Thirrje per aplikim



THIRRJE PËR APLIKIM
Afati i fundit për dorëzim: 31 Mars 2016 

Të nderuar kolegë kineastë,
Qendra Kombëtare e Kinematografisë njofton të gjithë subjektet (shtëpi kinematografike/producentë) se shpall thirrje për projekte në këto kategori:

– Projekte kinematografike për festivale dhe javë filmi (kombëtare dhe ndërkombëtare).
– Projekte për filma artistikë me metrazh të gjatë- kategoria MINORITY.

Projektet duhet të depozitohen konform përcaktimeve të bëra në Rregulloren e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë.

Afati i fundit për dorëzimin e projekteve në QKK, është data 31 Mars 2016.

Sjellim në vëmendjen tuaj, se projektet do të kualifikohen në konkurim, pas plotësimit të këtyre detyrimeve:
– Paraqitja e të gjithë dokumentacionit të detyrueshëm, të përshkruar në Formularin e Aplikimit.
– Shtëpia filmike të jetë e regjistruar në QKK për vitin 2016.

Për çdo konsultim, pyetje, apo paqartësi, mund të konsultoheni me stafin e QKK me email, telefon, apo duke kontaktuar drejtpërdrejt në zyrat e QKK. Contact: info.qkk@gmail.com, info@nationalfilmcenter.gov.al, tel: 042378004.

SHËNIM:

1. Për të shkarkuar dokumentat për aplikim për projektet e ndryshme klikoni në: http://nationalfilmcenter.gov.al/formulare/formulare-projekte-te-tjera/ 2. Për të shkarkuar dokumentat për aplikim për filmat MINORITY klikoni: http://nationalfilmcenter.gov.al/formulare/formulare-film-minority/

Share this...
Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn