Filmi shqiptar ne Wikipedia

Në lajme të tjera sot, gjatë Wiki Weekend, u zyrtarizua dhe bashkëpunimi me Qendra Kombëtare e Kinematografisë me qëllim përmirësimin e artikujve të filmit shqiptar fillimisht në Wikipedia-n shqip dhe në vijim dhe në gjuhë të tjera.

Nesër vijojmë me Wiki Weekend ku do punojmë në grup për të konsoliduar planin e aktiviteteve dhe projekteve për vitin 2019 ku dhe jeni të ftuar të kontribuoni.

Nje falenderim te sinqerte per Open Labs, Redon Skikulit dhe gjithe vajzave dhe djemve te apasionuar qe do te mundesojne pasqyrimin ne Wikipedia te informacionit rreth filmave dhe kinematografise shqiptare

Zgjidhen 5 regjisorët e MATERRE

U zgjodhen 5 regjisoret qe do te marrin pjese ne MATERRE dhe midis tyre eshte regjisorja shqiptare Blerina Goce.
Urime Blerina!

Materre five directors selected!

Materre five directors selected who will take part in the workshop to be held in April in Matera.

After long and careful scouting and selection, we’re really happy to publish the names of the directors who will work for MaTerre.

What’s Materre?

MaTerre is the innovative movie co-produced by Rete Cinema Basilicata and Matera2019, sponsored by Lucana Film Commission, with the support of many local, national and international partners.

We’ve received a great number of very high quality subscriptions and the decision hasn’t been easy for the Artistic Directors.

The filmmakers will take part in the creation of the first 360° immersive reality poetry movie, for the official programme of Matera European Capital of Culture in 2019.

Therefore, the 5 selected directors are:

Vito Foderà (Italy)
Gianluca Abbate (Italy)
Blerina Goce (Albania)
Elena Zervopoulou (France/Greece)
Giuseppe Schillaci (Italy/France)

5 directors, 5 poets:

We want to thank all the professionals who applied their participation and we congratulate the 5 selected talents who will work side by side with our 5 poets: Yolanda Castaño (Spagna), Aurélia Lassaque (Francia), Eduard Escoffet (Spagna), Nilson Muniz (Portogallo/Brasile) e Domenico Brancale (Italia), during the Euro-Mediterranean Poetry Film Workshop in Matera from 18th April to 2nd May 2019.

The great adventure of MaTerre just begun, but the best is yet to come! Follow us.

Materre five directors selected!

Filmi “Holy Boom” ne Festivalin Nderkombetar te Zaragoza ne Spanje

Jemi shume te gezuar te njoftojme se, Filmi “Holy Boom” i Maria Lafit, nje bashkeprodhim midis Inkas Film-Greqi me producente Lilette Botasi , dhe, “90 Production” bashkeproducente Bujar Alimani, Tefta Bejko- Shqiperi, fitoi cmimin “Best Feature Film ” ne Festivalin Nderkombetar te Zaragoza ne Spanje. Filmi eshte financuar nga Qendra Kombetare e Filmit Grek, Televizioni Publik Grek dhe nga Qendra Kombetare e Kinematografise te Shqiperise, ne kuadrin e Balkan Film Market 2017 ne seksionin minority.

“Streha mes reve” shfaqet në Tallinn Black Nights Film Festival

“Streha mes reve” filmi i regjisorit Robert Budina ka prekur ekranin e madh të kinemasë në Premierën Botërore të tij në konkurrimin zyrtar të Tallinn Black Nights Film Festival. Emocione pafund në kurorëzimin e një pune 3 vjeçare prezantuar në mënyrë dinjitoze për audiencën dhe kritikën botërore në ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, 28 Nentor.
Rrugëtimi ynë nis këtu për të vazhduar me shfaqje të tjera në vende të ndryshme të botës dhe premierën për publikun shqiptar në Tiranë me 13 Dhjetor.

Njoftim drejtuar Kineastëve dhe Shtëpive Kinematografike

Të nderuar kolegë,

1. Qendra Kombëtare e Kinematografisë ju njofton hapjen e sezonit të konkurimit për:
a) Projekte për filma artistikë me metrazh të gjatë;
b) Projekte për filma artistikë me metrazh të gjatë- vepër e parë;
c) Projekte për Zhvillim projekti;
d) Projekte për promocion dhe distribucion të veprave filmike.

2. Në zbatim të ligjit nr. 8096, datë 21.03.1996, “Për kinematografinë”, të ndryshuar, mund të paraqesin projekte kinematografike për konkurim vetëm shtëpitë kinematografike të regjistruara në QKK.

3. Shtëpitë kinematografike, të cilat do të paraqesin projekte në konkurim, duhet të kenë parasysh sa më poshtë:
a. Të jenë të rregjistruara në QKK për vitin kalendarik 2018.
b. Të vizitojnë faqen web të QKK, në të cilën ndodhet Rregullorja e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, e miratuar në datë 14.11.2018.

4. Aplikimi i projekteve do të bëhet on line në faqen: www.filmcoproduction.com.

5. Afati i fundit për depozitimin e projekteve (on line) do të jetë data 23.12.2018.

6. Sjellim në vëmendjen Tuaj se duhet të merrni masa për rregjistrimin e skenarëve pranë Drejtorisë së të Drejtës së Autorit, në Ministrinë e Kulturës.

 

Ju falënderojmë për mirëkuptimin.

KRYETARI
Ilir BUTKA

Premierë e filmit artistik “Nëntor i Ftohtë/Cold November”

Pas premierës ndërkombëtare në garën kryesore të San Sebastian International Film Festival, përfaqësimit në Zurich Film Festival (ku fitoi edhe Audience Award), Bosphorus Film Festival (Kushtrim Hoxha nderohet me çmimin Best Actor), shtëpia kinematografike “Albasky Film” sjell në Tiranë për premierën shqiptare, filmin me metrazh të gjatë “NENTOR I FTOHTE/COLD NOVEMBER“, bashkëprodhim Kosovë-Shqipëri-Maqedoni, debutim i regjisorit kosovar Ismet Sijarina.

Filmi është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë së Shqipërisë.

Premiera do të shfaqet më datë 16 Nëntor 2018, në sallat e Cineplexx, TEG.

Viti i 5-të i TIFF

“Ministria e Kulturës për të pestin vit është pjesë e aktivitetit më të rëndësishëm siç është TIFF. Dua të sjell në vëmendje programin KIDS, i cili do të sjellë në këtë edicion në kryeqytet një program të pasur të filmave vizatimorë për fëmijë. Edukimi përmes Kulturës është një nga progranet e rëndësishme të ministrisë për të edukuar spektatorin e së nesërmes. Të bashkojmë forcat të gjithë së bashku për ta realizuar në ndihmë të kulturës. Nuk mund të rri pa përmendur një tjetër ngjarje në këtë festival, premierën e filmit “Delegacioni”, iniciuar nga Artan Minarolli dhe realizuar nga Bujar Alimani, i sapo kurorëzuar me Grand Prix në Festivalin e Varshavës.. Suksese TIFF!”- u shpreh Kumbaro në ceremoninë e hapjes.

Ky festival mbështetet nga Ministria e Kulturës. Edicioni i 16-të i Tirana International Film Festival ka bërë bashkë 127 produksione, ku filmi më i mirë me metrazh të shkurtër do të ketë mundësinë të konkurojë në “Oscar”.

Edicioni i 16-të i Festivali i filmit nisi me një produksionet më të arrira të kinematografisë botërore. “Na ishte një herë Amerika”, filmi i famshëm i Sergio Leones me protagonist Robert de Niron, erdhi në këtë festival në një version të përmirësuar.

Programi KIDS për fëmijë shfaqet në Teatrin e Kukullave, duke filluar dita e Shtune datë 3 Nëntor deri më datë 9 Nëntor, ora 10:30, ku do të shfaqen filma për fëmijë, gjithashtu do të ketë dhe filma të animuar për miqtë tanë të vegjël.

 

Tri filmat regjisores Xhanfise Keko shfaqen në Danimarkë

Keto dite Kinemateka e Institutit Danez te Filmit me Inisiativen e Producentit Genc Permeti dhe bashkepunimin e Qendres Kombetare te Kinematografise do te shfaqe 3 filma te regjizores tone te mirenjohur Xhanfize Keko.

Xhanfize Keko sherbeu si nje shembull i fuqishem, duke ndikuar qe femrat regjisore te kene zerin e tyre sot ne kinematografine shqiptare, qe per hir te te vertetes jane te shumta ne numer dhe me kontribute artistike per tu admiruar.

Me poshte po sjellim tekstin e shkruar prej kuratorit dhe programatorit te Kinematekes Z. Jesper Andersen, ku hidhet drite per shikuesit daneze mbi autoren Keko, kohen dhe kontekstin politik kur ajo i ka realizuar keto filma.


Datat e Shfaqeve

Tomka dhe Miqtë e Tij
E mërkurë, 7 nëntor 2018, ora 18:30

Mimoza Llastica me parathënie
E mërkurë, 7 nëntor 2018, ora 21:00

Kur xhirohej një film me parathënie
E premte, 9 nëntor 2018, ora 17:00


Përvoja e tri filmave nga regjisorja shqiptare Xhanfise Keko, e vetmja regjisore femër në historinë e filmit shqiptar.
Regjisorja shqiptare Xhanfise Keko (1928-2007) u përqendrua në të gjitha filmat e saj në temat e fëmijëve, dhe shumica e filmave shfaqin aktorët fëmijë në rolet kryesore. Keko është regjisorja e vetme femër në historinë e filmit shqiptar. Filmi i saj ka qenë në dispozicion për një audiencë ndërkombëtare, por tani po fiton më shumë vëmendje.
Të tre filmat, tregon Cinemateka, japin një përshtypje të mirë të prodhimit total të Keko dhe është një mundësi unike për të parë imazhe të gjalla nga Shqipëria gjatë një periudhe kur vendi ishte kryesisht i mbyllur për botën e jashtme.
Në vitin 1944 Shqipëria u bë një shtet komunist i sunduar nga diktatori paranoik Enver Hoxa, i cili në 44 vitet e ardhshme kontrollonte të gjitha fushat e jetës shoqërore shqiptare.
Kur Keko filloi prodhimin e filmit më të famshëm të saj ‘Tomka dhe Shoket e Tij’ (1977), ajo tashmë e kishte vendosur veten si një nga regjisoret në një prej industrive më të rëndësishme të krijuar nga njerezimi. Ndoshta sepse “filmat e fëmijëve” nuk tërhiqnin aq shumë vëmendjen e sistemit, Keko mori mundësinë të eksperimentonte stilistikisht me filmat e saj dhe ajo krijoi mënyra për t’i bërë fëmijët aktorët e saj të vepronin natyrshëm para kamerës.
Për shumë shqiptarë që u rritën nën regjimin e Hoxës, filmat e Kekos ende shkaktojnë kujtime nostalgjike përkundër përmbajtjes ideologjike të filmave dhe përkundër faktit se ato janë prodhuar për një periudhë që shumë preferojnë të harrojnë. Prezantimi i serise se filmave te Xhanfise Kekos realizohet në bashkëpunim me Qendrën Shqiptare të Kinematografise dhe producentin shqiptar Genc Permeti.
Jesper Andersen, Program Editor / Cinemateket


Experience three moving films by Albanian director Xhanfise Keko, the only female director in Albanian film history.
Albanian director Xhanfise Keko (pronounced Jonfeesa Kayko, 1928-2007) focused on all his films on childhood themes, and most of the films feature children’s actors in the lead roles. Keko is the only female director in Albanian film history. Her film has been available to an international audience, but is now gaining more attention.
The three movies, Cinemateket shows, give a good impression of Keko’s total production and is a unique opportunity to see live images from Albania during a period when the country was largely closed to the outside world.
In 1944 Albania became a communist state ruled by the paranoid Stalinist dictator Enver Hoxa, who in the following 44 years controlled all areas of Albanian society life.
When Keko started producing her most famous film ‘Tomka and His Friends’ (1977), she had already established himself as one of the most significant instructors in a man-made film industry. Maybe because “children’s movies” did not attract so much attention from the system, Keko got the opportunity to experiment stylistically with her movies, and she developed ways to make her children actors act naturally in front of the camera.
To many Albanians who grew up under the Hoxa regime, Keko’s films still trigger nostalgic memories despite the ideological content of the films and despite the fact that they are produced for a period that many prefer to forget. The Xhanfise Keko series is realized in collaboration with the Albanian Film Center and the Albanian producer Genc Permeti.
Jesper Andersen, Program Editor / Cinemateket