Facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedinmailFacebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedinmail

kmp dokumentar V E N D I M i KMP, datë 10.05.2011

Në zbatim të nenit 9, paragrafi i parë i ligjit nr. 8096, datë 29.04.1996, “Për Kinematografinë”, i ndryshuar, nenit 6 të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 602, datë 21.08.2003, “Për miratimin e statutit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë”, si dhe “Rregullores së Brendshme të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë”, Këshilli Miratues i Projekteve të Artistik dhe Filmit Dokumentar, i përbërë nga zotërinjtë:

  • Teodor LAÇO
  • Esat MUSLIU
  • Bujar LAKO
  • Durim NEZIRI

u mblodh sot, më datë 10.05.2011, për shqyrtimin e projekteve të filmave dokumentarë. Janë kualifikuar për konkurim këto projekte për filma dokumentarë:

  1. “MISIONARË TË KULTURËS DHE PAVARËSISË”, regjia Mark Topollaj, skenari Ndue Dedaj, Producent “”Idromeno”,
  2. “AT ZEF VALENTINI DHE SHQIPËRIA”, regjia Mark Topollaj, skenari Ndriçim Kulla, Producent “”Idromeno”,
  3. “DEMOKRACIA PËRBALLË DIKTATURËS”, regjia Saimir Kumbaro, skenari Uran Butka, Producent “Papadhimitri Film Production” sh.p.k.
  4. “MARKO BOÇARI”, regjia Donika Muçi, skenari Luan Rama, Producent “Teatër Tv Studio” sh.p.k.,
  5. “HASAN TAHSINI – DETI I DITURIVE”, regjia Kujtim Gjonaj, skenari Enver Kushi, Producent “Cinemania”,
  6. “EPOS”, regjia Ylli Pepo, skenari Shaban Sinani, Producent “Grishaj Film Production” sh.p.k.,
  7. “GJURMËSH TË NXEHTA TË EDITH DURHAMIT”, regjia Stefan Çapaliku, skenari Geron Kamberi, Stefan Çapaliku, Producent “SKA-NDAL” sh.p.k.,
  8. “FEMRA NË OBJEKTIV”, regjia dhe skenari Elkjana Gjipali, Producent “Pro – Production” sh.p.k.,
  9. “SA KAM SHPRESË, KAM JETË”, regjia dhe skenari Esat Teliti, Producent “Nilor Film”,
  10. “NË HAPËSIRAT E NJË JETE”, regjia Kujtim Gjonaj, skenari Vllasova Musta, Producent “Bota Shqiptare” sh.p.k.,
  11. “PIRO MANI, EMBLEMA E TEATRIT”, regjia Pëllumb Dervishi, skenari Bashkim Kozeli, Producent “Cinemania”.

Pasi diskutoi rreth projekteve të paraqitura dhe vlerësimit të anës financiare të projekteve të bëra nga Komisioni Financiar që funksionon pranë Qendrës, Këshilli i Miratimit të Projekteve,

V E N D O S I:

I. T’i propozojë Kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë financimin e projekteve kinematografikë:

  1. “AT ZEF VALENTINI DHE SHQIPËRIA”, regjia Mark Topollaj, skenari Ndriçim Kulla, Producent “”Idromeno”.
  2. “DEMOKRACIA PËRBALLË DIKTATURËS”, regjia Saimir Kumbaro, skenari Uran Butka, Producent “Papadhimitri Film Production” sh.p.k.
  3. “MARKO BOÇARI”, regjia Donika Muçi, skenari Luan Rama, Producent “Teatër Tv Studio” sh.p.k.
  4. “HASAN TAHSINI – DETI I DITURIVE”, regjia Kujtim Gjonaj, skenari Enver Kushi, Producent “Cinemania”.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

KËSHILLI MIRATUES I PROJEKTEVE TË FILMIT ARTISTIK DHE DOKUMENTAR

Teodor LAÇO, Kryetar

Esat MUSLIU, Anëtar

Bujar LAKO, Anëtar

Durim NEZIRI, Anëtar


 

V E N D I M i KMP, datë 04.03.2011

Në zbatim të nenit 9, paragrafi i parë i ligjit nr. 8096, datë 29.04.1996, “Për Kinematografinë”, i ndryshuar, nenit 6 të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 602, datë 21.08.2003, “Për miratimin e statutit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë”, si dhe “Rregullores së Brendshme të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë”, Këshilli Miratues i Projekteve të filmit artistik dhe dokumentar, i përbërë nga zotërinjtë:

  • Teodor LAÇO
  • Esat MUSLIU
  • Bujar LAKO
  • Durim NEZIRI
  • Agron TUFA

u mblodh sot, më datë 04.03.2011, për shqyrtimin e projekteve të filmave dokumentarë tematikë, të miratuar në parim në mbledhjen e datës 26.01.2011. Në vijim të detyrave të lëna nga KMP në mbledhjen e datës 26.01.2011, produksionet paraqitën të plotë projektet për filmat dokumentarë tematikë si më poshtë:

  1. “Skënderbeu”, pjesa I, Skenari dhe Regjia Vladimir PRIFTI, Producent “Euro FILM” sh.p.k..
  2. “Udhëzime për kapërcimin e detit”, Skenari Roland SEJKO, Blendi FEVZIU, Regjia Roland SEJKO, Producent “Propaganda” sh.p.k..
  3. “Vëllezërit MANAKI”, Skenari dhe Regjia Petrit Ruka, Producent “Grishaj Film Production” sh.p.k..

Pasi diskutoi rreth projekteve të paraqitura dhe rivlerësimit të anës financiare të projekteve të bëra nga Komisioni Financiar që funksionon pranë Qendrës, Këshilli i Miratimit të Projekteve

V E N D O S I:

I. T’i propozojë Kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë financimin e projekteve kinematografikë:

  1. “Skënderbeu”, pjesa I, Skenari dhe Regjia Vladimir PRIFTI, Producent “Euro FILM” sh.p.k..
  2. “Udhëzime për kapërcimin e detit”, Skenari Roland SEJKO, Blendi FEVZIU, Regjia Roland SEJKO, Producent “Propaganda” sh.p.k..
  3. “Vëllezërit MANAKI”, Skenari dhe Regjia Petrit Ruka, Producent “Grishaj Film Production” sh.p.k..

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

KËSHILLI MIRATUES I PROJEKTEVE TË FILMIT ARTISTIK DHE DOKUMENTAR

Teodor LAÇO, Kryetar

Esat MUSLIU, Anëtar

Bujar LAKO, Anëtar

Agron TUFA, Anëtar

Durim NEZIRI, Anëtar