QKK Shqipëri në «Marche du Film 2019»

Edicioni i 58-te i « Marche du Film », tregu me i madh i kinematografise europiane, filloi ne date 14 maj dhe priti deri ne date 22 profesioniste te dhe filmedashes nga gjithe bota. Me saktesisht 114 shtete janë të përfaqësuara me stendat e tyre në Marche, mbi 12000 te akredituar qe takohen dhe ndjekin panelet e panumerta ne 33 venue te ndryshme, mbi 4000 filma dhe projekte te prezantuar gjate Marche-se.

Rreth 700 filma u shfaqen per here te pare në Marche, per profesionistet e filmit, perfaqesuesit e festivaleve dhe ata te distribucionit, sales agents, TV byers etc.

Duke ofruar nje hapesire dinjitoze per prezantimin e filmave shqiptare por edhe per takimet e producenteve shqiptare, QKK ngriti per here të gjashte dhe per here te 4rt sebashku me Kosoven pavionin e filmit shqiptar në Marche du Film, gjate edicionit te 72-te te Festivalit në Cannes.

Ndër takimet më të rëndësishme të stafit të QKK në Cannes mund të veçojmë:

  • Takim Drejtorin Ekzekutiv te Euirimages, Roberto Olla. Duke pergezuar z. Makri per ndryshimet qe po synon ne detyren e tij te re, Z. Olla diskutoi ndryshimet e ngjashme qe po pregatit edhe Eurimages, I uroi Kryearit punë të suksessme në detyrën si përfaqësues i Shqipërisë në Eurimages.
  • Takim me Renata Santori – Programuese e seksionit Giorante dei Autori, duke diskutuar mundesite e aplikimit te filmave shqiptare ne kete seksion te Festivalit te Venezias, nepermjet Qendres Kombetare te Kinematografise.
  • Kryetari i QKK shqiperi dhe atij Kosove, duke diskutuar eksperiencen e Kosoves ne menyren e vleresimit te projekteve artistike nga Bordi.
  • Kryetari i QKK ne takim me Julien Ezanno nga CNC franceze duke diskutuar mundesite e bashkepunimit dhe ndihmen me ekspertizen e Frances per ndryshimet ne ligjin mbi kinematografine. QKK planifikon të finalizojë hartimin e një marrëvshjeje bashkëpunimi mes dy Qendrave të Filmit, me asistencen edhe të Ambasadës Franceze, e cila do të përfshijë edh prurjen e expertëve francize, kryesisht në fushën e distribucionit dhe përgatitjes së projekteve pë aplikime ndërkombëtare.
  • Takimi i pare i perbashket i Kryetareve te Qendrave fqinje te filmit me Kryetarin e ri te QKK Shqiperi. Eduart Makri (Shqiperi), Boban Jevtic (Serbi), Goran Tozija (Maqedonia e Veriut), Sehad Cekic (Mal i Zi). Në këtë takim të përbashkët u diskutua rritja e bashkëpunimeve në rajon, dhe ideja e krijimit të një memorandum bashkëpunimi rajonal, i cili do të facilitonte edhe prodhimet e huaja në rajon, nëpërmjet ndarjes së incentivave.
  • Takim me Zv. Drejtorin e European Film Promotion, Jo Muehlberger per te diskutuar programet e ofruara nga kjo Organizate.
  • Takim me z. Domenico La Porta per te diskutuar mundesite e promovimit te kinemase shqiptare ne CINEUROPA.
  • Takim me z. Hrvoje Hribar, regjisor, ish-drejtor i Qendrës Kroate të Audiovizualit, ku u diskutua gjendja e industrisë së filmit në rajon dhe mundësitë për ndryshime në ligjin e kinematografise se Shqipërisë.
  • Takim i Kryetarit te QKK me z. Alberto La Monica, nga Festivali i Filmit ne Lecce dhe Drejtor i Euro Mediterranean Co-production Forum.
  • Gjithashtu, përfaqësuesit e Shqipërisë, ndoqën aktivitetin “Women in Film”, nje panel ndërkombëtar i organizuar në stendën e Izraelit, në cilin ishin pjesë edhe Sabina Kodra (producente) dhe Rafaela Rica (CEO e Balkan Film Market) nga Shqipëria.
  • Përfaqësuesja e Shqipërisë në European Film Promotion, Majlinda Tafa mori pjesë gjithashtu në darken e organizuar nga EFP për të prezantuar anëtarët e EFP me 2 drejtorët e rinj të Berlinales Mariette Rissenbeek and Carlo Chatrian. Gjatë këtij takimi, përfaqësuesja shqiptare diskutoi me Z. Chatrian, i cili do të jetë përgjegjës për riformatimin e programit të filmave në Berlinale, për vështirësitë që hasin filmat shqiptarë për të trokitur në derën e këtij festivali.
  • Në date 21 maj u mbajt edhe Asambleja e Përgjithshme e Organizatës EUROPEAN Film Promotion, ku mori pjesë përfaqësuesja Majlinda Tafa. Në këtë Asamble u zgjodh edhe Bordi i ri drejtues, anëtar I të cilit u bë z. Arben Zharku, Drejtor i Qendrës Kinematografike të Kosovës.
  • Përveç kësaj, përfaqësuesit shqiptarë patën takime të shumta me drejtues festivalesh ndërkombëtare, producente, dhe distributorë, të interesuar për Shqipërinë dhe rajonin.
  • Kënaqësi e veçantë ishte të prisnim në pavionin shqiptar, regjisorin Erenik Beqiri dhe disa nga stafi i filmit “The VAN” i cili është filmi i parë i shkurtër që garon nga Shqipëria për Palmën e Artë. QKK mbështeti financiarisht regjisorin dhe producenten shqiptare të filmit për prezencën e tyre në Cannes.
  • QKK mbështeti financiarisht prezencën në CANNES të një grupi producentësh shqiptarë.

Ndiqni intervistën e Kryetarit të QKK – Eduart Makri në pavjonin shqiptar në Marche du Film, Cannes.

Kurs Trajnimi për Prodhim Dokumentarësh TV, financuar nga Malasyian Technical and Cooperation Programme (MTCP)

MTCPMalaysian Technical and Cooperation Programme
ofron falas një kurs trajnimi për Prodhimin e Dokumentarëve TV, i cili zhvillohet në Malajzi në datat
24 Qershor – 26 Korrik 2019. Mosha e aplikantëve 2650 vjeç.

Shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimit dhe fee-ja e kursit mbulohen nga pala Malazeze.

Informacionet e detajuara i gjeni në linkun e mëposhtëm:

https://mtcpcoms.kln.gov.my/mtcpcoms/online/list_course/IPP00005

Broshurën e kursit këtu:

https://mtcpcoms.kln.gov.my/mtcpcoms/upload/IPP00005bro.pdf

Të interesuarit duhet të plotësojnë formularin e ,ëposhtëm dhe ta dërgojnë pranë QKK. brenda datës 10 maj ora 14:00.

https://mtcpcoms.kln.gov.my/mtcpcoms/upload/NewApplicationFormMTCP.pdf