EURIMAGES, gender equality enlarged / meeting & conversation with Iris Elezi director of Bota

2792e-20160308_191440

COD – Qendra për Hapje dhe Dialog në Kryeminsitri mirëpret Bordin Drejtues të Euroimages, i cili ndodhet në Shqipëri për herë të dytë në harkun e pak viteve, për të zhvilluar mbledhjen e 142-të tij. Në një pritje të ngrohte, Znj. Mirela Kumbaro, Ministre e Kultures dhe Z. Ilir Butka , Kryetar i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, njëkohesisht edhe pritëse e këtij takimi i uruan mirë se ardhjen Bordit në Shqipëri.

Në punimet që Bordi i Euroimages do të mbajë në Shqipëri, kjo mbrëmje iu dedikua grave kineaste në mbarë Evropën.. “Barazia gjinore në Kinematografinë evropiane është një prioritet për Euroimages” – theksoi Z. Roberto Olla, Drejtor i Euroimages gjatë fjalës së tij në këtë takim, i cili më pas, vijoi me një intervistë me Znj. Iris Elezi, regjisore e filmit BOTA, si dhe me shfaqjen e këtij filmi për të gjithë të pranishmit.

Euroimages do te vijojë punimet e tij në Shqipëri në datat 8 – 12 Mars 2016. Në praktikën e këtj organismi të rëndësishëm për sektorin e industrisë krijuese dhe kinematografisë evropiane, është edhe zhvillimi i mbledhjeve të tij në vendet e ndryshme pjesmarrëse në këtë organizëm. Shqipëria bëhet kështu për herë të dytë mikpritëse e këtij takimi, gjatë të cilit, bordi i këtij institucioni evropian, shqyrton ndër të tjera edhe projektet filmike evropiane që kanë kërkuar mbështetje financiare në këtë organizëm.

Eurimages, gender equality enlarged meeting from last night: screening & conversation with Iris Elezi director of Bota a film supported by Eurimages

Share this...
Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn