Vizitë e titullarëve të Q.K.K. në produksionin e filmit «Një filxhan kafe dhe kepucë të reja veshur»

Kryetari i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Eduart Makri bashkë me Drejtorin Ekzekutiv, Arben Lami vizituan produksionin e filmit «Një filxhan kafe dhe kepucë të reja veshur», gjatë një prej ditëve të xhirimit.

Filmi me skenar dhe regji të Gentian Koçi, prodhim i shtëpisë kinematografike “ARTALB FILM” vazhdon xhirimet deri në datën 31 korrik.

Ky film është një bashkëprodhim ndërmjet Shqipërisë, Kosovës dhe Greqisë.

Gjithashtu filmi është mbështetur financiarisht nga Eurimages – Council of Europe dhe Media – Creative Europe.