NJOFTIM – KONKURS PER FILMIN INDIPENDENT DHE BASHKEPRODHIMET NE MINORANCE (MINORITY COPRODUCTIONS)

NJOFTIM – HAPJA E SEZONIT TE KONKURIMIT PER FILMIN INDIPENDENT DHE BASHKEPRODHIMET NE MINORANCE (MINORITY COPRODUCTIONS)
I. Qendra Kombëtare e Kinematografisë njofton hapjen e sezonit të konkurimit të projekteve kinematografike për: 
1. Filma të kategorisë Indipendent:
a) artistik me metrazh të gjatë;
b) artistik me metrazh të shkurtër;
c) dokumentar;
d) të animuar.
2. Filma artistikë të metrazhit të gjatë, të kategorisë Minority Coproduction.
II. Në zbatim të ligjit nr. 8096, datë 21.03.1996, “Për kinematograinë”, të ndryshuar, vetëm shtëpitë kinematografike të regjistruara në QKK mund të paraqesin projekte kinematografike për konkurim.
III. Shtëpitë kinematografike, të cilat do të paraqesin projekte në konkurim, duhet të kenëparasysh sa më poshtë:
1. Të jenë të rregjistruara në QKK për vitin kalendarik 2017.
2. Të vizitojnë faqen web të QKK, si dhe link http://nationalfilmcenter.gov.al/jurid…/rregullore-e-qkk-se/, në të cilën ndodhet Rregullorja e Qendrës Kombëtaretë Kinematografisë, në të cilën përshkruhen rregullat dhe kriteret për aplikimin.
3. Aplikimi i projekteve do të bëhet on line në faqen: www.filmcoproduction.com.
IV. Afati i fundit për depozitimin e projekteve (on line) do të jetë data 31.03.2017.