KMP e animacionit, Njoftim

Këshilli Miratues i Projekteve, i përbërë nga zotërinjtë:

  • Suzana VARVARICA KUKA,
  • Ardian ISUFI,
  • Alda BARDHYLI,
  • Helidon HALITI

u mblodhën sot, më datë 19.04.2017, në mbledhjen me këtë rend dite:

  1. Konstituimi i KMP dhe zgjedhja e Kryetarit të KMP.
  2. Njohje me Rregulloren e funksionimit të Këshillit Miratues të Projekteve.
  3. Shqyrtimi i projekteve kinematografike për filma të animuar, të depozituar deri në datën 14.10.2016 ndryshme kinematografike. Komisioni i Shqyrtimit Paraprak të Projekteve ka kualifikuar për konkurim këto projekte kinematografike:
  • “Vogëlushja prej bore”, skenari Ajola DAJA, regjia Megi KARAJ, paraqitur nga produksioni “A.R.” p.f.
  • “Macja”, skenari dhe regjia Artur DAUTI, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Projekt SXHJ” sh.p.k.
  • “Mirënjohja”, skenari Kujtim GJONAJ, regjia Bertrand SHIJAKU, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Bota Shqiptare” sh.p.k.,
  • “Koha tjetër”, skenari dhe regjia Stefan TAÇI, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Papadhimitri Film Production” sh.p.k.

Këshilli i Miratimit të Projekteve,

V E N D O S I:

  1. Kryetari i Këshillit të Miratimit të Projekteve zgjidhet znj. Suzana VARVARICA KUKA.
  2. Projektet e paraqitura në konkurim kthehen për plotësimin e dokumentacionit si më poshtë:
    1. Të bëhet zhvillimi emocional i personazheve në raport me ndryshimet e tyre psikologjike në skenat më kryesore të skenarit.
    2. Të bëhet zhvillimi i disa skenave kryesore të skenarit në raport me personazhet.
    3. Të paraqitet përpara KMP material pilot 10-30 sekonda, i cili do të shërbejë për të krijuar një ide më të qartë rreth qasjes artistike dhe estetike, të atmosferës të animacionit të teknikës dhe të formatit me të cilin do të realizohet filmi.
  • Afati i fundit për paraqitjen e materialeve të kërkuara në pikën II të këtij vendimi, të jetë data 20.06.2017.
  1. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Share this...
Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn