Thirrje për solidaritet

Qendra Kombëtare e Kinematografisë në këtë ditë zie kombëtare merr pjesë në dhimbjen e familjeve që humbën njerëzit e tyre të dashur në tërmetin e datës 26 nëntor dhe shpreh ngushëllime të sinqerta.

Megjithatë jo më pak e vogël është dhimbja për familjet që kanë mbetur të pastreha në këto ditë të ftohta nëntori e me dimrin që kemi në prag.

Për t’i ardhur sadopak në ndihmë këtyre familjeve QKK i bën thirrje të gjithë kineastëve të solidarizohen dhe të bëjnë donacione për familjet e dëmtuara nga tërmeti.

Cdo ndihmë dhe donacion i secilit prej nesh është mjaft i vlefshëm si në veshmbathje dhe në vlera monetare.

Lutemi për jetët e humbura dhe për solidaritet nga ana Juaj për t’ju bashkuar nismës së qeverisë për t’ju gjendur pranë familjeve të dëmtuara nga termeti.

Për t’i ardhur në ndihmë të gjithë familjeve të dëmtuara nga tërmeti Kryeministria ka vendosur në dispozicion disa llogari bankare.

“Kontribute vullnetare, Emergjenca ” në banke te nivelit të dytë

Banka Credins
IBAN ne ALL (Lek): AL29 2121 1016 0000 0000 0030 0001
IBAN ne EUR: AL72 2121 1016 0000 0000 0030 0003
IBAN ne USD: AL02 2121 1016 0000 0000 0030 0002

Ju lutem kontaktoni me “Rezervat e Shtetit” në numrat:
00355 67 20 66 541 / 00355 67 20 15 369

• Nëse do të ndihmosh me ushqime
• Nëse do të ndihmosh me veshëmbathje apo lodra për fëmijët
• Nëse do të adoptosh një familje