Facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedinmailFacebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedinmail

V E N D I M, datë 24.11.2015

Në zbatim të nenit 9, paragrafi i parë i ligjit nr. 8096, datë 29.04.1996, “Për Kinematografinë”, i ndryshuar, nenit 6 të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 602, datë 21.08.2003, “Për miratimin e statutit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë”, përcaktimeve të bëra në Rregulloren e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Këshilli Miratues i Projekteve, i përbërë nga zotërinjtë:

  • Z. Dritan HUQI, Kryetar
  • Z. Artur DAUTI, Anëtar
  • Z. Dionis PAPADHIMITRI, Anëtar
  • Z. Elvis HOXHA, Anëtar
  • Z. Fatos BAXHAKU, Anëtar
  • Z. Stefan ÇAPALIKU, Anëtar
  • Z. Ndriçim XHEPA, Anëtar

u mblodhën sot, më datë 24.11.2015, për të shqyrtuar projektet për filmat artistikë me metrazh të gjatë, të paraqitur në konkurim deri në datën 30 Shtator 2015.

Komisioni i Shqyrtimit Paraprak të Projekteve kualifikoi për konkurim këto projekte:

  1. “Streha mes reve”, skenari dhe regjia Robert BUDINA, producent shtëpia kinematografike “Era Film”.
  2. “Porterti i pambaruar i Klara Belinit”, skenari Ruzhdi PULAHA, regjia Namik AJAZI, producent shtëpia kinematografike “MEDIAVISION”.
  3. “Elvis kthehet në shtëpi”, skenari Jonathan Hary PREECE, Fatmir KOÇI,  regjia Fatmir KOÇI, producent shtëpia kinematografike “KKoçi Production”.
  4. “Damari”, skenari Elca DEMAJ, Bujar ALIMANI, regjia Bujar ALIMANI, producent shtëpia kinematografike “‘90 Production”.
  5. “Dashuri në kohën e komunizmit”, skenari Besa Myftiu, regjia Spartak PECANI, producent shtëpia kinematografike “Eclipse SA”.
  6. “Delegacioni”, skenari dhe regjia Artan MINAROLLI, producent shtëpia kinematografike “ART-FILM”.  
  7. “Një kohë pa dashuri”, skenari dhe regjia Kristaq MITRO, producent shtëpia kinematografike “MW Plan”.
  8. “Takohemi në qiell”, skenari dhe regjia Besnik BISHA, producent shtëpia kinematografike “B&G Film Production”.
  9. “Vectra nga Kotbusi”, skenari Piro Milkani, regjia Piro Milkani dhe Eno Milkani, producent shtëpia kinematografike “Bunker Film+”.

Sipas parashikimit të bërë në rendin e ditës, autorët dhe producentët prezantuan projektet e tyre. Më pas KMP diskutoi për projektet. Pas kryerjes së procedurës së votimit, bazuar edhe në vlerësimet teknike të bëra nga Komisioni Financiar, Këshilli i Miratimit të Projekteve me shumicë votash

V E N D O S I:

T’i propozojë Kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë financimin e projekteve kinematografike për film artistik me metrazh të gjatë si më poshtë:

  1. “Elvis kthehet në shtëpi”, skenari Jonathan Hary PREECE, Fatmir KOÇI,  regjia Fatmir KOÇI, producent shtëpia kinematografike “KKoçi Production”.  
  2. “Delegacioni”, skenari dhe regjia Artan MINAROLLI, producent shtëpia kinematografike “ART-FILM”.  
  3. “Damari”, skenari Elca DEMAJ, Bujar ALIMANI, regjia Bujar ALIMANI, producent shtëpia kinematografike “‘90 Production”.  
  4. “Streha mes reve”, skenari dhe regjia Robert BUDINA, producent shtëpia kinematografike “Era Film”.  

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

KËSHILLI MIRATUES I PROJEKTEVE

Dritan Huqi, Kryetar 

Artur Dauti, Anëtar

Elvis HOXHA, Anëtar

Dionis PAPADHIMITRI, Anëtar

Fatos BAXHAKU, Anëtar

Ndriçim XHEPA, Anëtar

Stefan ÇAPALIKU, Anëtar


 

Vendim i KMP-së dt, 18.06.2015

Në zbatim të nenit 9, paragrafi i parë i ligjit nr. 8096, datë 29.04.1996, “Për Kinematografinë”, i ndryshuar, nenit 6 të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 602, datë 21.08.2003, “Për miratimin e statutit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë”, përcaktimeve të bëra në regulloren e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Këshilli Miratues i Projekteve, i përbërë nga zotërinjtë:

 Z. Dritan HUQI, Kryetar

 Z. Artur DAUTI, Anëtar

 Z. Bashkim HOXHA, Anëtar

 Z. Dionis PAPADHIMITRI, Anëtar

 Z. Fatos BAXHAKU, Anëtar

 Z. Ndriçim XHEPA, Anëtar

 Z. Stefan ÇAPALIKU, Anëtar

u mblodhën sot, më datë 18.06.2015, për të shqyrtuar projektet kinematografike për filma artistikë me metrazh të gjatë, si dhe projektet e paraqitura nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë.

Komisioni i Shqyrtimit Paraprak të Projekteve, ka kualifikuar për konkurim projektet:

1. “Damari”, skenari Elsa DEMO, Bujar ALIMANI, regjia Bujar ALIMANI, paraqitur nga shtëpia kinematografike “90 Production” sh.p.k.

2. “Elvis kthehet në shtëpi”, skenari Jonatan PREECE, Fatmir KOÇI, regjia Fatmir KOÇI, paraqitur nga shtëpia kinematografike “KKoçi Production” sh.p.k.

3. “Pashkë në Xhami”, skenari Bashkim Kozeli, regjia Ylli PEPO, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Grishaj Film Production” sh.p.k.

4. “Streha mes reve”, skenari dhe regjia Robert BUDINA, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Era Film” sh.p.k.

Gjithashtu, janë paraqitur të zhvilluar projektet për film artistik me metrazh të gjatë, të kualifikuar si fitues të zhvillimit të projektit në mbledhjen e datës 15.09.2014, si më poshtë:

1. “Kutia”, skenari dhe regjia Artan MINAROLLI, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Art Film” sh.p.k.

2. “Një kohë pa dashuri”, skenari dhe regjia Kristaq MITRO, bazuar mbi motivet e romanit “Kukullat nuk kanë atdhe”, me autore F. AÇKA, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Albasky Film” sh.p.k.

Sipas përcaktimit të bërë në rendin e ditës, producentët dhe autorët e projekteve në konkurim prezantuan projektet e tyre. Më pas KMP, diskutoi për projektet. Në përfundim Këshilli i Miratimit të Projekteve

V E N D O S I:

1. Të kualifikojë për zhvillim projekti (pa financim) këto projekte:

– “Damari”, skenari Elsa DEMO, Bujar ALIMANI, regjia Bujar ALIMANI, paraqitur nga shtëpia kinematografike “90 Production” sh.p.k.

– “Elvis kthehet në shtëpi”, skenari Jonatan PREECE, Fatmir KOÇI, regjia Fatmir KOÇI, paraqitur nga shtëpia kinematografike “KKoçi Production” sh.p.k.

– “Streha mes reve”, skenari dhe regjia Robert BUDINA, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Era Film” sh.p.k.

2. Projektet e kualifikuara, pasi të zhvillohen nga ana e skenarit dhe produksionit, të depozitohen në QKK jo më vonë se data 30 Shtator 2015.

3. T’i propozojë Kryetarit të QKK financimin e projekteve të paraqitura nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë:

 Projekti “Pjesëmarrja në edicionin e 37-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Moskë- 19-26 Qershor 2015”.

 Projekti “Pjesëmarrja në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Karlovy Vari-3-11 Korrik 2015”.

 Projekti “1-vjetori i Creative Europe-Itali”, i cili do të zhvillohet në Bari, në datën 7 Korrik 2015.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

KËSHILLI MIRATUES I PROJEKTEVE

Dritan Huqi, Kryetar 

Artur Dauti, Anëtar 

Bashkim HOXHA, Anëtar

Dionis PAPADHIMITRI, Anëtar

Fatos BAXHAKU, Anëtar

Ndriçim XHEPA, Anëtar 

Stefan ÇAPALIKU, Anëtar


 

Vendim i KMP-së, dt. 12.11.2014

KËSHILLI MIRATUES I PROJEKTEVE u mblodh sot, më datë 12.11.2014, në takimin me këtë rend dite:

1. Shqyrtimi i projekteve kinematografike për filma artistikë me metrazh të gjatë vepër e parë, të paraqitur në konkurim deri në datën 3 Shtator 2014.

2. Shqyrtimi i projektit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë: “Pavioni i Filmit Shqiptar në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Berlin- 2015”.

3. Shqyrtimi i projektit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë: “Shooting Star- 2015”, (Program i Europian Film Promotion).

Pas kryerjes së procedurës së votimit, bazuar në ekspertizën e bërë nga Komisioni Financiar, si dhe Vendimit të Kryetarit të QKK nr. 415 Prot., datë 12.11.2014, “Për përcaktimin e masës së financimit të projekteve për filma artistikë metrazh i gjatë – vepër e parë, në konkurimin e datës 12.11.2014”, Këshilli i Miratimit të Projekteve

V E N D O S I:

  1. T’i propozojë Kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë financimin e këtyre projekteve:
  1. “Dita zë fill”, skenari dhe regjia Gentian Koçi, shtëpia kinematografike “Art Alb Film”.
  2. “Bunker”, skenari dhe regjia Kastriot Hasa, producent “Kast Hasa”.
  3. “Pranverë e paharruar në fshatin e harruar”, skenari Kushtrim Bekteshi, Agron Domi, regjia Kushtrim Bekteshi, shtëpia kinematografike “Ska-Ndal”.
  1. T’i propozojë Kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë financimin për zhvillim të këtyre projekteve:
  1. “Legjenda e bastunit”, skenari Mihal Rama, Xhosli Rama, regjia Xhosli Rama, shtëpia kinematografike “Erë Film”.
  2. “Cirku Fluturues”, skenari dhe regjia Fatos Berisha, shtëpia kinematografike “B2 AGENCY”.

III. Projektet e financuara për zhvillim, do të paraqiten në Qendrën Kombëtare të Kinematografisë për shqyrtim nga KMP, jo më vonë se data 30 Qershor 2015.

IV. T’i propozojë Kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë financimin e projektit “Pavioni i Filmit Shqiptar në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Berlin- 2015”.

V. T’i propozojë Kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë financimin e projektit “Shooting Star – 2015”, (Program i Europian Film Promotion).

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


 

Vendim i KMP-së, dt.15.10.2014

Këshilli i Miratimit të Projekteve, në mbledhjen e tij të datës 15.10.2014, shqyrtoi projektet për filma artistikë me metrazh të gjatë.

Pas kryerjes së procedurës së votimit, Këshilli i Miratimit të Projekteve, vendosi të shpallë fitues këto projekte:

1. “Gold”, skenari dhe regjia Bujar ALIMANI, producent “‘90 Production”.  
2. “Ndërkombëtarët”, skenari Ylljet ALIÇKA, regjia Pluton VASI, Ervin KOTORRI, shtëpia kinematografike “Art Film P&D”.  
3. “Të thyer”, skenari dhe regjia Edmond BUDINA, shtëpia kinematografike “AB Film”.  
4. “Në anën tjetër të detit”, skenari Pierre MAILLARD, Spartak PECANI, regjia Pierre MAILLARD, shtëpia kinematografike “Eclipse S.A. Film Production”.  

– Gjithashtu, u miratua financimi për zhvillim të këtyre projekteve:
 
1. “Një kohë pa dashuri”, skenari dhe regjia Kristaq MITRO, shtëpia kinematografike “ALBASKY”.  
2. “Kutia”, skenari dhe regjia Artan MINAROLLI, shtëpia kinematografike “Bunker Film”.  

– Projektet e financuara për zhvillim, do të paraqiten në Qendrën Kombëtare të Kinematografisë për shqyrtim nga KMP, jo më vonë se data 30 Qershor 2015.


 

V E N D I M i KMP, datë 22.09.2011

Në zbatim të nenit 9, paragrafi i parë i ligjit nr. 8096, datë 29.04.1996, “Për Kinematografinë”, i ndryshuar, nenit 6 të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 602, datë 21.08.2003, “Për miratimin e statutit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë”, si dhe “Rregullores së Brendshme të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë”, Këshilli Miratues i Projekteve të Artistik dhe Filmit Dokumentar, i përbërë nga zotërinjtë:

· Teodor LAÇO

· Esat MUSLIU

· Bujar LAKO

· Durim NEZIRI

· Agron TUFA

u mblodh sot, më datë 22.09.2011, për shqyrtimin e Vendimit të Kryetarit të QKK-së “Për rikthimin e vendimit të KMP, datë 03.02.2011, “Për shqyrtimin e projekteve për filma artistikë me metrazh të gjatë”. Në arsyet motivuese të rikthimit të vendimit të KMP-së, është shpjeguar që akt ndërmerret për shkak të situatës financiare të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë.

Gjithashtu, u mor në shqyrtim edhe projekti i paraqitur nga Qendra Kombëtare të Kinematografisë “Pjesëmarrja në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Prishtinë, Pri Film Fest 2011”.

Pasi u diskutua lidhur me sa argumentohet nga Kryetari i QKK-së, Këshilli Miratues i Projekteve, kërkoi shpjegim lidhur me ecurinë e deritanishme të projekteve. Administrata e Qendrës relatoi se asnjë nga produksionet nuk ka paraqitur montazh real të projektit, përfshi edhe kontrata bashkëprodhimi.

Për sa më sipër, KMP në mënyrë unanime

V E N D O S I:

I. Të lërë në fuqi vendimin e tij të datës 03.02.2011, “Për shqyrtimin e projekteve për filma artistikë me metrazh të gjatë”.

II. Të miratojë financimin e projektit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë “Pjesëmarrja në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Prishtinë, PriFilmFest 2011”.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

KËSHILLI MIRATUES I PROJEKTEVE TË FILMIT ARTISTIK DHE DOKUMENTAR

Teodor LAÇO, Kryetar

Esat MUSLIU, Anëtar

Bujar LAKO, Anëtar

Agron TUFA, Anëtar

Durim NEZIRI, Anëtar


 

V E N D I M I KMP, datë 03.02.2011

Në zbatim të nenit 9, paragrafi i parë i ligjit nr. 8096, datë 29.04.1996, “Për Kinematografinë”, i ndryshuar, nenit 6 të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 602, datë 21.08.2003, “Për miratimin e statutit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë”, si dhe “Rregullores së Brendshme të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë”, Këshilli Miratues i Projekteve të Artistik dhe Filmit Dokumentar, i përbërë nga zotërinjtë:

  • Teodor LAÇO
  • Esat MUSLIU
  • Bujar LAKO
  • Durim NEZIRI
  • Agron TUFA

u mblodh sot, më datë 03.02.2011, për shqyrtimin e projekteve të filmit artistik me metrazh të gjatë të klasifikuara për konkurim në mbledhjen e datës 6 Nëntor 2010, të cilët janë:

  1. “ORGJOST”, Skenari Roland ROSHI, Regjia Ylli PEPO, Roland ROSHI, Producent “Grishaj Film Production” shpk.
  2. “ËNGJËJT JANË LARG”, Skenari dhe Regjia Gjergj XHUVANI, Producent “On Film Production” shpk.
  3. “ANGLIA NË ÇATINË TIME”, Skenari dhe Regjia Fatmir KOÇI, Producent “Act Triangle Productions” shpk.
  4. “SORKADHET E TREMBURA, LJUBA”, Skenari Ismail KADARE, Regjia Kirill SEREBRENNIKOV, Producent “ALBIMAGE” shpk.
  5. “REVOLTA”,Skenari dhe Regjia Mark TOPALLAJ, Producent “Idromeno”.

Fillimisht relatoi Kryetari i Qendrës lidhur me ecurinë e produksioneve, detyrë e lënë nga KMP në mbledhjen e mëparshme. Më pas, KMP diskutoi lidhur me mënyrën e vlerësimit me pikë të projekteve, nisur nga fakti që projektet janë në numër të kufizuar, dhe mënyra e votimit të mëparshëm sjell diferencë artificiale për këto projekte, të cilët janë votuar një herë dhe janë përzgjedhur si projektet më kualitative të paraqitura për konkurim. Në përfundim, u miratua propozimi i Kryetarit të KMP, për votimin e projekteve me diferencë 3 pikë për secilin projekt, duke filluar nga 20 pikë.

Më pas, Këshilli diskutoi lidhur me projektet dhe bazuar në materialin e përgatitur nga Komisioni Financiar i QKK, filloi procedurën e votimit…

… Në përfundim, KMP

V E N D O S I:

I. T’i propozojnë Kryetarit të Qendrës financimin e këtyre projekteve:

  1. “ËNGJËJT JANË LARG”, Skenari dhe Regjia Gjergj XHUVANI, Producent “On Film Production” shpk.
  2. “ANGLIA NË ÇATINË TIME”, Skenari dhe Regjia Fatmir KOÇI, Producent “Act Triangle Productions” shpk.
  3. “SORKADHET E TREMBURA, LJUBA”, Skenari Ismail KADARE, Regjia Kirill SEREBRENNIKOV, Producent “ALBIMAGE” shpk.
  4. “REVOLTA”,Skenari dhe Regjia Mark TOPALLAJ, Producent “Idromeno”.

II. Meqenëse buxhetet e akorduara nga Qendra janë më të ulët se ato të viteve paraardhëse, kjo si pasojë e shkurtimit të buxhetit në vitin 2010 dhe 2011, ndërkohë që kostoja reale e prodhimit të një filmi artik të gjatë është rritur, sugjerojmë që në përfundim të xhirimeve të projkteve fituese t’i jepet e drejta producentëve të paraqesin në KMP kërkesë për shtesë buxheti për pasprodhimin e filmit sërish për këto projekte.

III. Projektet të financohen pasi të kenë siguruar montazhin fianciar të projektit dhe të kenë paraqitur në Qendër kontrata bashkëprodhimi reale.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

KËSHILLI MIRATUES I PROJEKTEVE TË FILMIT ARTISTIK DHE DOKUMENTAR

Teodor LAÇO, Kryetar

Esat MUSLIU, Anëtar

Bujar LAKO, Anëtar

Agron TUFA, Anëtar

Durim NEZIRI, Anëtar