Molise Cinema Film Festival

Questa sera MoliseCinema Tour sarà ad Ururi, alle ore 21, in largo Mosignor Tria. In programma i corti del Festival e il film “Vergine giurata”, di Laura Bispuri, con Alba Rohrwacher e Flonja Kodheli. Nel paese “arbereshe” una storia intensa ambientata tra Albania e Italia

Njoftim mbi propozimet për Këshillin e ri të Miratimit të Projekteve (KMP)

Të nderuar kineastë,

Qendra Kombëtare e Kinematografisë njofton se në datën 10 Shtator 2016, përfundon mandati dy vjeçar i Këshillit të Miratimit të Projekteve pranë këtij institucioni.
Ftohen shoqatat e kineastëve të bëhen pjesë e procesit të përzgjedhjes së Këshillit të Miratimit të Projekteve, për periudhën kohore Shtator 2016 – Shtator 2018.
QKK, fton gjithashtu të gjithë kineastët të bëhen pjesë e vendimmarrjes në shoqatat ku aderojnë, në mënyrë që të zgjedhin përfaqësuesit e tyre më të mirë të mundshëm në KMP për dy vitet e ardhshme.
Të nderuar kineastë
Qendra Kombëtare e Kinematografisë njofton se në datën 10 Shtator 2016, përfundon mandati dy vjeçar i Këshillit të Miratimit të Projekteve pranë këtij institucioni.
Ftohen shoqatat e kineastëve të bëhen pjesë e procesit të përzgjedhjes së Këshillit të Miratimit të Projekteve, për periudhën kohore Shtator 2016 – Shtator 2018.
QKK, fton gjithashtu të gjithë kineastët të bëhen pjesë e vendimmarrjes në shoqatat ku aderojnë, në mënyrë që të zgjedhin përfaqësuesit e tyre më të mirë të mundshëm në KMP, për dy vitet e ardhshme.
Kandidaturat që do të propozohen për të përfaqësuar shoqatat e kineastëve në Këshillin e Miratimit të Projekteve, duhet të plotësojë këto kritere:
  • të jetë shtetas shqiptar.
  • të ketë kryer arsimin e lartë.
  • të ketë dhënë kontribut në fushën e kinematografisë dhe artit në përgjithësi.
  • të ketë integritet moral dhe profesional.
  • të mos jetë i dënuar penalisht, me vendim gjykate të formës së prerë.
  • të mos ketë konflikt interesi në përmbushje të kërkesave dhe dispozitave ligjore për konfliktin e interesave.
  • të mos ketë qenë anëtar i KMP paraardhëse.
Secila shoqatë duhet të përcjellë zyrtarisht në QKK të paktën dy kandidatura që plotësojnë kriteret e sipërpërmendura. Kandidaturat do të pranohen në rast se propozimi zyrtar do të jetë i shoqëruar me dokumentacionin e mëposhtëm:
  • CV e kandidaturave të propozuara për anëtarë të KMP.
  • Vërtetim për rregjistrim si shoqatë nga gjykata e rrethit, i cili duhet të jetë lëshuar nga gjykata tre muajt e fundit.
  • Kopje të Statutit dhe Aktit të themelimit të shoqatës, (për shoqatat e reja).
  • Të dhënat e kontaktit të shoqatës, si adresa postare, faqja web, telefon zyre, telefon celular, e-mail zyrtar, me qëllim që të garantohet komunikimi me QKK në çdo kohë.
  • Listën e përditësuar të anëtarësisë së shoqatës, në të cilën duhet të përfshihen të dhënat e anëtarëve të shoqatave, si numri i telefonit, adresat e-mail dhe nënshkrimin.
  • Procesverbal origjinal i mbledhjes së shoqatës për zgjedhjen e kanidaturave përfaqësuese, në mbledhje duhet të jenë pjesëmarrës të paktën 50% e anëtarësisë së shoqatës.
Afati i fundit për depozitimin e dokumentacionit të sipërpërmendur do të jetë data 25 Gusht 2016.
Ju falënderojmë paraprakisht për bashkëpunimin.

http://nationalfilmcenter.gov.al/njoftim-mbi-propozimet-per-keshillin-e-ri-te-miratimit-te-projekteve-kmp/

MAPO: Një film lokal me pak para. Si realizohet?!

Mund të realizosh një film lokal me pak para, sidomos për vende të vogla si Shqipëria, kjo lehtësisht ndihmon për të kaluar çdo barrierë dhe të marrësh majat e suksesit ndërkombëtar. Por, ky është vetëm një mendim, një lloj entusiasmi që u është dhënë disa të rinjve që duan të merren me kinemanë  me mundësinë e realizimit të projekteve të tyre në kontekstet e udhëtimit në temat shqiptare. Kanë qenë dhjetë projekte të filmit të gjatë të ndarë mes dy tutorëve, në faza të ndryshme zhvilimi, gjithashtu duke fokusuar këto projekte dhe në filmin e shkurtër



Mund të realizosh një film lokal me pak para, sidomos për vende të vogla si Shqipëria, kjo lehtësisht ndihmon për të kaluar çdo barrierë dhe të marrësh majat e suksesit ndërkombëtar. Por ky është vetëm një mendim, një lloj entuziasmi që u është dhënë disa të rinjve që duan të merren me kinemanë  me mundësinë e realizimit të projekteve të tyre në kontekstet e udhëtimit në temat shqiptare. Kanë qenë dhjetë projekte të filmit të gjatë të ndarë mes dy tutorëve, në faza të ndryshme zhvilimi, gjithashtu duke fokusuar këto projekte dhe në filmin e shkurtër. “Ideja është që të përpiqemi të marrim një vështrim të zgjeruar të punës në progres, ku shumë projekte janë në gjendjen e zhvillimit dhe janë shumë interesantë dhe sfidues”, ka thënë një prej organizatorëve, që sipas të cilëve uorkshopi i ndihmon kineastët (në këtë rast skenaristët) të kenë ide më të qartë për rrugën që duhet të përshkrojë një autor deri në draftin final të skenarit para se të bëhet një film.
“Autorët, disa prej të cilëve janë ende në fazën e hershme të karrierës duhet të kuptojnë, se çfarë do të jetë e rëndësishme në hapin e ardhshëm artistik. Gjithashtu pashë regjisorë me eksperienca shumë të ndryshme, disa shumë të njohur profesionalisht dhe që kishin ardhur me draftin e fundit, por ishin sërish të hapur për të marrë kritika pozitive. Kisha në grupin tim edhe projekte pa regjisor apo producent dhe të tjerë projekte që kishin regjisorë, por që ishin në fazën e trajtimit. Ka shumë talente. Më tepër se çdo gjë, kjo mënyrë pune është një dialog i hapur dhe kreativ”, ka thënë Isabelle Fauvel, konsulente aktive në shumicën e marketeve rajonale të filmit dhe njohëse e shkëlqyer e zhvillimeve në kinemanë europiane, duke u gjendur edhe për kinemanë e re në Tiranë. Si model Fauvel ka marrë skenaristin dhe regjisorin nordik me origjinë shqiptare, Izer Aliu, i nominuar me çmimin “Oscar” për filmin e tij të shkurtër si student, “Të Ruash Malin” si shembulli më i mirë se si, duke realizuar një film lokal me mjete të limituara mund të kalosh çdo barrierë dhe të arrish majat e suksesit ndërkombëtar.
Ky “udhëtim” në motive shqiptare, si dhe drejt disa çështjeve me të cilat përballet shoqëria shqiptare sot, por edhe një rivështrim në disa nga ngjarjet e së shkuarës totalitare, përmes dramave dhe komedive, ishin këto temat prej të cilave rrjedhin problemet që adresojnë subjektet e skenarëve të paraqitur në edicionin e parë të uorkshopit të zhvillimit të skenarëve Albascript, organizuar nga CINEEUROPA dhe mbështetur nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë së Shqipërisë. Faza e parë e uorkshopit të mbajtur gjatë tre ditëve (1-3 gusht 2016) në Pogradec mblodhi bashkë profesionistë të fushës së skenarit, si edhe regjisorë e producentë të afirmuar e të rinj.  Ky është vetëm fillimi i punës për projektet e paraqitur, e cila vazhdon me komunikimin on line përgjatë një periudhe gjashtë mujore gjatë së cilës autorët do të rishikojnë e zhvillojnë më tutje skenarët e tyre nën këshillimet profesionale të tutorëve të mirënjohur, siç janë: Giovanni Robbiano edhe Isabelle Fauvel (e cila ishte edhe udhëheqëse akademike e programit) për filmin e gjatë dhe Izer Aliu dhe Andamion Murataj për filmin e shkurtër.
Drejtori programit për ALBASCRIPT, Andamion Murataj tha se: “Filmi shqiptar këta vitet e fundit ka pasur disa arritje për t’u shënuar, por edhe i tërë rajoni ynë ka qenë në avangardë të zhvillimeve të filmit europian. Mjafton të përmendim vende, si: Greqia, Rumania apo edhe Turqia, që kanë pasur në këtë dekadë një rilindje të vërtetë të kinemave të tyre kombëtare. Kështu, besoj që për të mos mbetur pas zhvillimeve të tilla rajonale, edhe në Shqipëri ishin pjekur të gjitha kushtet për mbajtjen e një uorkshopi të tillë me disa nga mentorët më në zë të skenarit në Europë.”
Trativat e para për një projekt të tillë kanë nisur gjatë festivalit të Berlinit ku Muarataj, thotë se Ilir Butka ka qenë mbështetës i kësaj ideje që në krye të herës, duke realizuar dhe marrëveshjen me CINEUROPA. Nga ana tjetër, skenaristi dhe regjisori Giovanni Robbiano, i cili drejton dhe shkollën e mirënjohur FAMU International, është jo vetëm një skenarist i nderuar me çmime, por edhe një njohës i shkëlqyer i kinemasë së re shqiptare dhe një vlerë e rrallë netuorku për kineastët shqiptarë.
Isabell Fauvel ndau përvojën e vet me pjesëmarrësit, ndërsa analizoi etapat e zhvillimit të projekteve filmike dhe përcaktimin e tyre në procesin global. Ajo bëri një prezantim analitik kur dhe si bëhet bashkëpunimi me një bashkëskenarist, me një konsulent skenari, rolin e producentit në projekt etj. “Autorët, disa prej të cilëve janë ende në fazën e hershme të karrierës duhet të kuptojnë se çfarë do të jetë e rëndësishme në hapin e ardhshëm artistik. Gjithashtu pashë regjisorë me eksperienca shumë të ndryshme, disa shumë të njohur profesionalisht dhe që kishin ardhur me draftin e fundit, por ishin sërish të hapur për të marrë kritika pozitive. Kisha në grupin tim edhe projekte pa regjisor apo producent dhe të tjerë projekte që kishin regjisorë, por që ishin në fazën e trajtimit. Ka shumë talente. Më tepër se çdo gjë, kjo mënyrë pune është një dialog i hapur dhe kreativ”, ka thënë Fauvel. Pyetur se si krahasohen këta projekte shqiptarë me të ngjashmit e tyre në uorkshope të tjerë europianë, Fauvel thekson se: “Nuk shoh asnjë diferencë. Nuk janë as më shumë të pjekur e as më pak të pjekur se projektet që gjej në vendet e tjera. Nuk flas për shijet e mia personale, por kam parasysh projekte me interes, që tejkalojne kufijtë e një vendi e komunikojnë efektifisht në arenën ndërkomëtare dhe që mund të gjejnë bashkëprodhues të interesuar.” Ajo vlerëson se projektet do të ndiqen përgjatë fazës së dytë dhe sipas saj, puna në vijimësi është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër.
“Në këtë udhëtim drejt filmit duhet të jesh para së gjithash shumë i fokusuar. Nëse humbet fokusin, projekti nuk mund të finalizohet. Diçka e tillë shërben dhe si seleksionim natyral, ku në fund fitojnë jo projektet më të mirë apo më të këqinj, por ata që nuk dorëzohen e i shkojnë rrugës deri në fund dhe dëshmojnë se duan vërtet të bëjnë filmin e tyre.” Edhe reagimi i tutorëve të tjerë është shumë interesant përsa i përket cilësisë së skenarëve të paraqitur, si dhe për mundësitë që paraqiten për zhvillim projektesh të kësaj natyre në programe analoge.  Giovanni Robbiano shprehet shumë i kënaqur me eksperiencën në Pogradec. Robbiano vëren se: “Vendi juaj këtu më kujton pak Greqinë, por edhe Italinë. Shoh shumë paqe dhe më bën të ndihem mirë”.
Robianno ka një eksperiencë të gjatë me pjesëmarrjen në uorkshope në vende të ndryshme në Europë dhe shprehet që ishte kjo koha më e mirë, që një uorkshop i tillë të fillojë një traditë të re edhe në Shqipëri.
“Megjithëse kanë qenë tre ditë shumë intensive – shton Robianno – duhet të theksoj se gjithçka funksionoi më së miri. Është si eksplorim i kulturës në këtë pjesë të botës, që ka qenë misterioze për shumë vjet dhe tani është hapur.  Europa është mjaft afër dhe me gjithë diferencat është shumë më e ngjashme seç mendojmë.”  Izer Aliu, tutor i filmave të shkutër thotë: “Isha pjesë e atyre që zgjodhën skenarët fitues dhe lehtësisht vihet re se kishte gjëra me vlera në të gjithë projektet, por ne vendosëm të përzgjedhim ata projekte, të cilët mund të zhvilloheshin më tepër. Shqipëria mendoj se ka shumë histori të mira, por mbi të gjitha profesionistë të dedikuar, gjë që është edhe më e rëndësishme. Mendoj që ka projekte premtuese dhe me punën në vazhdim do të jenë gati të fillojnë e të aplikojnë për fonde.” Artur Gorishti ishte një nga pjesëmarrësit në uorkshop me skenarin e tij për film të gjatë të titulluar “Xixëllonjat”.  “Për mua ishte hera e parë që marr pjesë në një uorkshop të tillë dhe si autor që kam punuar tërë kohën i pavaruar ishte pak e paqartë fillimisht se si do të funksiononte. Tani që u mbyll faza e parë mendoj se ishte gjëja më e mirë që mora pjesë, sepse vërtet më dha shumë mundësi që të shikoj se në çfarë stadi jam me skenarin. Pata kontakte tejet të vlefshme, jo vetëm me profesionistë të skenarit, por edhe të filmit në përgjithësi. Ndihem i nderuar që pata shansin të punoj me Giovanni Robbianon dhe Isabelle Fauvel dhe tashmë ndihem më i qetë e më i sigurtë përsa i përket skenarit tim. Jam vërtet i kënaqur nga uorkshopi dhe mendoj që është gjëja e mirë për të gjithë njerëzit e filmit në Shqipëri, të cilët duhet të jenë sa më të afruar me këtë uorkshop”. Për drejtorin e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Ilir Butka, nevoja e përpunimit të skenareve, e orientimit të skenarëve drejt një tregu ndërkombëtar e ka bërë të domosdoshme prej kohësh kalimin e tyre në një filtër të zhvillimit të mëtejshëm nëpërmjet modelit të një uorkshopi të nivelit të lartë profesional.
Pas përfundimit të fazës së parë në Pogradec i hapet rruga fazës të dytë, që është bashkëpunimi për një periudhë gjashtë mujore on-line për të mbërritur në draftin final.

“Ky draft i përpunuar do të prezantohet sigurisht në takimet që do të kenë vetë skenaristët dhe producentët e projekteve në të gjithë forumet ndërkombëtare. – shton Ilir Butka – Dhe ne si QKK marrim përsipër që kur të prezantohemi në markete, si Berlini apo Cannes, me grupet tona të producentëve që shoqërojnë QKK në festivale të rëndësishme, të shërbejë pikërisht si objekt reference për t’u prezantuar me këto produkte, që do të kenë marrë një formë më të finalizuar”.
http://www.mapo.al/2016/08/nje-film-lokal-me-pak-para-si-realizohet/1

VËTHI I MUNGUAR (titulli provizor DY GOTA) – Si te besh nje film per pasionin me pasion

(poster by Kristinë Culaj)



VËTHI I MUNGUAR (titulli provizor DY GOTA) u shkrua per dy dite dhe mesa duket eshte produkt i nje nevoje te brendshme per te thene disa gjera ne nje menyre ndryshe sic jane thene deri tani.Nqs kinemaja shqiptare me te gjithe filmat pa perjashtim kishte ne nje perqindje te madhe peisazhin- ne te shumten e rasteve i trajtuar si absurd bashke me karakteret njerezore shpesh ekzotike ,(gjera qe shisnin shume ne Perendim) kete here vendosa ta mbyll krejt rrethin, Ose me sakte ta “kyç” apartamentin. Te vendos dy personazhe qe do te testonin njera tjetren ne nje perballje te forte e per pasoje brenda nje atmosfere asfiksimi. Face to face.Te testoj gjithashtu vetveten ne dialoget me te cilet do te mbaheshin skenat. Te preçizoj kohen –reale dhe filmike ne nje.Te nderroj rolet e dy karaktereve kryesore here ne lider e here ne liderndjekes, te luaj me ironine, talljen, genjeshtren, erosin, sensualitetin, xhelozine, dhunen, joshjen, peshtyrjen. E se fundi te shpresoja se ate mbremje te vone te 5 korrikut Ema Andrea nuk kishte fjetur ende e do mund te me pergjigjej nderkohe qe Adele Gjoka kishte humbur ne Gadishullin Iberik duke luajtur me merzine dhe nervozizmin tim ne pergjigje te gjymtuara…VËTHI I MUNGUAR s’eshte asgje tjeter vecse humbja njerezore si pjese e te gjitheve dhe dashuria si nje gje jo fort e thjeshte …I shkruar ne dy dite..ndoshta ne ditet me te erreta te koheve te mia te fundit ,shenoi gjithashtu nje pol tjeter te paeksploruar me pare prej meje – nje kinema qe nuk hap “rrathe koncentrike” horizontale por diametralisht mblidhet ne vetvete e zhytet poshte.. ne thellesi.

Bujar Alimani


VËTHI I MUNGUAR / MISSING EARRING
falenderoj te gjithe ju qe dhate maksimumin dhe tejkaluat vetveten ne realizimin e filmit ..Spiro Nino Daniel Rrapa D Myzafer Rrapa Jürgen Kurti Juri Gjoka Stela Laknori Led Kasapi Kristinë Culaj Eriona Çami Laura Buna Klod Dedja Damian Pe Elvis IkonomiSabir Kanaqi Adele Gjoka Ema Andrea
nje film 45 minuta / imagjinoni..edhe dy dite te tjera (nete) dhe do kishim nje film te plote 90 min
buxheti 0 ..te gjithe ofruan gjithcka munden qe nga skenografia, props, kostume etj
Spiro Nino i jashtezakonshem ne kamera , Adele Gjoka e paperseritshme dhe Ema Andrea merr mbrapsht ne 45 minuta cfare i ka privuar kinematografia shqiptare per 25 vjet <3


Bujar Alimani


Shenim nga blogeri:

Xhirimet e ketij filmi nuk jane financuar me fonde publike.

Fondo di Garanzia dal Dipartimento dello Spettacolo del Ministero, per il nostro film BROKEN



Per il nostro film BROKEN (girato anche ad Ancona-Falconara dicembre scorso), Fondo di Garanzia dal Dipartimento dello Spettacolo del Ministero. In merito all’ottenimento di questo importante riconoscimento finanziario e qualitativo da parte di una Commissione che sta dimostrando una chiara discontinuità col passato nell’autonomia e libertà di giudizio, capacità e competenze che auguro siano confermate presso eventuali future Commissioni, (e porgo un saluto a Simona Nobile Graziella Bildesheim Massimo CausoMassimo Galimberti, tra gli altri), avverto l’esigenza di ringraziare sentitamente coloro i quali hanno permesso di raggiungere tale obiettivo. Dal regista sceneggiatore attore Edmond Budina, unico per cultura, immaginazione, coerenza ed umanità, alla dott.ssa Troccoli del Dipartimento, che tenacemente ha conseguito gli ufficiali accordi di coproduzione tra i rispettivi Ministeri d’ Italia, Macedonia ed Albania, a Iole Di Giannattasio che ha difeso il progetto in sede europea, all’opera diplomatica del grande Ilir Butka ed al sostegno del Qendra di Tirana, alla brava produttrice italo-albanese Adele Budina, ed alla sua squadra albanese (Leander Leo Ljarja Bledin Stasa Elida ElBesa Islami Robert Budina) ed ai bravi attori albanesi Ola Harizaj Laerti Vasili Nikolla Llambro, al tax credit esterno di Albacode Ilir Laro, al creatore dal nulla del fondo pubblico macedone Darko Basheski, al coproduttore macedone Dimitar Nikolov ed alla sua squadra di produzione di Bitola e Skopje ( Darko Spasovski-Packi Vesna Ristovska Burim MusliuAleksandar Brova Zikov), ai miei colleghi Lavinia Della Gatta, Geremia Biagiotti, Corso Codecasa, agli straordinari componenti della troupe italiana, l’esperto DoP Daniele Baldacci e l’infaticabile/talentuoso 1st AD Edo Tagliavini, alla pazientissima montatrice Barbara De Morii e la supervisione di Roberto Missiroli , allo studio Rec and Play di Marta Billingsley, alla disponibilità eccezionale del laboratorio di post produzione LaserFilm di Andrea e Micaela Di Nardo con Nicoletta Franzè Nazzareno Neri Ludivine Montagnon, ed Igor Biddau per gli effetti speciali. Ai cari compagni marchigiani: organizzatore Simone Corallini scenografo Simone Alessandrini assistente Blerdi Fatusha allo sponsor Adria Ferries di Ancona per il traghetto a/r da Durazzo, ed un ulteriore ringraziamento particolare ad Anna Maria Gabrielli e Stefania Benatti, con la collaborazione della Fondazione Marche Cinema. Film ormai finito, in completamento d’edizione, pronto per essere proposto a festival nazionali ed esteri. Confidiamo adesso, che i selezionatori delle rassegne internazionali e locali, si rivelino meno “distratti” rispetto a talune esperienze del recente passato. Idem, la RAI. In bocca al lupo a tutti noi. GRAZIE / FALEMINDERIT / HVALA! www.revolverfilm.it

Dy regjisore shqiptare fitojne financimin e Ministrise se Kultures Italiane per dy projektet e tyre

Nje lajm shume i gezuar!
Dy regjisore shqiptare fitojne financimin e Ministrise se Kultures Italiane per dy projektet e tyre. Edmond Budina dhe Namik Ajazi jane fitues te ketij financimi te rendesishem qe na mbush me optimizem. Urime!

http://www.cinema.beniculturali.it/Notizie/4073/66/lungometraggi-opere-prime-e-seconde-cortometraggi-giovani-autori-di-interesse-culturale-con-contributo-prima-sessione-i-vincitori/

ALBAscript, a promising development for the future of the Albanian film industry

A journey through Albanian themes, with a line-up of projects using drama and comedy to address the current concerns of Albanian society and refreshing feedback on stories that draw on the totalitarian past. This is how one might describe the recent script developing workshop ALBAScript, made possible thanks to the partnership between the Albanian Film Center and Cineuropa. 


The authors of 18 feature and short Albanian films in different stages of development were selected to participate in the workshop, with the guidance of Isabelle Fauvel and Giovanni Robbiano for the feature films and Izer Aliu and Andamion Muratajfor the shorts. The first phase of the workshop took place in the beautiful small town of Pogradec, overlooking Lake Ohrid, a quiet natural retreat about 120 km east of the Albanian capital, Tirana.

Andamion Murataj, the programme director for ALBAScript, states that Now is the time to introduce a professional scriptwriting workshop such as this one in Albania, calling in some of the best screenwriting tutors we know of, who have extensive experience in similar programmes across the region.

Isabelle Fauvel, who provides consultancy services for many regional markets via her company Initiative Film, was an asset to the workshop as Head of Studies. What drew me in is that all the participants have different degrees of experience, but even the most advanced, who brought us projects that looked like final drafts, were still open to positive criticism. In a short space of time, you have to really work to connect with people youve never met before and try to establish mutual trust. In this regard, it was a very thorough workshop, comprising three days, ten feature film projects with two tutors overseeing five of these each, with each at different stages of development, and eight shorts. 

The idea was to offer feedback on the very interesting and very challenging works in progress, all of which were at different stages of development, aiming to strengthen them and steer them towards the production stage, states Fauvel, who shared her experience and presented her views on when and how to co-write and co-produce a local film. 

Izer Aliu, a Nordic writer and director of Albanian origin, is a tutor on the short film program. Aliu, known for his Student Academy Award-winning short To Guard a Mountain, is a role model for those wishing to shoot a local story with limited means and still achieve global success. According to Aliu, There are promising things in all the scripts that are being developed. Albania has good stories and most of all, good people who want to tell those stories, and thats whats most important. 

Giovanni Robbiano, a writer and director, who also runs FAMU International, is a great connoisseur of Albanian contemporary cinema. He advises participants on how to further develop their scripts in such a way that they appeal internationally whilst remaining authentic. He is a font of knowledge for Albanian filmmakers on how to network and access further film training through alternative workshops across the region.
Content with his Albanian experience in Pogradec, Robbiano notes Although it has been three intensive days, I have to say that they went well, and were already thinking about how we can make things even better in the future.

One of the participants in the workshop was Artur Gorishti, the writer and director of his first feature film project Fireflies, who has extensive experience as an actor. He feels confident in his work and says: Now that the first phase of the workshop is over, I feel that it was the best thing I have done so far for my project. It not only gave me the opportunity to evaluate where I am with it, but it clarified where exactly I want to go with this project. 

For Ilir Butka, the head of the Albanian Film Center, further developing promising scripts through workshops like ALBAScript is essential, not only to help Albanian authors to effectively communicate their stories internationally, but, looking at the bigger, as part of the countrys new strategy to catch up with recent European film development. In this regard, partnering up with Cineuropa for this workshop is a big step towards bringing new Albanian film to the attention of international film markets and festivals.


ALBASCRIPT, CINEUROPA, 3 DITE PUNE INTENSIVE.

Gjate 3 diteve u zhvillua ne qytetin e Pogradecit workshopi i organizuar nga Cineuropa dhe Qendra Kombetare e Kinematografise ku ne prezencen e 4 tutoreve u trajtuan rreth 20 skenare filmash te gjate dhe te shkurter.


Ne fazen e dyte e cila do te shtrihet ne nje perjudhe disa mujore, autoret e skenareve do te komunikojne via skype dhe email me tutoret per te realizuar versionin e avancuar te skenarit te tyre.


Ky proces kishte qellim te ndihmonte ne permiresimin e struktures se skenarit, dramaturgjine, vizatimin e karaktereve, tregimin e historise, pitching dhe te tjere komponente qe i sherbejne gjetjes se bashkepunetoreve dhe bashkeprodhuesve te huaj si edhe perballjes ne tregun nderkombetar.

Qendra Kombetare e Kinematografise me pare ka organizuar me EAVE nje tjeter workshop dedikuar filmit te shkurter por Albascript eshte i pari workshop per skenarin me keto permasa dhe me kete nivel profesional dhe organizativ qe realizohet ne Shqiperi.