Vendim i KMPsë, 28.04.2016

Qendra Kombëtare e Kinematografisë njofton se më datë 28.04.2016 Këshilli Miratues i Projekteve, u mblodh në takimin me këtë rend dite:

  1. Shqyrtimi i projekteve kinematografike për filma artistikë me metrazh të gjatë, në kategorinë bashkëprodhime minoritare (Minority Cooproduction), të depozituara në QKK deri në datën 30.03.2016.
  2. Shyrtimi i kërkesës së shtëpisë kinematografike “SKA-NDAL” sh.p.k., për kualifikimin në kategorinë bashkëprodhime minoritare (Minority Cooproduction), të projektit kinematografik “Pranverë e paharruar në fshatin e harruar”, skenari dhe regjia Kushtrim BEKTESHI.

Komisioni i Shqyrtimit Paraprak të Projekteve ka kualifikuar për konkurim këto projekte për filma artistikë me metrazh të gjatë, në kategorinë bashkëprodhime minoritare (Minority Cooproduction):

  1. Projekti për film artistik me metrazh të gjatë “Njeriu i dosjeve”, skenari Arian KRASNIQI, Ismet SIJARINA, regjia Ismet SIJARINA, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Albasky Film” sh.p.k.;
  2. Projekti për film artistik me metrazh të gjatë “Shpia”, skenari dhe regjia Lendita ZEQIRI, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Ska-Ndal” sh.p.k;
  3. Projekti për film artistik me metrazh të gjatë “Histori majë kulmi”, skenari Gazmend NELA, Arjan KRASNIQI, regjia Arjan KRASNIQI, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Kinostudio Dardan” sh.p.k.;
  4. Projekti për film artistik me metrazh të gjatë “Fusha e mëllenjave”, skenari dhe regjia Arzana KRAJA, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Action Production” sh.p.k.

KMP, mori në shqyrtim dhe diskutoi nga ana artistike dhe financiare projektet në konkurim dhe në përfundim 

V E N D O S I:

  1. T’i propozojë Kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë financimin e këtyre projekteve kinematografike:
  1. Projekti për film artistik me metrazh të gjatë “Shpia”, skenari dhe regjia Lendita ZEQIRI, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Ska-Ndal” sh.p.k.
  2. Projekti për film artistik me metrazh të gjatë “Fusha e mëllenjave”, skenari dhe regjia Arzana KRAJA, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Action Production” sh.p.k.
  3. Projekti për film artistik me metrazh të gjatë “Njeriu i dosjeve”, skenari Arian KRASNIQI, Ismet SIJARINA, regjia Ismet SIJARINA, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Albasky Film” sh.p.k.

  1. Të mos miratojë kërkesën e shtëpisë kinematografike “SKA-NDAL” sh.p.k., për kalimin dhe shqyrtimin në kategorinë bashkëprodhime minoritare (Minority Cooproduction), të projektit kinematografik “Pranverë e paharruar në fshatin e harruar”.
Share this...
Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn