QKK | Fakte dhe numra

Qe nga krijimi ne vitin 1997 deri me sot (20 vjet) QKK ka financuar 296 filma nga te cilat 183 prej tyre jane financuar ne perjudhen 1997 – 2014.
Keta filma i perkasin kategorive te meposhteme:

28 filma te gjate
33 filma te shkurter
74 dokumentare,
48 filma te animuar

Mesatarisht gjate 17 viteve (1997 – 2014) jane financuar cdo vit rreth 11 filma:

2 filma te gjate
2 filma te shkurter
4 dokumentare
3 filma te animuar

Vetem gjate 3 viteve te fundit (2015-2017) jane financuar 113 filma ne total, nga te cilet:

51 filma te gjate,
29 filma te shkurter
18 dokumentare
15 animacion

Mesatarisht gjate 3 viteve (2015-2017) jane financuar cdo vit rreth 37 filma, nga te cilet:

17 filma te gjate
9 filma te shkurter
6 dokumentareit
5 filma te animuar

Pra vetem ne 3 vitet e fundit jane financuar rreth 1/3 e filmave ne total te financuar gjate 20 vjeteve te funksionimit te QKK-së.

Gjate 3 viteve 2015 – 2017 jane financuar me shume filma te gjate se sa ne perjudhen 1997 – 2014, (51 filma perkundrejt 28 filma).

Ne vitet me te mira te “Kinostudios” realizoheshin rreth 40 filma ne vit, nga te cilet 14 ishin filma te gjate dhe pjesa tjeter dokumentare dhe animacion.

Kjo shifer konsiderohej dhe vazhdon te konsiderohet edhe sot nje rekord referuar numrit te popullsise, nderkohe qe QKK aktualisht financon nje numer me te madh projektesh. Praktikisht gjate vitit 2017 u financuan nga QKK 49 projekte, nga te cilet 24 ishin filma te gjate dhe pjesa tjeter, filma te shkurter, dokumentare dhe animacion.

QKK, Filmat e financuar per vitin 2015

Aplikuan për fonde 78 projekte filmike.
Pas proçesit të vlerësimit kanë fituar të drejtën për financim 37 projekte:

12 Filma të gjatë, 10 Filma të shkurtër, 4 Dokumentarë, 3 Filma të Animuar, 4 Zhvillim projekti, 4 Festivale Filmi

4 Filma me metrazh të gjatë
3 Filma me metrazh të gjatë, vepër e parë
3 Filma me metrazh të gjatë Indipentent
2 Filma me metrazh të gjatë (Bashkëprodhime minoritare)
4 Filma me metrazh të shkurtër
6 Filma me metrazh të shkurtër Indipendent
1 Dokumentar
3 Dokumentarë Indipendentë
3 Filma të animuar
4 Zhvillim projekti
4 Festivale Filmi

Mosha mesatare e fituesve 41 vjec
18 regjisore te financuar aplikojne per here te pere ne QKK
30% e regjisoreve fitues jane femra

QKK, Filmat e financuar per vitin 2016

Aplikuan ne QKK 81 projekte filmike.
Pas proçesit të vlerësimit fitojnë të drejtën për financim 43 projekte:

15 Filma të gjatë, 4 Filma të shkurtër, 6 Dokumentarë, 10 Filma të Animuar, 6 Festivale Filmi

4 Filma me metrazh të gjatë
4 Filma me metrazh të gjatë, vepër e parë
4 Filma me metrazh të gjatë Indipentent
3 Filma me metrazh të gjatë (Bashkëprodhime minoritare)
3 Filma me metrazh të shkurtër
1 Film me metrazh të shkurtër Indipendent
6 Dokumentarë
4 Filma të Animuar
6 Filma të Animuar Indipendentë
6 Festivale Filmi

Mesatarja e regjisoreve te financuar 40 vjec

QKK, Filmat e financuar per vitin 2017

Aplikuan ne QKK 63 projekte filmike.
Pas proçesit të vlerësimit fitojnë të drejtën për financim 49 projekte:

24 Filma të gjatë, 15 Filma të shkurtër, 8 Dokumentarë dhe 2 filma të

animuar.

4 Filma me metrazh të gjatë
7 Filma me metrazh të gjatë, vepër e parë
4 Filma me metrazh të gjatë (Bashkëprodhim minoritar)
7 Filma me metrazh të gjatë Indipendent
2 Filma me metrazh të gjatë, pasprodhim
7 Filma me metrazh të shkurtër
7 filma me metrazh të shkurtër Indipendent
1 Film me metrazh të shkurtër pasprodhime
7 Filma dokumentarë
1 Film dokumentar Indipendent
1 Film i animuar
1 Film i animuar Indipendent

 

Share this...
Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn