Facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedinmailFacebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedinmail

V E N D I M, datë 21.12.2015

Në zbatim të nenit 9, paragrafi i parë i ligjit nr. 8096, datë 29.04.1996, “Për Kinematografinë”, i ndryshuar, nenit 6 të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 602, datë 21.08.2003, “Për miratimin e statutit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë”, përcaktimeve të bëra në Rregulloren e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Këshilli Miratues i Projekteve, i përbërë nga zotërinjtë:

  • Z. Dritan HUQI, Kryetar
  • Z. Artur DAUTI, Anëtar
  • Z. Dionis PAPADHIMITRI, Anëtar
  • Z. Elvis HOXHA, Anëtar
  • Z. Fatos BAXHAKU, Anëtar
  • Z. Stefan ÇAPALIKU, Anëtar
  • Z. Ndriçim XHEPA, Anëtar

u mblodhën sot, më datë 21.12.2015, në takimin me këtë rend dite:

  1. Shqyrtimi i projekteve për filma artistikë me metrazh të gjatë të kategorisë “MINORITY” të paraqitur në konkurim deri në datën 30 Shtator 2015. Komisioni i Shqyrtimit Paraprak të Projekteve kualifikoi për konkurim këto projekte:
  1. “I tretuni”, skenari dhe regjia Arben THAÇI, paraqitur për konkurim nga shtëpia kinematografike “B&G Film Pro”.
  2. “Loja e parave”, skenari dhe regjia Antonio MORABITO, paraqitur për konkurim nga shtëpia kinematografike “SKA-NDAL”.
  3. “Martesa”, skenari Blerta ZEQIRI, Kreshnik BERISHA, regjia Blerta ZEQIRI, paraqitur për konkurim nga shtëpia kinematografike “Bunker Film+”.
  1. Shqyrtimi i kërkesës nr. 754 Prot., datë 18.12.2015, të z. Gledis BICA, për ndryshimin e shtëpisë kinematografike për realizimin e filmit artikstik me metrazh të shkurtër të kategorisë Indipendent “Biseda”.

Sipas parashikimit të bërë në rendin e ditës, autorët dhe producentët prezantuan projektet e tyre. Më pas KMP diskutoi për projektet. Pas kryerjes së procedurës së votimit, bazuar në ekspertizën e Komisionit Financiar, Këshilli i Miratimit të Projekteve me shumicë votash

V E N D O S I:

  1. T’i propozojë Kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë financimin e projekteve kinematografike për film artistik me metrazh të gjatë të kategorisë “MINORITY”, si më poshtë:
  1. “I tretuni”, skenari dhe regjia Arben THAÇI, paraqitur për konkurim nga shtëpia kinematografike “B&G Film Pro”.
  1. “Martesa”, skenari Blerta ZEQIRI, Kreshnik BERISHA, regjia Blerta ZEQIRI, paraqitur për konkurim nga shtëpia kinematografike “Bunker Film+”.
  1. Të miratojë kërkesën e z. Gledis BICA, për ndryshimin e shtëpisë kinematografike për realizimin e filmit artikstik me metrazh të shkurtër të kategorisë Indipendent “Biseda”. Ky projekt do të realizohet nga shtëpia kinematografike “D’Art”.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


 

VE N D I M, datë 13.10.2015

Në zbatim të nenit 9, paragrafi i parë i ligjit nr. 8096, datë 29.04.1996, “Për Kinematografinë”, i ndryshuar, nenit 6 të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 602, datë 21.08.2003, “Për miratimin e statutit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë”, përcaktimeve të bëra në Rregulloren e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Këshilli Miratues i Projekteve, i përbërë nga zotërinjtë:

• Z. Dritan HUQI, Kryetar

• Z. Artur DAUTI, Anëtar

• Z. Dionis PAPADHIMITRI, Anëtar

• Z. Fatos BAXHAKU, Anëtar

• Z. Ndriçim XHEPA, Anëtar

• Z. Stefan ÇAPALIKU, Anëtar

u mblodhën sot, më datë 13.10.2015, për të shqyrtuar këtë rend dite.

– Projektet kinematografike për filma artistikë të metrazhit të gjatë-Vepër e Parë,

– Kërkesën e shtëpisë kinematografike “Era Film” sh.p.k., për mbështetje financiare për filmin “Bota”, përfaqësues i Shqipërisë në garën e filmit më të mirë në gjuhë të huaj- 2016.

Komisioni i Shqyrtimit Paraprak të Projekteve, ka kualifikuar për konkurim këto projekte:

1. “Shtatë ditë”, skenari Genc Përmeti, regjia Erion Bubullima Genc Përmeti, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Ska-Ndal”.

2. “Shtëpia e Portokalleve”, skenari dhe regjia Irvin Muçaj, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Bota Shqiptare”.

3. “Tre luanë në Venecia”, skenari dhe regjia Jonid Jorgji, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Kinostudio Dardan ”.

4. “Burri i shtëpisë”, skenari dhe regjia Andamion Murataj, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Lissus Media”.

5. “Makthi”, skenari dhe regjia Xhovalin Delia, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Delifixart ”.

6. “Pacienti”, skenari Arben Shaka dhe regjia Lulzim Sula, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Teatër Tv Studio”.

7. “Cirku fluturues”, skenari dhe regjia Fatos Berisha, paraqitur nga shtëpia kinematografike “B2 Agency”.

8. “Legjenda e bastunit”, skenari Mihal Rama, Xhosli Rama, regjia Xhosli Rama, paraqitur nga shtëpia kinematografike Erë Film”

Këshilli i Miratimit të Projekteve procedoi me shqyrtimin dhe vlerësimin e projekteve. Bazuar në vlerësimin artistik të projekteve, si dhe në ekspertizën e Komisionit Financiar, Këshilli i Miratimit të Projekteve

V E N D O S I:

I. T’i propozojë Kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë financimin e prodhimit të këtyre projekteve kinematografike:

1. “Legjenda e bastunit”, skenari Mihal Rama, Xhosli Rama, regjia Xhosli Rama, paraqitur nga shtëpia kinematografike Erë Film”.

2. “Cirku fluturues”, skenari dhe regjia Fatos Berisha, paraqitur nga shtëpia kinematografike “B2 Agency”.

3. “Burri i shtëpisë”, skenari dhe regjia Andamion Murataj, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Lissus Media”.

4. “Shtatë ditë”, skenari Genc Përmeti, regjia Erion Bubullima Genc Përmeti, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Ska-Ndal”.

II. T’i propozojë Kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë financimin për zhvillimin e projektit kinematografik:

1. “Tre luanë në Venecia”, skenari dhe regjia Jonid Jorgji, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Kinostudio Dardan”.

III. T’i propozojë Kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë financimin e promocionit të filmit artistik me metrazh të gjatë “Bota”, në konkurimin për filmin më të mirë në gjuhë të huaj- OSCAR 2016, nga European Film Promotion- EFP, në të cilën Qendra Kombëtare e Kinematografisë është anëtare.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

KËSHILLI MIRATUES I PROJEKTEVE

Dritan Huqi, Kryetar

Artur Dauti, Anëtar 

Dionis PAPADHIMITRI, Anëtar

Fatos BAXHAKU, Anëtar

Ndriçim XHEPA, Anëtar

Stefan ÇAPALIKU, Anëtar


 

V E N D I M, datë 22.09.2015

Në zbatim të nenit 9, paragrafi i parë i ligjit nr. 8096, datë 29.04.1996, “Për Kinematografinë”, i ndryshuar, nenit 6 të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 602, datë 21.08.2003, “Për miratimin e statutit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë”, përcaktimeve të bëra në Rregulloren e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Këshilli Miratues i Projekteve, i përbërë nga zotërinjtë:

  • Z. Dritan HUQI, Kryetar
  • Z. Artur DAUTI, Anëtar
  • Z. Dionis PAPADHIMITRI, Anëtar
  • Z. Fatos BAXHAKU, Anëtar
  • Z. Ndriçim XHEPA, Anëtar
  • Z. Stefan ÇAPALIKU, Anëtar

u mblodhën sot, më datë 22.09.2015, për të shqyrtuar projektet kinematografike për filma të kategorisë Indipendent (metrazh i gjatë, i shkurtër, dokumentar dhe i animuar).

Komisioni i Shqyrtimit Paraprak të Projekteve, ka kualifikuar për konkurim projektet:

  1. Filma artistikë me metrazh të gjatë, Indipendent
  1. “Mafia e Laçit”, skenari dhe regjia Fatmir Koçi, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Kinostudio Dardan”.
  2. “Hije”, skenari dhe regjia Kastriot Ejlli, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Kinostudio Dardan”.
  3. “Me zemër në dorë dhe duar në xhepa për Natë Kadri”, skenari  dhe regjia Suela Bako, Ergys Meta, Kreshnik Saraçi, paraqitur nga shtëpia kinematografike “ERAFILM”.
  4. “Moshatarë”, skenari dhe regjia Edmond Topi, paraqitur nga shtëpia kinematografike “MMS Nositi”.
  5. “Shoqëruesi”, skenari Pëllumb Kulla, regjia Ilir Harxhi, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Idea”.
  6. “Derë e hapur”, skenari Florenc Papas, Ajola Daja, regjia Florenc Papas, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Bunker Film”.
  1. Filma artistikë me metrazh të shkurtër  Indipendent
  1. “Eda”, skenari dhe regjia Oltion Llalla, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Valbona Xhelili”.
  2. “Biseda”, skenari dhe regjia Gledis Bica, paraqitur nga shtëpia kinematografike “FilterFilm”.

III. Filma dokumentarë Indipendent

  1. “Tinguj Pianoje”, skenari dhe regjia Ajola Daja, paraqitur nga shtëpia kinematografike “A.R Production”.
  1. Filma të animuar Indipendent
  1. “Rituali i një qyteti”, skenari Kujtim Gjonaj dhe regjia Bertrand Shijaku, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Bota Shqiptare”.
  2. “Filmi i parë”, skenari Eridon Pashai, regjia – studentët e Akademisë Shkodër, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Maku”.

Sipas përcaktimit të bërë në rendin e ditës, producentët dhe autorët e projekteve në konkurim prezantuan projektet e tyre. Më pas KMP, diskutoi për projektet. Pas kryerjes së procedurës së votimit, Këshilli i Miratimit të Projekteve

V E N D O S I:

T’i propozojë Kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë financimin e këtyre projekteve:

  1. Filma artistikë me metrazh të gjatë, Indipendent
  1. “Derë e hapur”, skenari Florenc Papas, Ajola Daja, regjia Florenc Papas, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Bunker Film”.  
  2. “Hije”, skenari dhe regjia Kastriot Ejlli, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Kinostudio Dardan”.
  3. “Moshatarë”, skenari dhe regjia Edmond Topi, paraqitur nga shtëpia kinematografike “MMS Nositi”.
  4. “Me zemër në dorë dhe duar në xhepa për Natë Kadri”, skenari  dhe regjia Suela Bako, Ergys Meta, Kreshnik Saraçi, paraqitur nga shtëpia kinematografike “ERAFILM”.  
  1. Filma artistikë me metrazh të shkurtër  Indipendent
  1. “Biseda”, skenari dhe regjia Gledis Bica, paraqitur nga shtëpia kinematografike “FilterFilm”.  

III. Filma të animuar Indipendent

  1. “Rituali i një qyteti”, skenari Kujtim Gjonaj dhe regjia Bertrand Shijaku, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Bota Shqiptare”.  
  2. “Filmi i parë”, skenari Eridon Pashai, regjia – studentët e Akademisë Shkodër, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Maku”.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

KËSHILLI MIRATUES I PROJEKTEVE 

Dritan Huqi, Kryetar     

Artur Dauti, Anëtar           

Dionis PAPADHIMITRI, Anëtar   

Fatos BAXHAKU, Anëtar 

Ndriçim XHEPA, Anëtar   

Stefan ÇAPALIKU, Anëtar 


 

Vendim i KMP-së, dt. 11.05.2015

Këshilli i Miratimit tëProjekteve, i përbërë nga zotërinjtë:

  • Dritan HUQI, Kryetar
  • Artur DAUTI, Anëtar
  • Bashkim HOXHA, Anëtar
  • Dionis PAPADHIMITRI, Anëtar
  • Fatos BAXHAKU, Anëtar
  • Ndriçim XHEPA, Anëtar
  • Stefan ÇAPALIKU, Anëtar

 

u mblodhën sot, më datë 11.05.2015, për të shqyrtuar projektet kinematografike për filma artistikë metrazh i shkurtër të kategorisë Indipendent.

Komisioni i Shqyrtimit Paraprak të Projekteve, ka kualifikuar për konkurim projektet:

  1. “Buka”, skenari dhe Regjia Blerta KELMENDI, bazuar në tregimin e Wolfgang Borchert, paraqitur nga shtëpia kinematografike “90 Production” shp.k.
  2. “Bon Appetit”, skenari dhe regjia Erenik BEQIRI, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Anima Pictures” sh.p.k.
  3. “Civilizim”, skenari dhe regjia Ermela TELI, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Bunker Film+” sh.p.k.
  4. “Dahlia Noir”, skenari dhe regjia Andi BAHOLLI, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Kinostudio Dardan” sh.p.k.
  5. “Dy Shokët”, skenari Xhosli RAMA, regjia Vivian RAMA, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Erë Film” sh.p.k.
  6. “Jetë Përballë”, skenari dhe regjia Viron BABOCI, paraqitur nga shtëpia kinematografike “d’Art”.

Sipas përcaktimit të bërë në rendin e ditës, producentët dhe autorët e projekteve në konkurim prezantuan projektet e tyre. Më pas KMP, diskutoi për projektet. Pas kryerjes së procedurës së votimit, Këshilli i Miratimit të Projekteve

 

V E N D O S I:

T’ipropozojëKryetarittëQendrësKombëtaretëKinematografisëfinancimin e projektitpër film artistik me metrazhtëshkurtër- Indipendent:

  1. “Buka”, skenari dhe Regjia Blerta KELMENDI, bazuar në tregimin e Wolfgang Borchert, paraqitur nga shtëpia kinematografike “90 Production” shp.k.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


 

 

Vendim i KMP-së, dt. 15.12.2014

Në zbatim të nenit 9, paragrafi i parë i ligjit nr. 8096, datë 29.04.1996, “Për Kinematografinë”, i ndryshuar, nenit 6 të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 602, datë 21.08.2003, “Për miratimin e statutit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë”, përcaktimeve të bëra në Rregulloren e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Këshilli Miratues i Projekteve, i përbërë nga zotërinjtë:

Z. Dritan HUQI, Kryetar
Z. Artur DAUTI, Anëtar
Z. Bashkim HOXHA, Anëtar
Z. Dionis PAPADHIMITRI, Anëtar
Z. Fatos BAXHAKU, Anëtar
Z. Stefan ÇAPALIKU, Anëtar
Z. Xhevdet FERI, Anëtar

u mblodhën sot, më datë 15.12.2014, në mbledhjen me këtë rend dite:

1. Shqyrtimi i projekteve kinematografike për filma të kategorisë Indipendent (metrazh i gjatë vepër e parë, metrazh i shkurtër dhe dokumentarë).
2. Shqyrtimi i projekteve të ndryshme kinematografike.

Më pas KMP, diskutoi dhe shqyrtoi projektet dhe n[ p[rfundim vendosi:  

V E N D O S I:

I. T’i propozojë Kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë financimin e këtyre projekteve:

– Filma artistikë me metrazh të gjatë, vepër e parë – Indipendent:

1. “Hija e diellit”, skenari Dritan MESAREJA, regjia Dritan MESAREJA Julian CANAMETI, shtëpia kinematografike “AA”. 
2. “Ikonat e Qytetit”, skenari Genti BEJKO, regjia Kelmend KARUNI, shtëpia kinematografike “AlbArtist”. 
3. “Harro”, skenari Genc PËRMETI, Erion KAME, regjia Erion KAME, shtëpia kinematografike “Ska-Ndal”.  

– Filma artistikë me metrazh të shkurtër- Indipendent:

1. “Vrasësit e qenve”, skenari dhe regjia Ergys META, shtëpia kinematografike “Arkapia”. 
2. “A don qymyr zotni”, skenari dhe regjia Kristina CULAJ, shtëpia kinematografike “Arkapia”. 
3. “Ata”, skenari Emilio LEKA, Anis LEKA, regjia Emilio LEKA, shtëpia kinematografike “Bunker Film+”. 
4. “Mëngë këmishe”, skenari dhe regjia Suela BAKO, shtëpia kinematografike “Tirana Film Institute”. 
5. “Biseda”, skenari dhe regjia Gledis BICA, shtëpia kinematografike “Tirana Film Institute”.  

– Filma dokumentarë – Indipendent:

1. “Mes fshatit dhe qytetit”, skenari dhe regjia Francesk DUSHI, shtëpia kinematografike “Arkapia”.
2. “Hekur dhe zot”, skenari Mihal RAMA, regjia Vivian RAMA, shtëpia kinematografike “ErëFilm”. 
3. “Dy ditë në uzinë”, skenari dhe regjia Lendis SHKALLA, shtëpia kinematografike “Nilor”.  

II. Shqyrtimi i projekteve të ndryshme kinematografike, do të shtyhet në vitin e ri buxhetor.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


 

 

V E N D I M I KMP, datë 21.06.2010

Në zbatim të nenit 9, paragrafi i parë i ligjit nr. 8096, datë 29.04.1996, “Për Kinematografinë”, i ndryshuar, nenit 6 të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 602, datë 21.08.2003, “Për miratimin e statutit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë”, si dhe “Rregullores së Brendshme të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë”, Këshilli Miratues i Projekteve të Artistik dhe Filmit Dokumentar, i përbërë nga zotërinjtë:

  • Teodor LAÇO
  • Esat MUSLIU
  • Bujar LAKO
  • Durim NEZIRI
  • Agron TUFA

u mblodh sot, më datë 21.06.2010, për të shqyrtuar projektet e filmave artistikë me metrazh të gjatë-vepër e parë. Janë përzgjedhur për t’u shqyrtuar këto projekte:

  1. “HOTEL TURIZMI”, Regjia Ermir Keta, Skenari Veliborka Slijepceviç, Ermir Keta, Producent“Anima Picture” sh.p.k.
  2. “UDHËKRYQI”, Regjia Robert Budina, Skenari Robert Budina, Karine Blanch, Producent “Era Film” sh.p.k.
  3. “ETËRIT TANË”, Regjia Ilir Harxhi, Skenari Ruzhdi Pulaha, Petrit Ruka, Producent “Idea” sh.p.k.
  4. “AMNISTIA”, Regjia dhe Skenari Bujar Alimani, Producent “’90 Production” sh.p.k.
  5. “TELEFERIK”, Regjia Erion Kame, Skenari Ruzhdi Pulaha, Producent “Bunker Film” sh.p.k.
  6. “BOTA”, Regjia Iris Elezi, Skenari Iris Elezi, Thomas Logoreci, Producent “i’s continuum” sh.p.k.
  7. “KODI I TRËNDAFILIT”, Regjia Fahri Hysaj, Skenari Fahri Hysaj, Klodiana Kadillari, Producent “Iliria Film & Teatër” sh.p.k.

Këshilli mori në shqyrtim projektet e paraqitura, diskutoi rreth tyre në prezencë të producentëve dhe autorëve kryesorë, vlerësoi nga ana financiare projektet e paraqitura, duke u bazuar në materialin e përgatitur nga Komisioni Financiar i QKK dhe

V E N D O S I:

1. Të shpallë fitues jashtë konkurimit me pikë projektin “AMNISTIA”, Regjia dhe Skenari Bujar Alimani, Producent “’90 Production” sh.p.k. Ky projekt është shpallur fitues dhe ka fituar financim në EURIMAGES. Produksioni, bazuar mbi vërejtjet e bëra nga KMP, duhet të paraqesë skenarin e ripunuar jo më vonë se data 15 Shtator 2010. Paraqitja e skenarit të ripunuar brenda afatit, do të jetë kusht për financimin e projektit.

2. “BOTA”, Regjia Iris Elezi, Skenari Iris Elezi, Thomas Logoreci, Producent “i’s continuum” sh.p.k.

Financimi do të lëvrohet pasi produksioni të plotësojë këto kushte:

a. Përfundimi i montazhit financiar të bashkëprodhimit të projektit,

b. Paraqitja e skenarit të ripunuar, sipas vërejtjeve dhe sugjerimeve të KMP.

3. “UDHËKRYQI”, Regjia Robert Budina, Skenari Robert Budina, Karine Blanch, Producent “Era Film” sh.p.k.

Financimi do të lëvrohet pasi produksioni të plotësojë këto kushte:

a. Përfundimi i montazhit financiar të bashkëprodhimit të projektit,

b. Paraqitja e skenarit të ripunuar, sipas vërejtjeve dhe sugjerimeve të KMP.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

KËSHILLI MIRATUES I PROJEKTEVE TË FILMIT ARTISTIK DHE DOKUMENTAR

Teodor LAÇO, Kryetar

Esat MUSLIU, Anëtar

Bujar LAKO, Anëtar

Agron TUFA, Anëtar

Durim NEZIRI, Anëtar