Njoftim

Këshilli Miratues i Projekteve të filmave të animuar i perbere nga anëtarët:

Znj. Suzana VARVARICA KUKA, Z. Adrian ISUFI, Znj. Alda BARDHYLI, Z. Helidon HALITI, Z. Besnik SHPATA

u mblodh sot, më datë 30.06.2017, në mbledhjen me këtë rend dite:

1. Shqyrtimi i projekteve për filma të animuar, të depozituar deri në datën
14.10.2016, e të plotësuara sipas kërkesës së KMP.

2. Shqyrtimi i projekteve kinematografike për filma të animuar të kategorisë indipendent, të depozituar deri në datën 31.03.2017.

Komisioni i Shqyrtimit Paraprak të Projekteve ka kualifikuar për konkurim këto projekte për film të animuar:

“Vogëlushja prej bore”, skenari Ajola DAJA, regjia Megi KARAJ, paraqitur nga produksioni “A.R.” p.f.
“Macja”, skenari dhe regjia Artur DAUTI, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Projekt SXHJ” sh.p.k.
“Mirënjohja”, skenari Kujtim GJONAJ, regjia Bertrand SHIJAKU, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Bota Shqiptare” sh.p.k.,
“Koha tjetër”, skenari dhe regjia Stefan TAÇI, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Papadhimitri Film Production” sh.p.k.
Gjithashtu, Komisioni i Shqyrtimit Paraprak të Projekteve ka kualifikuar për konkurim këto projekte për film të animuar të kategorisë Indipendent:
“Lakmia”, skenari Marius Gaçe, regjia Eni Gjoni, producent “Cinemania” p.f.;
“Historitë e qenit Piku”, skenari Artur Dauti, regjia – studentë Universiteti “Luigj Gurakuqi”, producent “Projekt SXHJ” sh.p.k.;
“Legjenda e vendit të shenjtë”, skenari dhe regjia Eliona Thomaraj, producent “Urban Distribution” sh.p.k.

Pasi i shqyrtoi projektet, KMP vendosi:

I. T’i propozojë Kryetarit të Qendrës Kombëtre të Kinematografisë financimin e këtyre projekteve për film të animuar:

“Macja”, skenari dhe regjia Artur DAUTI, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Projekt SXHJ” sh.p.k.

II. T’i propozojë Kryetarit të Qendrës Kombëtre të Kinematografisë financimin e këtyre projekteve për film të animuar- Indipendent:

“Legjenda e vendit të shenjtë”, skenari dhe regjia Eliona Thomaraj, producent “Urban Distribution” sh.p.k.

Share this...
Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn