Thirrje për solidaritet

Qendra Kombëtare e Kinematografisë në këtë ditë zie kombëtare merr pjesë në dhimbjen e familjeve që humbën njerëzit e tyre të dashur në tërmetin e datës 26 nëntor dhe shpreh ngushëllime të sinqerta.

Megjithatë jo më pak e vogël është dhimbja për familjet që kanë mbetur të pastreha në këto ditë të ftohta nëntori e me dimrin që kemi në prag.

Për t’i ardhur sadopak në ndihmë këtyre familjeve QKK i bën thirrje të gjithë kineastëve të solidarizohen dhe të bëjnë donacione për familjet e dëmtuara nga tërmeti.

Cdo ndihmë dhe donacion i secilit prej nesh është mjaft i vlefshëm si në veshmbathje dhe në vlera monetare.

Lutemi për jetët e humbura dhe për solidaritet nga ana Juaj për t’ju bashkuar nismës së qeverisë për t’ju gjendur pranë familjeve të dëmtuara nga termeti.

Për t’i ardhur në ndihmë të gjithë familjeve të dëmtuara nga tërmeti Kryeministria ka vendosur në dispozicion disa llogari bankare.

“Kontribute vullnetare, Emergjenca ” në banke te nivelit të dytë

Banka Credins
IBAN ne ALL (Lek): AL29 2121 1016 0000 0000 0030 0001
IBAN ne EUR: AL72 2121 1016 0000 0000 0030 0003
IBAN ne USD: AL02 2121 1016 0000 0000 0030 0002

Ju lutem kontaktoni me “Rezervat e Shtetit” në numrat:
00355 67 20 66 541 / 00355 67 20 15 369

• Nëse do të ndihmosh me ushqime
• Nëse do të ndihmosh me veshëmbathje apo lodra për fëmijët
• Nëse do të adoptosh një familje

Njoftim për vlerësimin me pikë të projekteve « filma artistikë me metrazh të gjatë-vepër e parë »

Qendra Kombëtare e Kinematografisë njofton se pas kryerjes së vlerësimit me pikë për projektet për filmat artistikë me metrazh të gjatë-vepër e parë, rezultatet janë si më poshtë:

Nr. Titulli i projektit Totali Mesatarja e pikëve Renditja
1 Nji prej nesh 425 85 1
2 Burri shtëpisë 393 78.6 2
3 Kulla 338 67.6 3
4 Guri i rand në vend të vet 323 64.6 4
5 Baba 308 61.6 5
6 Vdekja le të presë dhe pak 304 60.8 6
7 Jetimi 277 55.4 7

Bazuar në rezultatin e mësipërm të votimit, me qëllim mbështetjen e projekteve filmike më cilësore, QKK vendosi të financohen projektet të cilët kanë vlerësimin mesatar mbi 70 pikë.

Njoftim për vlerësimin me pikë të projekteve « filma artistikë me metrazh të gjatë »

Qendra Kombëtare e Kinematografisë njofton se pas kryerjes së vlerësimit me pikë për projektet për filmat artistikë me metrazh të gjatë rezultatet janë si më poshtë:

Nr. Titulli i projektit Totali Mesatarja e pikëve Renditja
1 Një filxhan kafeje dhe këpucë të reja veshur 457 91.4 1
2 Misioni 430 86 2
3 Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo 362 72.4 3
4 Këtu vallëzohet me hijet 356 71.2 4
5 Sex cut 349 69.8 5
6 Të gjithë vdesin lakuriq 349 69.8 5
7 Musine 342 68.4 6
8 Dragoi i fildishtë   318 63.6 7
9 Teresa për Teresën 316 63.2 8

Bazuar në rezultatin e mësipërm të votimit, me qëllim mbështetjen e projekteve filmike më cilësore, QKK vendosi të financohen projektet të cilët kanë vlerësimin mesatar mbi 70 pikë.

Njoftim për shtyrjen e afatit për paraqitjen e propozimeve mbi projektligjin

Të nderuar,

Qendra Kombëtare e Kinematografisë, në zbatim të Urdhërit të Ministrit të Kulturës № 591, date 15 Tetor 2019, « Për ngritjen e grupit të punës për hartimin e projektligjit “Për disa ndryshime në Ligjin № 8096, datë 21.03.1996, »Për kinematografinë«, të ndryshuar” », ka filluar punën për përgatitjen e projektligjit.

Me qëllim që të arrihet hartimi i një drafti sa më bashkëkohor, me qellim përmirësimin e disa neneve të ligjit, dhe evitimin e problematikave të hasura nga zbatimi në praktikë i Ligjit № 8096, lutemi propozimet tuaja konkrete për ndryshimet e mundshme në ligj.

Propozimet do të pranohen të paraqitura me shkrim, në mënyrë individuale, apo në mënyrë të organizuar nëpërmjet shoqatave të kineasteve.

Me kërkesë të disa prej kineasteve dhe miratimin e Ministrisë së Kulturës, afati i fundit për paraqitjen e propozimeve zyrtare do të jetë data 6 Janar 2020.

Lutemi impenjimin Tuaj në këtë proces shumë të rëndësishëm.

Projektet e mbeshtetura financiarisht nga SEE CINEMA NETWORK Selanik 07.11.19

Në datën 07.11.2019 në Selanik u zhvillua takimi i 30-të të Asamblesë së Përgjithshme të SEE CINEMA NETWORK .

Qendra Kombëtare e Kinematografisë u përfaqësua nga Kyetari, Z. Eduart Makri.

Asambleja e Përgjithshme, mori disa vendime të rëndësishme gjatë këtij takimi si:
– Vendet të mos votojnë projektet të cilat i kanë propozuar vetë, duke evituar në këtë mënyrë konfliktin e interesit.
– Mbledhja e radhës e Asamblesë së Përgjithshme të SEE CINEMA NETWORK të zhvillohet në Tiranë me temë kryesore zgjerimin e aktivitetit të SEE CINEMA NETWORK.
– Të përmirësohen kriteret e ndarjes së fondeve në zhvillim projekti dhe produksion si dhe të mendohet për mbështetje në distribucion.

Qëllimi kryesor i takimeve të përvitshme të Asamblesë së Përgjithshme janë projektet për zhvillim film artistik me metrazh të gjatë dhe projektet për filma artistik të shkurtër, të dërguara nga shtetet anëtare të SEE.

Projektet e përzgjedhura për mbështetje financiare nga SEE CINEMA NETWORK janë:

Feature Film Development

1. LUNA PARK
Director: Florenc Papas
Delegate Producer: ON FILM PRODUCTION
Country of Origin: Albania
Funding amount: 8.000€

2. THROUGH THE MINISTRY OF LOST TIME
Director: Kyros Papavassiliou
Delegate Producer: AMP FILMWORKS
Country of Origin: Cyprus
Funding amount: 8.000€

3. BEHIND THE HAYSTACKS
Director: Asimina Proedrou
Delegate Producer: ARGONAUTS PRODUCTIONS SA
Country of Origin: Greece
Funding amount: 8.000€

4. WOMAN OF THE HOUSE
Director: Fatos Berisha
Delegate Producer: B2 FILMS
Country of Origin: Kosovo
Funding amount: 8.000€

5. FOREVER HOLD YOUR PEACE
Director: Ivan Marinovic
Delegate Producer: ADRIATIC WESTERN
Country of Origin: Montenegro
Funding amount: 8.000€

6. SABATTIER EFFECT
Director: Eleonora Veninova
Delegate Producer: DNF FILMS
Country of Origin: North Macedonia
Funding amount: 8.000€

7. DEATH AND THE MAIDEN
Director: Adina Pintilie
Delegate Producer: MANEKINO FILM
Country of Origin: Romania
Funding amount: 8.000€

8. HEART OF DARKNESS
Director: Stevan Filipovic
Delegate Producer: ART & POPCORN
Country of Origin: Serbia
Funding amount: 8.000€

Short Film – Production

1. WOLF
Director: Vivjan Rama
Delegate Producer: MIHAL RAMA
Country of Origin: Albania
Funding amount: 4.000€

2. CADILLAK AND BLACKBERRIES
Director: Blerta Kelmendi
Delegate Producer: BUJAR ALIMANI
Country of Origin: Albania
Funding amount: 4.000€

3. BACK ROOM BLUES
Director: Andreas Kyriakou
Delegate Producer: STAVROS PAPAGEORGHIOU
Country of Origin: Cyprus
Funding amount: 4.000€

4. BUFFER ZONE
Director: Savvas Stavrou
Delegate Producer: PETER STEPHANOU
Country of Origin: Cyprus
Funding amount: 4.000€

5. VANCOUVER
Director: Artemis Anastasiadou
Delegate Producer: MASSIVE PRODUCTIONS
Country of Origin: Greece
Funding amount: 8.000€

6. COAGULATION
Director: Noar Sahiti
Delegate Producer: ARMADALE LANDING
Country of Origin: Kosovo
Funding amount: 4.000€

7. SEA BY THE RIVER AND RIVER BY THE SEA
Director: Sovran Nrecaj
Delegate Producer: NJOMZA TMAVA
Country of Origin: Kosovo
Funding amount: 4.000€

8. STEADY FLOW
Director: Anja Jovanović
Delegate Producer: VIDEA PRODUCTION DOO.
Country of Origin: Montenegro
Funding amount: 8.000€

9. ONLY THE DEVIL HATES WATER
Director: Lidija Mojsovska
Delegate Producer: LIST PRODUCTION
Country of Origin: North Macedonia
Funding amount: 8.000€

10. THE REUNION
Director: Rares Mihai Abraham, Bogdan Iliesiu
Delegate Producer: S.C. 23 FILM MEDIA & STUDIO S.R.L.
Country of Origin: Romania
Funding amount: 8.000€

11. SAMMIE
Director: Stefan Orlandic-Stojanovski
Delegate Producer: LIVING PICTURES
Country of Origin: Serbia
Funding amount: 8.000€

Njoftim

Të nderuar,

Qendra Kombëtare e Kinematografisë, në zbatim të Urdherit të Ministrit të Kulturës №591, datë 15.10.2019, « Për ngritjen e grupit të punës për hartimin e projektligjit “Për disa ndryshime në ligjin nr. 8096, datë 21.03.1996, “Për kinematografinë”, të ndryshuar », ka filluar punën për përgatitjen e projektligjit.

Me qëllim që të arrihet hartimi i një drafti sa më bashkëkohor, me qëllim përmiresimin e disa neneve të ligjit, dhe evitimin e problematikave të hasura nga zbatimi në praktike i Ligjit №8096, lutemi propozimet Tuaja konkrete për ndryshimet e mundshme në Ligj.

Propozimet do të pranohen të paraqitura me shkrim, në mënyrë individuale, apo në mënyrë të organizuar nëpërmjet shoqatave të kineastëve.

Afati i fundit për paraqitjen e propozimeve zyrtare do të jetë data 15 Nentor 2019.

Lutemi impenjimin Tuaj në këtë proces shumë të rëndësishem.

Me respekt,
Eduart Makri