Eurimages, Tirana 2016

12783698_544657625708325_6271708086623342317_o

eurimages tirana 2016 (2)

“Eurimages” (Fondi i Këshillit të Evropës për Kinemanë Evropiane), zhvillon në Tiranë takimin e 142-të të Bordit Menaxhues.

Kjo është hera e dytë, që “Eurimages” mblidhet në Tiranë, me ftesë të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë. Ministrja e Kulturës, znj. Mirela Kumbaro përshëndeti takimin e radhës në Tiranë duke theksuar mbështetjen e qeverisë shqiptare për kinematografinë, rëndësinë e artit kinematografik dhe përballjet e suksesshme të filmit shqiptar përtej kufijve, të cilat në vitet e fundit kanë marrë edhe mbështetjen financiare nga ky institucion. I pranishëm në Tiranë, drejtori i Qendrës Ekzekutive të “Eurimages” Roberto Olla dhe presidenti i Eurimages, Jobst Plog. Ata theksuan se “Eurimages” ka dhënë prova edhe për Shqipërinë, pasi ka financuar edhe filmin “Bota”, që ka qenë një sukses”. Drejtori i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Ilir Butka, vlerëson faktin se tashmë edhe filmi eksperimental ka një tjetër vëmendje dhe mundësi kur flitet për fonde, që mund të përfitohen nga organizata “Eurimages”.
4 janë projektet filmike që kanë marrë mbështetjen nga Eurimages: Filmi “Amnistia” I regjisorit Bujar Alimani, filmi “Agon” I regjisorit, Robert Budina, filmi “Bota” e regjisores Iris Elezi dhe Thomas Logoreci dhe projekti më I fundit, I cili është duke u xhiruar, “Dita zë fill” e regjisorit, Gentian Koçi.
Në takimin e radhës në Tiranë, Eurimages, me pjesëmarrjen e bashkëshortes, znj. Etleva Turkeshi, nderoi kujtimin e kineastit dhe ish-drejtorit të QKK-së, Artan Minarolli, i cili u nda nga jeta vetëm dy muaj më parë. Nderim dhe respekt për veprën e tij në artin kinematografik.


Me rastin e festes së 8 marsit në Qendrën COD pranë Kryeministrisë në orën 18:30-20:00 do te organizohet një aktivitet i rëndësishëm nga Eurimages,
QKK dhe Qendra COD:

Prej 3 vjetësh Eurimages ka ngritur një “Grup Studimi mbi barazinë gjinore të femrave në industrinë e filmit”.

Meqë mbledhja zhvillohet në Shqipëri, diskutimi do të zhvillohet mbi eksperiencën shqiptare, në formën e një ‘masterclass’ si “Intervistë me Iris Elezin”, regjisore e filmit Bota i cili është realizuar me mbështetjen financiare të Eurimages.

Diskutimi do të moderohet nga Mehmet Demirhan, përfaqësues i Turqisë në Eurimages kurse eventi do të hapet me fjalën e Ministres se Kultures Znj. Mirela Kumbaro dhe Drejtorit Ekzekutiv të Eurimages, z. Roberto Olla.

Të ftuar do jenë femra të komunitetit shqiptar të filmit si edhe të tjerë të interesuar.

Ndërsa pas në 20:30 për pjesëmarrësit do të shfaqet filmi BOTA.


The Albanian National Center of Cinematography informs that Eurimages will hold its 142nd Board of Management Meetingin Tirana, coming week March 8-11.

The meeting will be hosted by the Albanian National Center of Cinematography, who represents Albania at Eurimages.

Eurimages is the cultural support fund of the Council of Europe. Established in 1989, it currently numbers 37 European member states. Albania joined Eurimages in 2009.

With an annual budget of €25 million Eurimages promotes the European audiovisual industry by providing financial support to feature films, animations and documentaries produced in Europe. In doing so, it encourages co-operation between professionals established in different European countries. Eurimages also grants support for theatrical distribution and exhibition.

This is the second time that the Eurimages Board of Management meets in Tirana. The first meeting was held in October 2012.


EURIMAGES, gender equality enlarged / meeting & conversation with Iris Elezi director of Bota

COD – Qendra për Hapje dhe Dialog në Kryeminsitri mirëpret Bordin Drejtues të Euroimages, i cili ndodhet në Shqipëri për herë të dytë në harkun e pak viteve, për të zhvilluar mbledhjen e 142-të tij. Në një pritje të ngrohte, Znj. Mirela Kumbaro, Ministre e Kultures dhe Z. Ilir Butka , Kryetar i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, njëkohesisht edhe pritëse e këtij takimi i uruan mirë se ardhjen Bordit në Shqipëri.

Në punimet që Bordi i Euroimages do të mbajë në Shqipëri, kjo mbrëmje iu dedikua grave kineaste në mbarë Evropën.. “Barazia gjinore në Kinematografinë evropiane është një prioritet për Euroimages” – theksoi Z. Roberto Olla, Drejtor i Euroimages gjatë fjalës së tij në këtë takim, i cili më pas, vijoi me një intervistë me Znj. Iris Elezi, regjisore e filmit BOTA, si dhe me shfaqjen e këtij filmi për të gjithë të pranishmit.

Euroimages do te vijojë punimet e tij në Shqipëri në datat 8 – 12 Mars 2016. Në praktikën e këtj organismi të rëndësishëm për sektorin e industrisë krijuese dhe kinematografisë evropiane, është edhe zhvillimi i mbledhjeve të tij në vendet e ndryshme pjesmarrëse në këtë organizëm. Shqipëria bëhet kështu për herë të dytë mikpritëse e këtij takimi, gjatë të cilit, bordi i këtij institucioni evropian, shqyrton ndër të tjera edhe projektet filmike evropiane që kanë kërkuar mbështetje financiare në këtë organizëm.

Eurimages, gender equality enlarged meeting from last night: screening & conversation with Iris Elezi director of Bota a film supported by Eurimages


Njoftim për Median

Qendra Kombëtare e Kinematografisë njofton se Eurimages (Fondi i Këshillit të Evropës për Kinemanë Evropiane), do të zhvillojë “Takimin e 142-të të Bordit Menaxhues” në Tiranë, në datat 8-11 mars.
Kjo është hera e dytë që Eurimages mblidhet në Tiranë, me ftesë të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë.

Në këtë mbledhje, një nga 4 mbledhjet vjetore, Eurimages shpërndan ¼ e buxhetit vjetor prej 25 milion eurosh, për bashkëproduksione filmike të vendeve anëtare, për kinematë, për shpërndarjen dhe promovimin e kinemasë evropiane.

Eurimages është krijuar në 1989 dhe tani numëron 37 nga 47 shtetet e Evropës si anëtare. Shqipëria është pjesë e Eurimages që prej vitit 2009.

Aktiviteti i datës 8 mars

Prej 3 vjetësh Eurimages ka ngritur një “Grup Studimi mbi barazinë gjinore të femrave në industrinë e filmit”.

Meqë mbledhja zhvillohet në Shqipëri, diskutimi do të zhvillohet mbi eksperiencën shqiptare, në formën e një ‘masterclass’ si “Intervistë me Iris Elezin”, regjisore e filmit Bota i cili është realizuar me mbështetjen financiare të Eurimages.

Diskutimi do të moderohet nga Mehmet Demirhan, përfaqësues i Turqisë në Eurimages kurse eventi do të hapet me fjalën e Ministres se Kultures Znj. Mirela Kumbaro dhe Drejtorit Ekzekutiv të Eurimages, z. Roberto Olla.

Të ftuar do jenë femra të komunitetit shqiptar të filmit si edhe të tjerë të interesuar.

Aktiviteti do të organizohet në Qendrën COD të Kryeministrisë më datë 8 mars ora 18:30-20:00. Në 20:30 për pjesëmarrësit do të shfaqet filmi BOTA.

Për informacione dhe mbulimin e eventit te dates 8 mars, ju lutem na kontaktoni:

info.qkk@gmail.com

Majlinda Tafa

Marrdheniet me Jashte dhe Shtypin

Share this...
Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn