Filmi «Pain & Glory» i regjisorit spanjoll Pedro Almodovar hap sot edicionin e XVII të TIFF, financuar nga QKK

Gjate kesaj jave do keni mundesine te ndiqni filmat e fundit të Pedro Almodovar, Yorgos Lanthimos, RetrospecTIFF nga Ali Asgari dhe Farnoosh Samadi, të dy anëtare të Akademisë së Artit e Shkencës SHBA, Oscar Nominated Short Films 2019, EFA Nominated Short Films 2018, etj.

Gjithashtu do të keni mundësinë të ndiqni premierat kombëtare të:

  • The Father by Petar Valchanov, Kristina Grozeva | fitues në Karlovy Vary FF 2019
  • Take Me Somewhere Nice by Ena Sendijarevic | fitues në Sarajevo FF 2019
  • Cold November by Ismet Sijarina | Official Competition San Sebastián FF 2018
  • Aga’s House by Lendita Zeqiraj | Official Selection in Karlovy Vary FF 2019
  • Rounds by Stefan Komandarev | Official Competition Sarajevo FF 2019
  • The Van by Erenik Beqiri | Official Competition Cannes FF 2019
  • An Unforgettable Spring in a Forgotten Village by Kushtrim Bekteshi

si dhe filmin mbyllës të TIFF 2019, premierën kombëtare të Open Door, gjithashtu financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë nga Florenc Papas, që kishte premierën botërore dhe official competition në Sarajevo FF 2019.


Shqipëria dërgon «DELEGACIONIN» në OSCAR

Komisioni i ngritur nga QKK ka vendosur unanimisht me shumice absolute votash, në votim te hapur, të zgjedhë filmin «Delegacioni», me regji të Bujar Alimanit dhe skenar të Artan Minarollit, dhe prodhuar nga Emir Turkeshi Gramo, si kandidatin e sivjetshëm shqiptar për “Filmin Artistik Ndërkombëtar” më të mirë në AMPAS.

Pas premierës fitores së çmimit të madh në Varshavë, Delegacioni është përzgjedhur ndërkohë në mbi 16 festivale ndërkombëtare, në të cilat ka fituar 11 çmime.


Albania sends «THE DELEGATION» to the OSCARS

The commission created by ANCC has decided unanimously, in open voting, to choose the feature «The Delegation», directed by Bujar Alimani and written by Artan Minarolli, and produced by Emir Turkeshi Gramo, as this year’s Albanian nominee for best “International Feature Film” at the AMPAS.

After the premiere and big win at Warsaw Film Festival, the Delegation has ben selected in over 16 festivals, in which it was awarded 11 times.


https://www.youtube.com/watch?v=HUhjMF4UB4g


Njoftim për vlerësimin e projekteve festivale filmi dhe projekte të ndryshme kinematografike

Qendra Kombëtare e Kinematografisë njofton se në datën 16 Shtator 2019, u finalizua vlerësimi me pikë për projektet për festivale filmi dhe projekte të ndryshme kinematografike. Anëtarët e Këshillit të Miratimit të Projekteve, kryen votim personal (on line) sipas Formularit të Fletës së Votimit të miratuar sipas sistemit të vlerësimit 10 pikë (min) – 100 pikë (max), për secilin projekt. Pas përllogaritjes së pikëve të grumbulluara, projektet kinematografike klasifikohen si më poshtë:

I – Projektet kinematografike “Festival Filmi”

Nr. Titulli i projektit Shtëpia kinematografike Totali i pikëve
1. Tirana International Film Festival Tirana Film Institute 420
2. Human Rights Film Festival in Albania ORA FILM-Marubi 388
3. A-FestFilmRozafa – 2019 Maku 369
4. Festivali i Film Balkanik dhe Kulinarisë Action Production 342
5. Ngjarjet historike Albasky Film 212

 
II – Kategoria “Projekte të ndryshme kinematografike”:
 

Nr. Titulli i projektit Shtëpia kinematografike Totali i pikëve
1. Balkan Film Market-III Iceberg Communication 415
2. Netët e kinemasë evropiane Production  Cinemania 341
3. Tirana 48 Hour Film Project Element Studios 326
4. Ko:sh Film Fest on tour dART Production 320
5. Tourismovie Tunnel film 263

 

Bazuar në rezultatin e mësipërm të votimit, si dhe mbështetur në analizën dhe vlerësimin financiar të bërë nga Komisioni Financiar i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Këshilli i Miratimit të Projekteve ka vendosur:

Në kategorinë projekte për festivale filmi, t’i propozojë Kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë financimin e këtyre:

  1. “Tirana International Film Festival – 2019”, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Tirana Film Institute”;
  2. “Human Rights Film Festival in Albania – 2019”, paraqitur nga shtëpia kinematografike “ORA FILM-Marubi”;
  3. “A-FestFilmRozafa – 2019”, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Maku”;
  4. “Festivali i Film Balkanik dhe Kulinarisë – 2019”, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Action Production”.

Në katagorinë projekte të ndryshme kinematografike, t’i propozojë Kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë financimin e këtyre pojekteve:

  1. “Balkan Film Market-III”, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Iceberg Communication”;
  2. “Netët e kinemasë evropiane”, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Production Cinemania”;
  3. “Tirana 48 Hour Film Project”, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Element Studios”;
  4. “Ko:sh Film Fest on tour”, paraqitur nga shtëpia kinematografike “dART Production”.

Ju uroj punë të mbarë projekteve fituese dhe shpresoj në bashkëpunim të frytshëm.

Eduart Makri

Thirrje për Pjesëmarrje

MASTERCLASS | E premte, 27 Shtator 2019, ora 11:00

Në kuadër të Edicionit të 17Tirana International Film Festival, zyra e Marrdhënieve me Publikun e Ambasadës Amerikane në Tiranë në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Kinematografisë ju ftojnë të merrni pjesë në Masterclass-in që do zhvillohet nga kineastja e mirënjohur amerikane, fituese e çmimeve të ndryshme kinematografike, znj. Lara Stolman.

SEE Cinema Network ka hapur konkursin për zhvillim të projekteve filmike me metrazh të gjatë

SEE Cinema Network (The South Eastern Europe Cinema Network) ka hapur konkursin për mbeshtetje të zhvillimit të projekteve filmike me metrazh të gjatë.

Me poshte do gjeni linkun ku mund te njiheni me rregulloren dhe dokumentacionin perkates qe duhet te plotesoni:
http://nationalfilmcenter.gov.al/index.php/the-south-eastern-europe-cinema-network-see-cinema-network/

Afati i dorezimit te dokumentave prane QKK eshte data 20 Shtator 2019

Ju kujtojme se filmi duhet te jete bashkeprodhim me nje nga shtetet anetare. Nderkohe, dokumentacioni duhet te jete ne gjuhen angleze.

Dokumentacioni te dergohet brenda afatit te percaktuar ne info@nationalfilmcenter.gov.al

Per cdo informacion mund te n’a kontaktoni ne :
E-mail: info@nationalfilmcenter.gov.al
Tel: 04 2 2378-004

Ngrihet Këshilli i Miratimeve të Projekteve pranë Qendrës Kombëtare të Kinematografisë

Vendim Nr. 525, Datë 12.09.2019

“Për konfirmimin e përbërjes së Këshillit të Miratimit të Projekteve”

Në zbatim të nenit 8 dhe 13 të Ligjit nr. 8096, datë 21.03.1996, “Për kinematografinë”, i ndryshuar, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 602, datë 21.08.2003, “Statuti i Qendrës Kombëtare Kinematografike”, si dhe Vendimit të shoqatave të kineastëve, nr. 485 Prot., datë 06.09.2019,

VENDOSA:

1. Konfirmimin e përbërjes së Këshillit të Miratimit të Projekteve që do të funksionojë pranë Qendrës Kombëtare të Kinematografisë.

2. Këshilli Miratues i Projekteve përbëhet nga:

  • Znj. Diana Çuli Sinoimeri
  • Z. Petrit Beci
  • Znj. Annick Mahnert
  • Znj. Elma Tataragic
  • Z. Mario Brenta

3. Anëtar rezervë i Këshillit të Miratimit të projekteve të jetë:

  • Z. Franz Muller

4. Mandati ligjor i Këshillit të Miratimit të Projekteve fillon në datën 12 Shtator 2019 dhe përfundon në datën 11 Shtator 2021.

5. Drejtoria e Projekteve të marrë masat për të bërë njoftimet përkatëse.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

KRYETARI
Edurt MAKRI

Vendimi i Kryetarit N. 525, datë 12.09.2019

Momente nga xhirimet e filmit artistik « The Stork »

Momente nga xhirimet e filmit artistik « THE STORK », skenar dhe regji Isa QOSJA, DoP: Gokhan TIRYAKI, një prodhimi i shtëpisë kinematografike ARTIKULACIJA FILM (Mali i Zi), në bashkëpunim me ABHO Film (Mali i Zi), Aba Film (Mali i Zi), One Draft LLC (Kosovë), Tunnel Film (Shqipëri), Pigmento Film (Maqedonia e Veriut).

Filmi është financuar nën kategorinë “Bashkëprodhime në minorancë” nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë. Filmi është mbështetur edhe nga Eurimages.

Cast Arta Dobroshi, Arben Bajraktaraj, Flonja Kodheli, Shkumbin Istrefi