Njoftim i rëndësishëm për takimet dhe vizitat në ambientet e QKK

Të nderuar,

Ju bëjmë me dije se, Qendra Kombëtare e Kinematografisë ka rifilluar plotësisht aktivitetin në ambientet e saj, që prej datës 4 Maj 2020.

Duke mbajtur në konsideratë se, në vendin tonë vijojnë rastet e infektimit me CoVid-19,

Duke qënë të detyruar të respektojmë me rigorozitet të gjitha rregullat dhe udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, si dhe të Ministrisë së Shëndetësisë, për CoVid-19,

Me qëllim mbrojtjen dhe sigurinë e shëndetit të stafit të QKK, si dhe Tuajën,

KËRKOJMË nga ana e Juaj që :

  • shmangni prezencën Tuaj fizike pranë ambienteve të QKK.
  • Për çdo arsye, të komunikoni me stafin e QKK vetëm nëpërmjet mjeteve elektronike, (e-mail-et zyrtare, telefon, sistem aplikimi online, etj) ose postare (Posta Shqiptare).
  • Vetëm për raste të një rëndësie të veçantë, mund të kërkoni takim me stafin e QKK, nëpërmjet mjeteve të komunikimit elektronik. (e-mail-et zyrtare, telefon, etj)
  • Vetëm pasi i’u është konfirmuar paraprakisht një takimi me stafin e QKK, nëpërmjet mjeteve të komunikimit elektronik, mund të paraqiteni në ambientet e QKK.
  • Vetëm në rastet kur i’u është konfirmuar paraprakisht një takim, të paraqiteni në ambientet e QKK të pajisur detyrimisht me maskë dhe doreza.
  • Brenda ambienteve të QKK duhet të qëndroni vetëm në sallën e madhe, duke respektuar rigorozisht distancimin fizik, si dhe të gjitha rregullat e udhëzimet e tjera për CoVid-19.

KUJDES !

Në qoftë se, do të paraqiteni fizikisht pranë ambienteve të QKK kur nuk i’u është konfirmuar paraprakisht një takim nga stafi, Ju nuk do të pranoheni të hyni brenda ambienteve të QKK.

Adresat e-mail zyrtar të stafit të QKK, si dhe numri i telefonit, gjenden në adresën : http://nationalfilmcenter.gov.al/index.php/staff/

Ju falënderojmë për mirkuptimin dhe bashkëpunimin në këto kohë të veshtira.

Stafi i QKK do të jetë në dispozicionin Tuaj.