Thirrje për Minority Co-production dhe projekte të ndryshme kinematografike

Të nderuar kolegë,

Qendra Kombëtare e Kinematografisë ju njofton hapjen e konkurimit për:
1. Projekte të ndryshme kinematografike;
2. Projekte për film artistik metrazh i gjatë, kategoria Minority Co-production.

Në zbatim të ligjit nr. 8096, datë 21.03.1996, “Për kinematografinë”, të ndryshuar, vetëm shtëpitë kinematografike të regjistruara në QKK mund të paraqesin projekte kinematografike për konkurim.

Shtëpitë kinematografike, të cilat do të paraqesin projekte në konkurim, duhet të kenë parasysh sa më poshtë:
1. Të jenë të rregjistruara në QKK për vitin kalendarik 2018.
2. Të shikojnë Rregulloren e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, në të cilën përshkruhen rregullat dhe kriteret për aplikimin.

Aplikimi i projekteve do të bëhet on line në faqen: www.filmcoproduction.com.

Afati i fundit për depozitimin e projekteve (on line) do të jetë data 15.09.2018.

Ju falënderojmë për bashkëpunimin.