Vendim i KMP-së datë 11.04.2016

V E N D I M i KMP dt. 11.04.2016



Në zbatim të nenit 9, paragrafi i parë i ligjit nr. 8096, datë 29.04.1996, “Për Kinematografinë”, i ndryshuar, nenit 6 të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 602, datë 21.08.2003, “Për miratimin e statutit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë”, përcaktimeve të bëra në Rregulloren e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Këshilli Miratues i Projekteve, u mblodh sot, më datë 11.04.2016, në takimin me këtë rend dite:

  1. Shqyrtimi i projekteve për festivale dhe javë filmi, të depozituara në QKK.
  2. Shyrtimi i projektit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë “Filmi shqiptar në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Cannes-2016”.
  3. Shqyrtimi i projektit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë “Master Europian për shkrimin e skenarëve – ALBASCRIPT”, i cili do të realizohet në bashkëpunim me Cineuropa.
  4. Shqyrtimi i projektit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë “Vera e kinemasë”, i cili do të realizohet në bashkëpunim me Appuglia Film Commission.
  5. Shqyrtimi i projektit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë “Filmi shqiptar në PriFest 2016”.
  6. Shqyrtimi i kërkesës së shtëpisë kinematografike “ArtFIlm” për emërimin e regjisorit të projektit të filmit artistik me metrazh të gjatë “Delegacioni”, skenari Artan MINAROLLI.
  7. Shqyrtimi i kërkesës së shtëpisë kinematografike “EuroFilm” për ndryshimin e regjisorit të projektit të filmit artiksik me metrazh të shkurtër “Motër e vëlla”, skenari Vladimir PRIFTI.
  8. Shqyrtimi i kërkesës së shtëpisë kinematografike “Bota shqiptare”, për rritje të financimit të projektit të filmit dokumentar “Saga e Dinejve”, skenari Enver KUSHI, regjia Kujtim GJONAJ.

KMP, në fillim shqyrtoi dhe diskutoi projektet për financim festivale dhe javë filmi kombëtar dhe ndërkombëtarë. Në këtë seancë nuk morën pjesë z. Fatos BAXHAKU, z. Artur DAUTI dhe z. Elvis HOXHA, për arsye të shmangies së konfliktit të interesit, meqenëse kanë qenë të angazhuar në edicionet e mëparshme të tre prej festivaleve në konkurim. Pas përfundimit të kësaj seance, zotërinjtë e sipërpërmendur morën pjesë në mbledhje. Pasi diskutuan dhe shqyrtuan projektet në konkurim, Këshilli i Miratimit të Projekteve

V E N D O S I:

  1. T’i propozojë Kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë financimin e këtyre projekteve kinematografike:
  • Projekti “Festivali i Filmit Ballkanik dhe i Kulinarisë”, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Action Production” sh.p.k.
  • Projekti “Tirana International Film Festival”, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Tirana Film Institute”.
  • Projekti “Festivali Ndërkombëtar i Filmit AniFest”, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Projekt SXHJ” sh.p.k. Financimi l[vrohet me kusht që Festivali të zhvillohet në qytetin e Shkodrës.
  • Projekti “Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dea Open Air”, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Multi Media Nositi” sh.p.k.
  • Projekti “Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri”, paraqitur nga shtëpia kinematografike “ORA Film” sh.p.k.
  • Projekti “Festivali Ndërkombëtar i Filmit Giffoni Film-Shqipëria”, paraqitur nga shtëpia kinematografike “MEDIAVISION” sh.p.k.
  • Projekti i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë “Filmi shqiptar në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Cannes-2016”.
  • Projekti i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë “Master Europian për shkrimin e skenarëve – ALBASCRIPT”, i cili do të realizohet në bashkëpunim me Cineuropa.
  • Projekti i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë “Vera e kinemasë”, i cili do të realizohet në bashkëpunim me Appuglia Film Commission.
  • Shqyrtimi i projektit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë “Filmi shqiptar në PriFest 2016”.

  1. Miratimin e kërkesave si më poshtë:

  1. Miratohet kërkesa e shtëpisë kinematografike “ARTFILM” për caktimin e z. Bujar ALIMANI, regjisor i projektit të filmit artistik me metrazh të gjatë “Delegacioni”, skenari Artan MINAROLLI.
  2. Miratohet kërkesa e shtëpisë kinematografike “EuroFilm” për caktimin e znj. Ajola DAJA regjisore e projektit të filmit artistik me metrazh të shkurtër “Motër e vëlla”, skenari Vladimir PRIFTI.

III. Mosmiratimin e kërkesës së shtëpisë kinematografike “Bota shqiptare”, për rritje të financimit të projektit të filmit dokumentar “Saga e Dinejve”, skenari Enver KUSHI, regjia Kujtim GJONAJ.

Share this...
Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn