Njoftim mbi propozimet për Këshillin e ri të Miratimit të Projekteve (KMP)

Të nderuar kineastë,

Qendra Kombëtare e Kinematografisë njofton se në datën 10 Shtator 2016, përfundon mandati dy vjeçar i Këshillit të Miratimit të Projekteve pranë këtij institucioni.
Ftohen shoqatat e kineastëve të bëhen pjesë e procesit të përzgjedhjes së Këshillit të Miratimit të Projekteve, për periudhën kohore Shtator 2016 – Shtator 2018.
QKK, fton gjithashtu të gjithë kineastët të bëhen pjesë e vendimmarrjes në shoqatat ku aderojnë, në mënyrë që të zgjedhin përfaqësuesit e tyre më të mirë të mundshëm në KMP për dy vitet e ardhshme.
Të nderuar kineastë
Qendra Kombëtare e Kinematografisë njofton se në datën 10 Shtator 2016, përfundon mandati dy vjeçar i Këshillit të Miratimit të Projekteve pranë këtij institucioni.
Ftohen shoqatat e kineastëve të bëhen pjesë e procesit të përzgjedhjes së Këshillit të Miratimit të Projekteve, për periudhën kohore Shtator 2016 – Shtator 2018.
QKK, fton gjithashtu të gjithë kineastët të bëhen pjesë e vendimmarrjes në shoqatat ku aderojnë, në mënyrë që të zgjedhin përfaqësuesit e tyre më të mirë të mundshëm në KMP, për dy vitet e ardhshme.
Kandidaturat që do të propozohen për të përfaqësuar shoqatat e kineastëve në Këshillin e Miratimit të Projekteve, duhet të plotësojë këto kritere:
  • të jetë shtetas shqiptar.
  • të ketë kryer arsimin e lartë.
  • të ketë dhënë kontribut në fushën e kinematografisë dhe artit në përgjithësi.
  • të ketë integritet moral dhe profesional.
  • të mos jetë i dënuar penalisht, me vendim gjykate të formës së prerë.
  • të mos ketë konflikt interesi në përmbushje të kërkesave dhe dispozitave ligjore për konfliktin e interesave.
  • të mos ketë qenë anëtar i KMP paraardhëse.
Secila shoqatë duhet të përcjellë zyrtarisht në QKK të paktën dy kandidatura që plotësojnë kriteret e sipërpërmendura. Kandidaturat do të pranohen në rast se propozimi zyrtar do të jetë i shoqëruar me dokumentacionin e mëposhtëm:
  • CV e kandidaturave të propozuara për anëtarë të KMP.
  • Vërtetim për rregjistrim si shoqatë nga gjykata e rrethit, i cili duhet të jetë lëshuar nga gjykata tre muajt e fundit.
  • Kopje të Statutit dhe Aktit të themelimit të shoqatës, (për shoqatat e reja).
  • Të dhënat e kontaktit të shoqatës, si adresa postare, faqja web, telefon zyre, telefon celular, e-mail zyrtar, me qëllim që të garantohet komunikimi me QKK në çdo kohë.
  • Listën e përditësuar të anëtarësisë së shoqatës, në të cilën duhet të përfshihen të dhënat e anëtarëve të shoqatave, si numri i telefonit, adresat e-mail dhe nënshkrimin.
  • Procesverbal origjinal i mbledhjes së shoqatës për zgjedhjen e kanidaturave përfaqësuese, në mbledhje duhet të jenë pjesëmarrës të paktën 50% e anëtarësisë së shoqatës.
Afati i fundit për depozitimin e dokumentacionit të sipërpërmendur do të jetë data 25 Gusht 2016.
Ju falënderojmë paraprakisht për bashkëpunimin.

http://nationalfilmcenter.gov.al/njoftim-mbi-propozimet-per-keshillin-e-ri-te-miratimit-te-projekteve-kmp/
Share this...
Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn