Milcho Manchevski fillon xhirimet për filimin “Willow” në Maqedoni

Shkup / I nominuari me çmimin e Academy, regjisori maqedonas Milcho Manchevski filloi të xhirojë filmin e tij të gjashtë me metrazh të gjatë Willow / Vrba, prodhuar nga Banana Film, në fshatin maqedonas Krushevicë. Xhirimet, të cilat filluan më 25 tetor 2018 dhe do të përfundojnë në fillim të dhjetorit, do të kryhen edhe në zonën e Mariovës, në fshatrat e saj piktoreske të Stavicës, Dunje dhe Zovich, Treskavec, në rajonin e Prespës dhe në zona të ndryshme në Shkup.

Me coproduksion maqedonas, shqiptar, belg dhe hungarez, Machevski kthehet për të xhiruar në Maqedoni pas një mungese prej nëntë vjetësh. Filmi rrëfen dy tregime e gjysmë dashurie që përfshin 4 shekuj. Pesë personazhet kryesore janë të rinj nga qytetet dhe fshatrat e mëdha. Rolet kryesore u janë besuar aktorëve të rinj Nikolla Risteskit, Sara Klimoska, Natalia Teodosieva, Nenad Nacev si dhe aktores më me përvojë Kamka Tocinovski.

“Si gjithmonë, unë nuk ‘portretizoj’ askënd. Në vend të kësaj, unë tregoj histori rreth njerëzve dhe krijoj një punë ku emocionet kanë rëndësi më të madhe. Vizualisht, Willow është plot kontraste, por “fabula” e filmit përmban përsëritje të shumta dhe refrene tematike,” tha Mançevski për mediat maqedonase.

Buxheti është përllogaritur në 2.1 milionë euro. Jane Kjortosev është prodhuesi, dhe producenti britanik Nik Powell është prodhuesi ekzekutiv. Projekti mbështetet nga Agjencia e Filmit Maqedonas, Fondi Kombëtar i Filmit Hungarez, Qendra Kombëtare e Kinematografisë së Shqipërisë dhe Qendra Kombëtare e Filmave Bullgarë. Filmi po realizohet nëpërmjet një bashkëprodhimi midis Tirana Film Institute, Saga Film dhe Pioneer Films.

 

Informacion mbi prodhimin:

Willow nga Milcho Manchevski

Prodhuesi
Banana Film (Maqedoni)

Coproducentë
Pioneer (Hungari)
Saga Film (Belgjikë)
Instituti i Filmit Tiranë (Shqipëri)

Për më tepër referojuni : https://www.filmneweurope.com/news/macedonia-news/item/117197-production-milcho-manchevski-starts-shooting-willow-in-macedonia

Njoftim drejtuar Kineastëve dhe Shtëpive Kinematografike

Të nderuar kolegë !

Në vijim të njoftimit të datës 15.11.2018, për hapjen e sezonit të konkurimit për:

a) Projekte për filma artistikë me metrazh të gjatë;
b) Projekte për filma artistikë me metrazh të gjatë- vepër e parë;
c) Projekte për Zhvillim projekti;
d) Projekte për promocion dhe distribucion të veprave filmike,

bazuar në kërkesat e paraqitura nga disa autorë, për shtyrje të afatit të aplikimit, për efekt të afatit ligjor për rregjistrimin e skenarëve në Drejtorinë e të Drejtës së Autorit (45 ditë nga data e plotësimit të formularit), Ju informojmë se:

1. Afati i fundit për depozitimin e projekteve (on line) do të jetë data 31.01.2019.

2. Në zbatim të ligjit nr. 8096, datë 21.03.1996, “Për kinematografinë”, të ndryshuar, mund të paraqesin projekte kinematografike për konkurim vetëm shtëpitë kinematografike të regjistruara në QKK.

3. Shtëpitë kinematografike, të cilat do të paraqesin projekte në konkurim, duhet të jenë të rregjistruara në QKK për vitin kalendarik 2019.

4. Aplikimi i projekteve do të bëhet on line në faqen: www.filmcoproduction.com.

5. Sjellim në vëmendjen Tuaj se duhet sa më parë të merrni masa për rregjistrimin e skenarëve pranë Drejtorisë së të Drejtës së Autorit, në Ministrinë e Kulturës. Nuk do të pranohet në konkurim asnjë skenar i parregjistruar në DDA.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin !

KRYETARI
Ilir BUTKA

Filmi shqiptar ne Wikipedia

Në lajme të tjera sot, gjatë Wiki Weekend, u zyrtarizua dhe bashkëpunimi me Qendra Kombëtare e Kinematografisë me qëllim përmirësimin e artikujve të filmit shqiptar fillimisht në Wikipedia-n shqip dhe në vijim dhe në gjuhë të tjera.

Nesër vijojmë me Wiki Weekend ku do punojmë në grup për të konsoliduar planin e aktiviteteve dhe projekteve për vitin 2019 ku dhe jeni të ftuar të kontribuoni.

Nje falenderim te sinqerte per Open Labs, Redon Skikulit dhe gjithe vajzave dhe djemve te apasionuar qe do te mundesojne pasqyrimin ne Wikipedia te informacionit rreth filmave dhe kinematografise shqiptare

Zgjidhen 5 regjisorët e MATERRE

U zgjodhen 5 regjisoret qe do te marrin pjese ne MATERRE dhe midis tyre eshte regjisorja shqiptare Blerina Goce.
Urime Blerina!

Materre five directors selected!

Materre five directors selected who will take part in the workshop to be held in April in Matera.

After long and careful scouting and selection, we’re really happy to publish the names of the directors who will work for MaTerre.

What’s Materre?

MaTerre is the innovative movie co-produced by Rete Cinema Basilicata and Matera2019, sponsored by Lucana Film Commission, with the support of many local, national and international partners.

We’ve received a great number of very high quality subscriptions and the decision hasn’t been easy for the Artistic Directors.

The filmmakers will take part in the creation of the first 360° immersive reality poetry movie, for the official programme of Matera European Capital of Culture in 2019.

Therefore, the 5 selected directors are:

Vito Foderà (Italy)
Gianluca Abbate (Italy)
Blerina Goce (Albania)
Elena Zervopoulou (France/Greece)
Giuseppe Schillaci (Italy/France)

5 directors, 5 poets:

We want to thank all the professionals who applied their participation and we congratulate the 5 selected talents who will work side by side with our 5 poets: Yolanda Castaño (Spagna), Aurélia Lassaque (Francia), Eduard Escoffet (Spagna), Nilson Muniz (Portogallo/Brasile) e Domenico Brancale (Italia), during the Euro-Mediterranean Poetry Film Workshop in Matera from 18th April to 2nd May 2019.

The great adventure of MaTerre just begun, but the best is yet to come! Follow us.

Materre five directors selected!

Filmi “Holy Boom” ne Festivalin Nderkombetar te Zaragoza ne Spanje

Jemi shume te gezuar te njoftojme se, Filmi “Holy Boom” i Maria Lafit, nje bashkeprodhim midis Inkas Film-Greqi me producente Lilette Botasi , dhe, “90 Production” bashkeproducente Bujar Alimani, Tefta Bejko- Shqiperi, fitoi cmimin “Best Feature Film ” ne Festivalin Nderkombetar te Zaragoza ne Spanje. Filmi eshte financuar nga Qendra Kombetare e Filmit Grek, Televizioni Publik Grek dhe nga Qendra Kombetare e Kinematografise te Shqiperise, ne kuadrin e Balkan Film Market 2017 ne seksionin minority.

“Streha mes reve” shfaqet në Tallinn Black Nights Film Festival

“Streha mes reve” filmi i regjisorit Robert Budina ka prekur ekranin e madh të kinemasë në Premierën Botërore të tij në konkurrimin zyrtar të Tallinn Black Nights Film Festival. Emocione pafund në kurorëzimin e një pune 3 vjeçare prezantuar në mënyrë dinjitoze për audiencën dhe kritikën botërore në ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, 28 Nentor.
Rrugëtimi ynë nis këtu për të vazhduar me shfaqje të tjera në vende të ndryshme të botës dhe premierën për publikun shqiptar në Tiranë me 13 Dhjetor.

Njoftim drejtuar Kineastëve dhe Shtëpive Kinematografike

Të nderuar kolegë,

1. Qendra Kombëtare e Kinematografisë ju njofton hapjen e sezonit të konkurimit për:
a) Projekte për filma artistikë me metrazh të gjatë;
b) Projekte për filma artistikë me metrazh të gjatë- vepër e parë;
c) Projekte për Zhvillim projekti;
d) Projekte për promocion dhe distribucion të veprave filmike.

2. Në zbatim të ligjit nr. 8096, datë 21.03.1996, “Për kinematografinë”, të ndryshuar, mund të paraqesin projekte kinematografike për konkurim vetëm shtëpitë kinematografike të regjistruara në QKK.

3. Shtëpitë kinematografike, të cilat do të paraqesin projekte në konkurim, duhet të kenë parasysh sa më poshtë:
a. Të jenë të rregjistruara në QKK për vitin kalendarik 2018.
b. Të vizitojnë faqen web të QKK, në të cilën ndodhet Rregullorja e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, e miratuar në datë 14.11.2018.

4. Aplikimi i projekteve do të bëhet on line në faqen: www.filmcoproduction.com.

5. Afati i fundit për depozitimin e projekteve (on line) do të jetë data 23.12.2018.

6. Sjellim në vëmendjen Tuaj se duhet të merrni masa për rregjistrimin e skenarëve pranë Drejtorisë së të Drejtës së Autorit, në Ministrinë e Kulturës.

 

Ju falënderojmë për mirëkuptimin.

KRYETARI
Ilir BUTKA

Premierë e filmit artistik “Nëntor i Ftohtë/Cold November”

Pas premierës ndërkombëtare në garën kryesore të San Sebastian International Film Festival, përfaqësimit në Zurich Film Festival (ku fitoi edhe Audience Award), Bosphorus Film Festival (Kushtrim Hoxha nderohet me çmimin Best Actor), shtëpia kinematografike “Albasky Film” sjell në Tiranë për premierën shqiptare, filmin me metrazh të gjatë “NENTOR I FTOHTE/COLD NOVEMBER“, bashkëprodhim Kosovë-Shqipëri-Maqedoni, debutim i regjisorit kosovar Ismet Sijarina.

Filmi është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë së Shqipërisë.

Premiera do të shfaqet më datë 16 Nëntor 2018, në sallat e Cineplexx, TEG.