Njoftim

Këshilli Miratues i Projekteve të filmave të animuar i perbere nga anëtarët:

Znj. Suzana VARVARICA KUKA, Z. Adrian ISUFI, Znj. Alda BARDHYLI, Z. Helidon HALITI, Z. Besnik SHPATA

u mblodh sot, më datë 30.06.2017, në mbledhjen me këtë rend dite:

1. Shqyrtimi i projekteve për filma të animuar, të depozituar deri në datën
14.10.2016, e të plotësuara sipas kërkesës së KMP.

2. Shqyrtimi i projekteve kinematografike për filma të animuar të kategorisë indipendent, të depozituar deri në datën 31.03.2017.

Komisioni i Shqyrtimit Paraprak të Projekteve ka kualifikuar për konkurim këto projekte për film të animuar:

“Vogëlushja prej bore”, skenari Ajola DAJA, regjia Megi KARAJ, paraqitur nga produksioni “A.R.” p.f.
“Macja”, skenari dhe regjia Artur DAUTI, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Projekt SXHJ” sh.p.k.
“Mirënjohja”, skenari Kujtim GJONAJ, regjia Bertrand SHIJAKU, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Bota Shqiptare” sh.p.k.,
“Koha tjetër”, skenari dhe regjia Stefan TAÇI, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Papadhimitri Film Production” sh.p.k.
Gjithashtu, Komisioni i Shqyrtimit Paraprak të Projekteve ka kualifikuar për konkurim këto projekte për film të animuar të kategorisë Indipendent:
“Lakmia”, skenari Marius Gaçe, regjia Eni Gjoni, producent “Cinemania” p.f.;
“Historitë e qenit Piku”, skenari Artur Dauti, regjia – studentë Universiteti “Luigj Gurakuqi”, producent “Projekt SXHJ” sh.p.k.;
“Legjenda e vendit të shenjtë”, skenari dhe regjia Eliona Thomaraj, producent “Urban Distribution” sh.p.k.

Pasi i shqyrtoi projektet, KMP vendosi:

I. T’i propozojë Kryetarit të Qendrës Kombëtre të Kinematografisë financimin e këtyre projekteve për film të animuar:

“Macja”, skenari dhe regjia Artur DAUTI, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Projekt SXHJ” sh.p.k.

II. T’i propozojë Kryetarit të Qendrës Kombëtre të Kinematografisë financimin e këtyre projekteve për film të animuar- Indipendent:

“Legjenda e vendit të shenjtë”, skenari dhe regjia Eliona Thomaraj, producent “Urban Distribution” sh.p.k.

Njoftim – Vendim i KMP-së dt. 29.06.2017

QKK lOGO GODINA

Këshilli Miratues i Projekteve të filmit artistik dhe dokumentar, u mblodh sot, më datë 29.06.2017,
për të shqyrtuar projektet kinematografike për filma të kategorisë Indipendent (metrazh i gjatë, i shkurtër dhe dokumentar).
Pas kryerjes së procedurës së votimit, Këshilli i Miratimit të Projekteve

V E N D O S I:

T’i propozojë Kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë financimin e këtyre projekteve kinematografike të kategorisë Indipendent:

  1. Filma me metrazh të gjatë, Indipendent
  • “Të burgosur pa burg”, skenari dhe regjia Verjana Abazaj, producent “Mov(i)e On” p.f.
  • “Njeriu me Këmishë” skenari Luan Kryeziu, regjia Luan Kryeziu, Endrit Delisula, producent “Videoline” sh.p.k.
  • “Contromano 4 Albania”, skenari dhe regjia Andamion Murataj, producent “Lissus Media” sh.p.k.
  • “Gangsteri perfekt”, skenari dhe regjia Andi Deliana, producent “Action Production” sh.p.k.
  • “Një jetë me ty”, skenari dhe regjia Erion Kame, producent “Black Box” sh.p.k.
  • “Pengu”, skenari dhe regjia Saimir Gongo, producent “Shows and Publicity Production” sh.p.k.
  • “Emili”, skenari dhe regjia Ajola Daja, producent “A.R.Production” p.f.
  1. Filma artistikë me metrazh të shkurtër Indipendent
  • “Gjergj, the funeral crasher”, skenari dhe regjia Albana Kozeli, producent “edit4” p.f.
  • “Poeti”, skenari Ylljet Aliçka, regjia Atina Laço, producent “Teo Film” sh.p.k.
  • “Agamemnoni”, skenari dhe regjia Ergys Lubonja, producent “O2 Movie Production” p.f.
  • “Rrugës”, skenari dhe regjia Irdit Kaso, producent “Hija Films” p.f.
  • “Femrat”, skenari dhe regjia Elkjana Gjipali, producent “Ejf Production” sh.p.k.
  • “Popcorn”, skenari dhe regjia Blerina Goce, producent “edit4” p.f.
  • “Elisa”, skenari dhe regjia Erenik Beqiri, producent “Anima Pictures” sh.p.k.

III. Filma dokumentarë Indipendent

  1. “Viola, pikturë, letërsi” skenari dhe regjia Ervin Çoba, producent “Koncentrat” p.f.

 

____________________________________________________________________________________________

Njoftim në lidhje me zbatimin e VKM-së nr. 473, datë 01.06.2017

NJOFTIM

Qendra Kombëtare e Kinematografisë, në zbatim të VKM-së Nr. 473, datë 01.06.2017 për “Marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë proçesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2017” me urdhër të titullarit Z. Ilir Butka, ngrihet Grupi i Monitorimit, i përbërë si më poshtë, ku ju kërkojmë të raportoni shkeljet e konstatuara nga ana e punonjësve të QKK-së:

  1. Ilir BUTKA (Kryetar)
  2. Arben LAMI (Anëtar)
  3. Marjela ZAJMI (Anëtare)

Kontakti i Titullarit të Institucionit

Ilir Butka / Kryetar
Email: ilir.butka@nationalfilmcenter.gov.al
Telefon: (04)2378004