Njoftim drejtuar Komunitetit të Kineastëve

Të nderuar kineastë,

Me urimin që të jeni mirë me shëndet ju dhe familjet tuaja, ju vëmë në dijeni se Qendra Kombëtare e Kinematografisë do të rifillojë aktivitetin në zyrat e saj në datën 04.05.2020.

Në kuadër të masave të marra për pandeminë botërore, duke ndjekur udhëzimet e Ministrisë së Shëndtësisë, si të gjitha institucionet e tjera, QKK ka hartuar Rregulloren e punës në kushtet e krijuara. Me qëllim sigurinë e stafit dhe tuajin kërkojmë respektimin e sa më poshtë:

1-Duke filluar nga data 04.05.2020, të shfrytëzoni të gjitha mënyrat e komunikimit (email, telefon, whatsup, etj.) për kërkesa, sqarime, apo pyetje që mund të keni, duke shmangur ardhjen në QKK.

2-Të vini në zyrat e QKK vetëm në raste të domosdoshme, pasi të keni konfirmuar paraprakisht takimin me stafin e QKK.

3-Në rast se keni konfirmuar takim, të paraqiteni të pajisur me maskë dhe doreza. Të respektoni të gjitha rregullat e përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë.

Stafi i QKK do të jetë në dispozicionin Tuaj.

Ju falënderojmë për mirkuptimin.

First Cut Lab Balkans, thirrja për aplikime, afati dhe detajet

First Cut Lab Balkans është një program i krijuar për 3 filma artistikë të gjatë ne fazën e editimit, nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

Ekipet e zgjedhura të producentëve / regjisorëve do të shfaqin montazhin e plotë (rough cut) në një seancë private dhe do të marrin përshtypjet e ekspertëve në lidhje me editimin e tyre nga tre profesionistë ndërkombëtarë të filmit (producentë krijues, programues festivalesh, agjentë shitje, etj), si dhe këshilla të bëra nga një konsulent editimi.

Qëllimi kryesor është të nxisë potencialin artistik të procesit te editimit, në të njëjtën kohë, të rrisë potencialin e shitjeve, festivaleve dhe qarkullimit të filmave të përfunduar. Workshopi do të zhvillohet në Prishtinë gjatë verës.

Datat e seminarit për tu konfirmuar.

http://firstcutlab.eu/project/first-cut-lab-balkans/