EKSPOZITË E AFISHEVE ORIGJINALE: ARTI DHE DIZAJNI I FILMIT SHQIPTAR

EKSPOZITË E AFISHEVE ORIGJINALE: ARTI DHE DIZAJNI I FILMIT SHQIPTAR – VEPRA TË PËRZGJEDHURA NGA VITET E KINOSTUDIOS
14 Prill 2016
Galeria Kombëtare e Arteve dhe Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit ju ftojnë më 14 Prill ora 19.00, në hapjen e ekspozitës “Arti dhe dizajni i filmit shqiptar – Vepra të përzgjedhura nga vitet e Kinostudios”.
Ekspozita do të shfaqë mbi 100 afishe origjinale të formatit të plotë dhe standartit industrial të filmit artistik, dokumentar dhe vizatimor shqiptar, skica dhe bocete kostumografie si dhe programe premierash filmi nga Kinostudio “Shqipëria e Re” (1952 – 1992). Prodhuar nga Galeria Kombëtare e Arteve në bashkëpunim me Arkivin Qendror Shqiptar të Filmit (AQSHF), Universitetin e Arteve, Tiranë dhe kuruar nga kineasti shqiptaro-amerikan Thomas Logoreci, kjo ekspozitë e një lloji të veçantë do të paraqesë një përzgjedhje të rrallë afishesh filmi (disa të pikturuara me dorë), që rrallë janë parë nga publiku, që nga shfaqja e parë e filmit. Edhe pse ka me dhjetra afishe të tjera të jashtëzakonshme të filmit shqiptar në arkivën e AQSHF, theksi në këtë ekspozitë do të jenë veprat e artit të punuara me dorë, dhe jo prej fotografive.
E konceptuar për të nxjerrë në pah trashëgiminë jashtëzakonisht të pasur, por shpesh të harruar të filmit shqiptar kjo ekspozitë sjell përpara publikut disa nga veprat më të arrira të krijuara ndër vite në Kinostudio, nga piktorë filmi dhe artistë të talentuar si Sali Allmuça, Ksenofon Dilo, Myrteza Fushekati, Azis Karalliu, Bujar Luca, Kleo Nini, Namik Prizreni, Alush Shima, Astrit Tota, Dhimitër Theodhori dhe Shyqyri Sako.
Pjesë e kësaj ekspozite të veçantë është edhe një dokumentar i gjatë nga kritiku irlandez dhe regjisori Mark Cousins. Titulluar HERE BE DRAGONS (KËTU KA DRAGOJ), kjo ese filmike tregon udhëtimin në Shqipëri të regjisorit Cousins në vitin 2012, duke marrë në fokus rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë filmike të Shqipërisë – një sfidë e madhe për arkivën e filmit shqiptar gjatë dekadës së ardhshme. Shpresa e sinqertë e Galerisë Kombëtare të Arteve, AQSHF, Universitetit të Arteve dhe kuratorit, është se kjo ekspozitë unike e afishes së ilustruar të filmit shqiptar do të njohë publikun, shqiptar dhe ndërkombëtar, me një materie të gjallë e të jashtëzakonshme të trashëgimisë kinematografike në Shqipëri.
Konferenca për shtyp do të mbahet në Galerinë Kombëtare të Arteve të enjten, 14 prill 2016, ora 11:00.
Për publikun e gjerë ekspozita do të jetë e hapur nga e premtja, 15 prill 2016.

Gjergj Xhuvani ready to go with DISTANT ANGELS, by David González

The Albanian director looks deep into the chaotic 1999 Kosovo war in a film starring Rinaldo Rocco and Teuta Krasniqi, produced by Albania’s On Film Production and Kosovo’s Buka Film

58598-1460580309400_1000x0702_14606236821801.jpg
Director Gjergj Xhuvani during the shoot for Distant Angels
Post-production has finished for Albanian filmmaker Gjergj Xhuvani’s fourth feature film, Distant Angels (Engjejt jane Larg). The director, scriptwriter and novelist, born and based in Tirana, has directed several short films (such as Funeral Business, selected at the 1998 Venice Film Festival) and several feature films including Slogans (2001, the first Albanian film to be featured at the Cannes Film Festival, selected in the Directors’ Fortnight and winner of the Youth Award, as well as the Albanian Oscar submission), Dear Enemy (2004, winner of the Sundance/NHK International Filmmakers Award during its development stage and screened in Sarajevo) and East, West, East: The Final Sprint [+] (2009, also selected as the Albanian Oscar submission).
After telling the tales of a remote Albanian village during the communist dictatorship, a small and unexpected community during the Albanian Nazi occupation in 1943 and an Albanian cycling team that goes to France to take part in a tournament, in his previous films, respectively, Distant Angels sees Xhuvani tackling the 1999 Kosovo war. Written by the director himself, the film tells the story of two intertwined fates in this chaotic atmosphere: that of Mario, an Italian priest who refuses to abandon a dozen Albanian orphans under his care in an orphanage threatened by bombings, and that of Hana, a young woman who leaves her life as a prostitute in Italy to make her way across the Balkan battle zone in the hopes of finding her missing daughter. Stranded in a struggling village, Hana finally arrives at Mario’s orphanage, where she is warmly welcomed both by the troubled children, for whom she ends up becoming a mother, and by the Italian priest, who finds himself torn between his faith and the physical and emotional attraction he has for her.
The main roles are played by Italian actor Rinaldo Rocco (previously seen in Antonello Grimaldi’s An Impossible Crime, Paolo Franchi’s Fallen Heroes [+] and the US TV series Hannibal, starring Mads Mikkelsen) and Kosovan actress Teuta Krasniqi. The cast also includes Nicola del Buono, Nik Xhelilaj, Ndricim Xhepa and Fatmir Spahiu, who is also a producer, among others. Giorgio Fantini served as the film’s director of photography, Paolo Marzoni as editor, and Marco Biscarini and Daniele Furlati composed the original score.
The film was produced by Dritan Huqi for Albanian outfit On Film Production and Fatmir Spahiu for Kosovan company Buka Film. The film received backing from the Albanian National Film Center, the Kosovo Cinematography Center (KCC) and Albanian National Radio Television, as well as Italy’s Mantova Film Commission and Cineteca di Bologna.
http://cineuropa.org/nw.aspx?t=newsdetail&l=en&did=307370