VËTHI I MUNGUAR (titulli provizor DY GOTA) – Si te besh nje film per pasionin me pasion

(poster by Kristinë Culaj)



VËTHI I MUNGUAR (titulli provizor DY GOTA) u shkrua per dy dite dhe mesa duket eshte produkt i nje nevoje te brendshme per te thene disa gjera ne nje menyre ndryshe sic jane thene deri tani.Nqs kinemaja shqiptare me te gjithe filmat pa perjashtim kishte ne nje perqindje te madhe peisazhin- ne te shumten e rasteve i trajtuar si absurd bashke me karakteret njerezore shpesh ekzotike ,(gjera qe shisnin shume ne Perendim) kete here vendosa ta mbyll krejt rrethin, Ose me sakte ta “kyç” apartamentin. Te vendos dy personazhe qe do te testonin njera tjetren ne nje perballje te forte e per pasoje brenda nje atmosfere asfiksimi. Face to face.Te testoj gjithashtu vetveten ne dialoget me te cilet do te mbaheshin skenat. Te preçizoj kohen –reale dhe filmike ne nje.Te nderroj rolet e dy karaktereve kryesore here ne lider e here ne liderndjekes, te luaj me ironine, talljen, genjeshtren, erosin, sensualitetin, xhelozine, dhunen, joshjen, peshtyrjen. E se fundi te shpresoja se ate mbremje te vone te 5 korrikut Ema Andrea nuk kishte fjetur ende e do mund te me pergjigjej nderkohe qe Adele Gjoka kishte humbur ne Gadishullin Iberik duke luajtur me merzine dhe nervozizmin tim ne pergjigje te gjymtuara…VËTHI I MUNGUAR s’eshte asgje tjeter vecse humbja njerezore si pjese e te gjitheve dhe dashuria si nje gje jo fort e thjeshte …I shkruar ne dy dite..ndoshta ne ditet me te erreta te koheve te mia te fundit ,shenoi gjithashtu nje pol tjeter te paeksploruar me pare prej meje – nje kinema qe nuk hap “rrathe koncentrike” horizontale por diametralisht mblidhet ne vetvete e zhytet poshte.. ne thellesi.

Bujar Alimani


VËTHI I MUNGUAR / MISSING EARRING
falenderoj te gjithe ju qe dhate maksimumin dhe tejkaluat vetveten ne realizimin e filmit ..Spiro Nino Daniel Rrapa D Myzafer Rrapa Jürgen Kurti Juri Gjoka Stela Laknori Led Kasapi Kristinë Culaj Eriona Çami Laura Buna Klod Dedja Damian Pe Elvis IkonomiSabir Kanaqi Adele Gjoka Ema Andrea
nje film 45 minuta / imagjinoni..edhe dy dite te tjera (nete) dhe do kishim nje film te plote 90 min
buxheti 0 ..te gjithe ofruan gjithcka munden qe nga skenografia, props, kostume etj
Spiro Nino i jashtezakonshem ne kamera , Adele Gjoka e paperseritshme dhe Ema Andrea merr mbrapsht ne 45 minuta cfare i ka privuar kinematografia shqiptare per 25 vjet <3


Bujar Alimani


Shenim nga blogeri:

Xhirimet e ketij filmi nuk jane financuar me fonde publike.

Share this...
Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn