Facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedinmailFacebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedinmail

SEE FRONTPAGE Shqipëria bën pjesë në “South Eastern Europe Cinema Network” e cila është një organizatë e krijuar nga Qëndrat Kombëtare Kinematografike të Ballkanit me inisiativën e Qëndrës Kombëtare të Kinematografike të Greqisë. Në këtë organizatë janë pjesëmarrëse 11 shtete anëtare. Kjo organizatë është krijuar që nga Shtatori i vitit 1999 me seli në Selanik të Greqisë, ndërsa në qershor të vitit 2001 është nënshkruar drafti i këtij rrjeti nga të gjithë përfaqësuesit e vendeve pjesëmarrëse. Ky qe dhe hapi i parë ku përfaqësuesit e Qendrave Kombëtare Kinematografike të cdo vendi shprehën qëndrimin e tyre pozitiv në mbështetje të këtij bashkëpunimi të rëndësishëm në fushën kinematografike. Cdo shtet pas përfundimit të procedurave të nevojshme për anëtarësim sipas ligjeve në fuqi të cdo vendi, duhet të përmbushin detyrimet e caktuara sipas nenit 8 të drafti të SEE, nënshkruar nga të gjitha vendet.