentarë:
  1. “Dritë”, skenari dhe regjia Yllka GJOLLESHA, paraqitur nga shtëpia kinematografike “A. Daja”.
  2. “Ngjarje pa lëvizje (Teatri ne Flakë)”, skenari dhe regjia Ervin ÇOBA, paraqitur nga shtëpia kinematografike “ALBASKY Film”.
  3. “Koha e palikulës”, skenari Natasha LAKO, Mevlan SHANAJ dhe regjia Mevlan SHANAJ, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Zig-Zag”.
  4. “Lamtumirë bunkerëve të Hoxhës”, skenari dhe regjia Algert SKËNDERI, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Nostalgia Film”.
  5. “Të burgosur pa burg”, skenari Ardita BALAJ, regjia Verjana ABAZAJ, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Filter Film”.
  6. “Fuqia e sportit”, skenari Tan KAZAZI, Fabio BEGA, Ajola DAJA, regjia Tan KAZAZI, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Black Box”.
  7. “Epos”, skenari Shaban SINANI, regjia Ylli PEPO, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Grishaj Film Production”.
  8. “Kërcim mbi re”, skenari Naomi UMAN, Iris ELEZI, regjia Naomi UMAN, paraqitur nga shtëpia kinematografike “I’s Continuum”.
  9. “Oxhaqe të shuara”, skenari Enver KUSHI, regjia Donika MUÇI, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Action Production”.
  10. “Piro Mani, emblema e teatrit”, skenari Bashkim KOZELI, regjia Pëllumb DERVISHI, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Cinemania”.
  11. “Saga e Dinejve”, skenari Luan RAMA, Enver KUSHI, regjia Kujtim GJONAJ, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Bota Shqiptare”.

III. Filma të animuar:

  1. “Bonboni Pelivoni”, skenari Arben SHAKA, regjia Rikarda NOVA, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Cinemania”.
  2. “Kaini”, skenari dhe regjia Shaqir VESELI, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Pika Pro”.
  3. “Këngë e pandërprerë dashurie”, skenari Petrit RUKA, regjia Ergys FAJA, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Projekt SXHJ”.
  4. “Një histori”, skenari Eridon PASHAJ, regjia Albana SHOSHI, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Projekt SXHJ”.
  5. “Qeni i pangopur”, skenari Kosta ZHONGA, regjia Jani ZHONGA, Kosta ZHONGA, paraqitur nga shtëpia kinematografike “MadiArt”.
  6. “Ritual në errësirë”, skenari dhe regjia Elton VOGLI, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Creative Box”.

Sipas parashikimit të bërë në rendin e ditës, autorët dhe producentët prezantuan projektet e tyre. Më pas KMP diskutoi për projektet. Pas kryerjes së procedurës së votimit, bazuar edhe në vlerësimet teknike të bëra nga Komisioni Financiar, Këshilli i Miratimit të Projekteve me shumicë votash

V E N D O S I:

  1. T’i propozojë Kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë financimin e projekteve kinematografike për filma artistikë me metrazh të shkurtër si më poshtë:
  1. “Ata”, skenari Emiljo LEKA, Anis LEKA, regjia Emiljo LEKA, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Albasky Film”.  
  2. “Motër e vëlla”, skenari Vladimir PRIFTI, regjia Irdit KASO, paraqitur nga shtëpia kinematografike “EuroFilm”.  
  3. “Një histori dashurie”, skenari dhe regjia Ylljet ALIÇKA, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Kinostudio Dardan”.
  1. T’i propozojë Kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë financimin e projekteve kinematografike për filma dokumentarë si më poshtë:
  1. “Dritë”, skenari dhe regjia Yllka GJOLLESHA, paraqitur nga shtëpia kinematografike “A. Daja”.  
  2. “Kërcim mbi re”, skenari Naomi UMAN, Iris ELEZI, regjia Naomi UMAN, paraqitur nga shtëpia kinematografike “I’s Continuum”.  
  3. “Ngjarje pa lëvizje (Teatri në Flakë)”, skenari dhe regjia Ervin ÇOBA, paraqitur nga shtëpia kinematografike “ALBASKY Film”.  
  4. “Koha e pelikulës”, skenari Natasha LAKO, Mevlan SHANAJ dhe regjia Mevlan SHANAJ, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Zig-Zag”.  
  5. “Oxhaqe të shuara”, skenari Enver KUSHI, regjia Donika MUÇI, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Action Production”.  
  6. “Saga e Dinejve”, skenari Luan RAMA, Enver KUSHI, regjia Kujtim GJONAJ, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Bota Shqiptare”.

III. T’i propozojë Kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë financimin e projekteve kinematografike për filma të animuar si më poshtë:

  1. “Kaini”, skenari dhe regjia Shaqir VESELI, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Pika Pro”.  
  2. “Ritual në errësirë”, skenari dhe regjia Elton VOGLI, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Creative Box”.  
  3. “Bonboni Pelivoni”, skenari Arben SHAKA, regjia Rikarda NOVA, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Cinemania”.  
  4. “Një histori”, skenari Eridon PASHAJ, regjia Albana SHOSHI, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Projekt SXHJ”.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


 

Vendim i KMP-së, dt. 24.11.2014

Këshilli i Miratimit të Projekteve u mblodh sot, më datë 24.11.2014, në mbledhjen me këtë rend dite:

1. Shqyrtimi i projekteve kinematografike për filma artistikë me metrazh të shkurtër.
2. Shqyrtimi i projekteve kinematografike për filma të animuar.

Janë kualifikuar për konkurim:

I. Filma artiskë me metrazh të shkurtër:

1. “Ana”, skenari Neritan MUSKAJ, regjia Gledis BICAJ, shtëpia kinematografike “A.A.”.
2. “Hape derën”, skenari dhe regjia Taulant ZHARI, shtëpia kinematografike “A.A.”.
3. “Buon Apetite”, skenari dhe regjia Erenik BEQIRI, shtëpia kinematografike “Anima Pictures”.
4. “Happy hours”, skenari dhe regjia Dhimitër ISMAILAJ, shtëpia kinematografike “B&G Film Production”.
5. “Ana”, skenari dhe regjia Ajola DAJA, shtëpia kinematografike “Bunker Film+”.
6. “Klasik”, skenari dhe regjia Denald GREPCKA, shtëpia kinematografike “Cover Media Agency”.
7. “Skuadra”, skenari dhe regjia Vivian RAMA, shtëpia kinematografike “ErëFilm”.
8. “Keno”, skenari Vladimir PRIFTI, regjia Ergys PEQINI, shtëpia kinematografike “Euro Film”.
9. “Ëndrra e një të vdekuri”, skenari Armando BORA, regjia Irvin MUÇAJ, shtëpia kinematografike “Grishaj Film Production”.
10. “Misteri i vilës buzë detit”, skenari dhe regjia Zhejniva GARO, shtëpia kinematografike “Grishaj Film Production”.
11. “Askushi”, skenari Tomas Logoreci, Florent Papas, regjia Florent Papas, shtëpia kinematografike “I’s Continuum”.
12. “Pa tru është qielli”, skenari dhe regjia Odeta Çunaj, shtëpia kinematografike “O Film”.
13. “Kukullat”, skenari dhe regjia Elkjana Gjipali, shtëpia kinematografike “Kinostudio Dardan”.
14. “Mbas të 50-ve”, skenari dhe regjia Florenc Cani, shtëpia kinematografike “Teatër TV Studio”.
15. “Përralla e babagjyshit”, skenari dhe regjia Jonid JORGJI, shtëpia kinematografike “Teatër TV Studio”.

Pas kryerjes së procedurës së votimit, bazuar në ekspertizën financiare të Komisionit Financiar, Këshilli i Miratimit të Projekteve

V E N D O S I:

I. T’i propozojë Kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë financimin e këtyre projekteve:

– Filma artistikë me metrazh të shkurtër:

1. “Pa tru është qielli”, skenari dhe regjia Odeta Çunaj, shtëpia kinematografike “O Film”. 
2. “Kukullat”, skenari dhe regjia Elkjana Gjipali, shtëpia kinematografike “Kinostudio Dardan”. 
3. “Ana”, skenari dhe regjia Ajola DAJA, shtëpia kinematografike “Bunker Film+”.
4. “Keno”, skenari Vladimir PRIFTI, regjia Ergys PEQINI, shtëpia kinematografike “Euro Film”.  

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 


 

V E N D I M i KMP, datë 07.06.2012

Në zbatim të nenit 9, paragrafi i parë i ligjit nr. 8096, datë 29.04.1996, “Për Kinematografinë”, i ndryshuar, nenit 6 të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 602, datë 21.08.2003, “Për miratimin e statutit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë”, si dhe “Rregullores së Brendshme të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë”, Këshilli Miratues i Projekteve, i përbërë nga:

· Elvira DIAMANTI, Kryetare

· Bashkim HOXHA, Anëtar

· Ergys FAJA, Anëtar

· Esat IBRO, Anëtar

· Nasi LERA, Anëtar

· Skerdi MAHMUTAJ, Anëtar

· Ylli PEPO, Anëtar

u mblodh sot, më datë 07.06.2012, për të vlerësuar projektet e filmave artistikë me metrazh të shkurtër, të cilët kaluan fazën e parë të kualifikimit në mbledhjen e datës 28.05.2012. Janë kualifikuar për konkurim të mëtejshëm këto projekte:

1. “PARKING”, skenari Renato KALEMI, regjia Klajd PAPADHIMITRI, producent “Papadhimitri Film Production”.

2. “SIMON”, skenari dhe regjia Xhoslin RAMA, producent “ERËFILM”.

3. “NDJENJA INFORMALE”, skenari dhe regjia Lorena BECI, producent “Onfilm Production”.

4. “PAGUAJ UNË”, skenari Jani DURI, regjia Drini HASA, producent “Idea”.

5. “KËMBËZA”, skenari dhe regjia Kelmend KARUNI, producent “A.A”.

6. “MË NË FUND NË SHTËPI”, skenari dhe regjia Kreshnik SARAÇI, producent Niko TRENI.

7. “ZOGU”, skenari dhe regjia Sokol KERAJ, producent “Bunker Film +”.

8. “VARKAT PO IKIN”, skenari dhe regjia Kled KAPEXHIU, producent “MAKU”.

Pas diskutimit të projekteve nga ana artistike dhe financiare, Këshilli procedoi me votimin e fshehtë. Në zbatim të parashikimeve të bëra në Rregulloren e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, bazuar në vlerësimet e Komisionit Financiar, Këshilli

V E N D O S I:

I. T’i propozojë Kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë financimin e këtyre projekteve, sipas vlerave të përcaktuara nga Komisioni Financiar, (tabela bashkëlidhur):

1. “NDJENJA INFORMALE”, skenari dhe regjia Lorena BECI, producent “Onfilm Production”, i cili është vlerësuar me 92 pikë.

2. “MË NË FUND NË SHTËPI”, skenari dhe regjia Kreshnik SARAÇI, producent Niko TRENI, i cili është vlerësuar me 78 pikë.

3. “PARKING”, skenari Renato KALEMI, regjia Klajd PAPADHIMITRI, producent “Papadhimitri Film Production”, i cili është vlerësuar me 76 pikë.

4. “SIMON”, skenari dhe regjia Xhoslin RAMA, producent “ERËFILM”, i cili është vlerësuar me 70 pikë.

II. Financimi i projekteve të bëhet sipas renditjes me pikë, në varësi të situatës financiare të Qendrës.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

KËSHILLI MIRATUES I PROJEKTEVE

Elvira DIAMANTI, Kryetare

Bashkim HOXHA, Anëtar

Ergys FAJA, Anëtar

Esat IBRO, Anëtar

Nasi LERA, Anëtar

Skerdi MAHMUTAJ, Anëtar

Ylli PEPO, Anëtar


 

V E N D I M i KMP, datë 15.03.2012

Në zbatim të nenit 9, paragrafi i parë i ligjit nr. 8096, datë 29.04.1996, “Për Kinematografinë”, i ndryshuar, nenit 6 të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 602, datë 21.08.2003, “Për miratimin e statutit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë”, si dhe “Rregullores së Brendshme të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë”, Këshilli Miratues i Projekteve të Artistik dhe Filmit Dokumentar, i përbërë nga zotërinjtë:

· Teodor LAÇO

· Esat MUSLIU

· Bujar LAKO

· Durim NEZIRI

· Agron TUFA

u mblodh sot, më datë 15.03.2012, për të shqyrtuar projektet e filmave artistikë me metrazh të shkurtër të paraqitur për konkurim deri në datën 5.03.2012. Komisioni i Shqyrtimit Paraprak të Projekteve ka kualifikuar për shqyrtim në KMP këto projekte:

1. “BUNKERI”, skenari Roland GJOZA, regjia Suela DEMIRAJ, producent “Zig – Zag Film”.

2. “PARKING”, skenari Renato KALEMI, regjia Klajd PAPADHIMITRI, producent “Papadhimitri Film Production”.

3. “DITA ZË FILL”, skenari dhe regjia Gentian KOÇI, producent “ARTALB FILM”.

4. “KA RËNË PËR DASHURI”, skenari dhe regjia Elkjana GJIPALI, producent “Papadhimitri Film Production”.

5. “SIMON”, skenari dhe regjia Xhoslin RAMA, producent “ERËFILM”.

6. “NO FACE”, skenari Bora YLLI, Anis LEKA, regjia Anis LEKA, producent “Bunker Film +”.

7. “NDJENJA INFORMALE”, skenari dhe regjia Lorena BECI, producent “Onfilm Production”.

8. “PAGUAJ UNË”, skenari Jani DURI, regjia Drini HASA, producent “Idea”.

9. “LETRA”, skenari Flori BALLIU, regjia Albi KARAJ, producent “A.A”.

10. “HUMBUR”, skenari dhe regjia Geris FILIPI, producent “B&G Film Pro”.

11. “KËMBËZA”, skenari dhe regjia Kelmend KARUNI, producent “A.A”.

12. “FITIMI KUNDËR FATIT”, skenari dhe regjia Olti HATILLARI, producent “Bota Shqiptare”.

13. “AS SHKRUHET AS LEXOHET”, skenari dhe regjia Bashkim RODONI, producent “AOS FILMS”.

14. “FLORI PËR HEKURUDHËN”, skenari Edi OGA, regjia Redi TRENI, producent Niko TRENI.

15. “MË NË FUND NË SHTËPI”, skenari dhe regjia Kreshnik SARAÇI, producent Niko TRENI.

16. “ZOGU”, skenari dhe regjia Sokol KERAJ, producent “Bunker Film +”.

17. “VARKAT PO IKIN”, skenari dhe regjia Kled KAPEXHIU, producent “MAKU”.

Këshilli diskutoi për projektet e paraqitura. Lidhur me vlerësimin me pikë, në zbatim të parashikimit të bërë në Rregulloren e QKK, Kapitulli VI, pika 3, u vendos që pikët maksimale që mund të marrë një projekt të jenë 20. Pas përfundimit të vlerësimit me pikë, Këshilli përpiloi pikët e mbledhura nga secili projekt dhe nënshkroi tabelën përmbledhëse me totalin e pikëve të të gjithë projekteve. Në përfundim, Këshilli

V E N D O S I:

T’i propozojë Kryetarit të Qendrës financimin e këtyre projekteve kinematografike:

1. “KËMBËZA”, skenari dhe regjia Kelmend KARUNI, producent “A.A”, i vlerësuar me 72 pikë. Vlera e financimit të jetë në masën 1 529 000 (njëmilionëepesëqindenjëzetëenëntëmijë) Lekë.

2. “BUNKERI”, skenari Roland GJOZA, regjia Suela DEMIRAJ, producent “Zig – Zag Film”, i vlerësuar me 60 pikë. Vlera e financimit të jetë në masën 1 922 000 (njëmilionëenëntëqindenjëzetëedymijë) Lekë.

3. “SIMON”, skenari dhe regjia Xhoslin RAMA, producent “ERËFILM”, i vlerësuar me 60 pikë. Vlera e financimit të jetë në masën 1 983 000 (njëmilionëenëntëqindetetëdhjetëetremijë) Lekë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

KËSHILLI MIRATUES I PROJEKTEVE TË FILMIT ARTISTIK DHE DOKUMENTAR

Teodor LAÇO, Kryetar

Esat MUSLIU, Anëtar

Bujar LAKO, Anëtar

Agron TUFA, Anëtar

Durim NEZIRI, Anëtar


 

V E N D I M I KMP, datë 04.04.2011

Në zbatim të nenit 9, paragrafi i parë i ligjit nr. 8096, datë 29.04.1996, “Për Kinematografinë”, i ndryshuar, nenit 6 të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 602, datë 21.08.2003, “Për miratimin e statutit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë”, si dhe “Rregullores së Brendshme të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë”, Këshilli Miratues i Projekteve të Artistik dhe Filmit Dokumentar, i përbërë nga zotërinjtë:

  • Teodor LAÇO
  • Esat MUSLIU
  • Bujar LAKO
  • Durim NEZIRI
  • Agron TUFA

u mblodh sot, më datë 04.04.2011, për shqyrtimin e projekteve të filmit artistik me metrazh të shkurtër të paraqitur për konkurim deri në datën 15 Mars 2011. Janë përzgjedhur për t’u shqyrtuar nga KMP këto projekte:

  1. “NERONI NÊ BUNKER”, regjia Suela Demiri, skenari Roland Gjoza, Producent “Grishaj Film Production” sh.p.k.
  2. “SHOFERI”, regjia Ilir Harxhi, skenari Pëllumb Kulla, Producent “Idea” sh.p.k.
  3. “FLUTURIMI I LEJLEKËVE”, regjia dhe skenari Geris Filipi, Producent “B&G Film Pro” sh.p.k.
  4. “PËR EVËN”, regjia dhe skenari Erenik Beqiri, Producent “Geo Consulting” sh.p.k.
  5. “LEGJENDA E KRISHTLINDJEVE”, regjia dhe skenari Jonid Jorgji, Producent “Pro Production” sh.p.k.
  6. “KUMARXHIU”, regjia dhe skenari Erion Kame, Producent “Nilor Film”.
  7. “I PAPËRFUNDUAR”, regjia dhe skenari Genc Permeti, Producent “SKA-NDAL” sh.p.k.
  8. “MOS U KTHE …”, regjia Klajd Papadhimitri, skenari Flori Balliu, Producent “Papadhimitri Film Production” sh.p.k.
  9. “NEKROBULEVARD”, regjia Ermela Teli, skenari Ergys Meta Ermela Teli, Producent “Projekt- SXHJ” sh.p.k.
  10. “FUNDJAVË”, regjia Ergys Lubonja, skenari Pushkin Lubonja, Producent “Bota Shqiptare” sh.p.k.
  11. “PËRPARA SE TË BJERË NATA”, regjia Elvis Lule, skenari Gentian Sela, Producent “Charl’s Pictures” sh.p.k.
  12. “XIXËLLONJA, Zjarri fluturues”, regjia dhe skenari Anola & Armando Lulaj, Producent “DebatitikCenter Production” sh.p.k.

Këshilli mori në shqyrtim projektet e paraqitura, diskutoi gjatë rreth tyre dhe

…. në mënyrë unanime Këshilli i Miratimit të Projekteve

V E N D O S I:

Të mos miratojë financimin e asnjë prej projekteve për film artistik me metrazh të shkurtër të paraqitur në këtë sesion konkurimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

KËSHILLI MIRATUES I PROJEKTEVE TË FILMIT ARTISTIK DHE DOKUMENTAR

Teodor LAÇO, Kryetar

Esat MUSLIU, Anëtar

Bujar LAKO, Anëtar

Agron TUFA, Anëtar

Durim NEZIRI, Anëtar