Facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedinmailFacebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedinmail

juridik
“Shtëpitë filmike të prodhimit kinematografik, të liçensuara dhe të subvencionuara nga
Qendra Kombëtare e Kinematografisë jane te përjashtuara nga tatimi mbi fitimin”.

L I G J
Nr. 8438, Datë 28.12.1998
PËR
TATIMIN MBI TË ARDHURAT I NDRYSHUAR

Neni 18

Përjashtimet

Përjashtohen nga tatimi mbi fitimin:

a)organet e qeverisjes qëndrore dhe vendore;
DREJTORIA E PERGJITHSHME E TATIMEVE – LEGJISLACIONI TATIMOR 2013
Ligji Nr. 8438, date 28.12.1998
Adresa: Rruga Gjin Bue Shpata www.tatime.gov.al
b)Banka e Shqipërisë;
c) personat juridikë që ushtrojnë vetëm veprimtari të karakterit fetar, humanitar, bamirës,
shkencor apo edukativ, pasuria apo fitimi i të cilëve nuk përdoret për përfitimin e organizuesve
apo anëtarëve të tyre;
ç) organizatat e punës apo dhomat e tregëtisë, industrisë ose bujqësisë, pasuria apo fitimi i të
cilave nuk përdoret për përfitimin e një individi apo të një anëtari të tyre;
d) organizatat ndërkombëtare, agjencitë e bashkëpunimit teknik dhe përfaqësitë e tyre,
përjashtimi nga tatimet i të cilave parashikohet nga marrëveshje të veçanta;
dh) personat e parashikuar në marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara nga Kuvendi.
e) fondacionet ose institucionet financiare jo bankare të krijuara ose të transferuara me
Vendim të Këshillit të Ministrave, që kanë për qëllim mbështetjen e politikave zhvilluese të
qeverisë nëpërmjet dhënies së kredive;
ë) shtëpitë filmike të prodhimit kinematografik, të liçensuara dhe të subvencionuara nga
Qendra Kombëtare e Kinematografisë.”
Të gjitha subjektet e përmendura në shkronjën “a” deri në shkronjën “ë” të këtij neni,
pavarësisht nga përjashtimi nga pagimi i tatimit mbi fitimin, janë të detyruara të dorëzojnë në
organet tatimore deklaratën tatimore dhe bilancin vjetor, në të njëjtat afate si subjektet, që I
nënshtrohen tatimit mbi fitimin.