Cinema du Reel – Albanian Cinema

Program i veçantë i kinemasë shqiptare sot në Cinema Du Reel ku u projektuan në 35mm 6 filma dokumentarë shqiptarë të pashfaqur më parë për arësye të ndryshme. Premiera e filmit të restauruar ‘Përjetësi’ solli një emocion të veçantë për të gjithë të pranishmit me imazhe, tingull dhe ngjyra më të bukura se kurrë! Regjisori Dhimitër Anagnosti i foli publikut të pranishëm për krijimtarinë artistike dhe kushtet e punës nën direktivat e politikëbërësve të kohës së Kinostudios. Nesër mbrëma do jemi me një program tjetër po kaq intetesant ku do të paraqitet Shqipëria e parë nga syri i kineastëve të huaj. Na ndiqni…

Kinematografia shqiptare në festivalin ndërkombëtar në Paris

“Cinema Du Reel”, festivali ndërkombëtar i filmit dokumentar që organizohet në Qendrën Pompidou në Paris nga 18 – 27 mars 2016, i dedikon sivjet në edicionin e tij të 38-të, një program të veçantë kinemasë shqiptare, një retrospektivë të sjellë nëpërmjet dokumentarëve të fondit filmik të Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit.

Programi mbi kinemanë shqiptare, i titulluar “Një histori përmes imazheve: Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit në fokus”, është kuruar nga Clarence Tsui, një nga programuesit e festivalit Cinema Du Reel, kritik filmi dhe studiues i kinemasë.
Retrospektiva e pasur me 16 tituj filmash dokumentarë shqiptarë dhe 1 film artistik është konceptuar e grupuar në 5 programe të cilat paraqesin etapat kryesore të historisë së Shqipërisë treguar me anë të mediumit kinematografik:
Shqipëria e periudhës së shtetformimit përcjellë përmes kamerës së drejtuar nga Mandi Koçi me dokumentarin e parë prodhim krejtësisht shqiptar të vitit 1947, Viktor Gjika, kinopoema dokumentareske e vitit 1964 mbi rindërtimin e vendit, Shkëlzen Shala me dokumentarin e tij të vitit 1974 mbi Tiranën e djeshme dhe të kohës, pra të ‘74ës, si dhe Kujtim Gjonaj me thirrjen që i bën shoqërisë në vitin 1993 për të mos ngritur më mite pasi kanë shembur idhujt e vjetër.
‘Zërat’ e censuruar, të kinematografisë shqiptare do të shfaqen për publikun ndërkombëtar nëpërmjet kamerës së Viktor Stratobërdhës, me filmat e tj të shkurtër të viteve 1955-56, të veçanta në llojin e vet, një pasqyrë e jetës reale të shoqërisë shqiptare të atyre viteve e që shprehin një kinema të çiltër e origjinale.
Pas xhirimit të këtyre etydeve të shkurtra, Stratobërdha i kaloi në burg 20 vitet e tjera të jetës së tij. Kamera e drejtuar nga Mithat Fagu do të na flasë për dhuruesit e jetës, dhuruesit e gjakut. Sërish një regjisor që e përdor bukur syrin e tretë dhe realizon dokumentarë përtej atyre të zakonshmëve. Fagu u dënua më vonë për realizimin e tij “Në gjurmë të revolucionit tekniko-shkencor” film i cili nuk mori dot formën e tij përfundimtare por në AQSHF ruhen elementet kryesorë të kësaj vepre, raporton ATSh.
Shoulder-to-shoulder1E nuk mund të mungonte kamera e regjisorit Dhimitër Anagnosti në këtë retrospektivë të filmit shqiptar në Paris. Anagnosti vjen me premierën botërore të restaurimit të dokumentarit “Përjetësi’ një restaurim i realizuar nga AQSHF vitin e kaluar.
Ky dokumentar, një trajtim poetik dhe emocional i temës së të rënëve të luftës antifashiste, nuk është shfaqur për publikun e gjerë në Shqipëri, as në kohën e prodhimit të tij në vitin 1974, pasi është konsideruar të ketë një koncept regjisorial modern për kohën. Gjithashtu, pjesë e programit do të jetë edhe filmi tjetër ‘modern për kohën’ i Anagnostit, “Motive nga dita e diel”, 1974 ku regjisori luan shumë me planet detaj dhe muzikën xhaz.
Vendet e bukura turistike të Shqipërisë do të përcillen për publikun ndërkombëtar të Cinema Du Reel nëpërmjet dokumentarit të Mark Topallajt. Studentët e përzgjedhur nga Topallaj, vajzat më të bukura e djemtë më të pashëm të Tiranës na shoqërojnë në një udhëtim të mrekullueshëm nga veriu në jug të vendit e na njohin me historinë, traditat e peisazhet marramendëse. Pikërisht fati i të rinjve protagonistë të filmit, diktoi edhe fatin e filmit… disa prej tyre u internuan nga regjimi e kështu filmi u detyrua të priste në raftet e Arkivit për ta parë sërish dritën e projeksionit vetëm në vitet 2010.
Marrëdhëniet me ndërkombëtarët, zbulohen në programin e tretë nëpërmjet filmave të prodhuar në Shqipëri, nga kineastë të huaj si dokumentari i realizuar në 1935 nga Walter Frentz, që njihet si fotograf i propagandës naziste, apo bashkëprodhimeve me rusët (Shqipëria 1945, Roman Karmen) dhe kinezët (Krah për Krah, Endri Keko, Ho Y Shen, 1964).
Pasoja – Historia e risjellë, është programi i katërt i cili don të ri-tregojë historinë e shqiptarëve, këtë herë përmes 2 dokumentarëve të kohëve të fundit, nga dy regjisorë të brezit të ri të kineastëve; “Superballkan”, Fatmir Koci, 1998 dhe “Pritja”, Roland Sejko 2015. Këta dy filma janë të ndërtuar me materiale arkivore nga fondi filmik i AQSHF-së dhe tregojnë se si mund të përdoren materialet e vjetra për të ri-thënë historinë nga një këndvështrim tjetër.
Loja e fëmijëve – Realiteti i Xhanfise Kekos, është programi i fundit i retrospektivës, dedikuar regjisores shqiptare. Studiuesve dhe kritikëve europianë të filmit po u bën përshtypje gjithnjë e më shumë puna dhe arti i një gruaje regjisore. Këtë herë sillet Xhanfise Keko me filmin artistik “Kur xhirohej një film” dhe dokumentarin e shkurtër “Para shfaqjes”, ku gjithnjë në fokus vendos botën e pafajshme të fëmijëve.
Në kuadër të retrospektivës së kinemasë shqiptare do të mbahet edhe një tryezë e rrumbullakët ku kineastë dhe arkivistë do të diskutojnë se si imazhet e lëvizshme i dhanë formë dhe ende sot pasqyrojnë narrativën e historisë dhe shoqërisë shqiptare dhe se si këto imazhe duhet dhe mund të ruhen, restaurohen dhe të ripërdoren për të kuptuar të tashmen.

SOFIA MEETINGS

13th SOFIA MEETINGS
Here we go for the 13th edition of SOFIA MEETINGS, which vows to enthrall you with the full spectrum of emotions: projects, films, guests, and surprises. 

Sofia Meetings is a co-production market for first, second and third time features.

We present more than 20 projects, mostly from European directors, along with industry screenings of Bulgarian and Balkan films.
More than 150 industry executives from different parts of the world come together in Sofia to discover new projects and films.
Many additional events for industry professionals also take place in the frame of the market: Europa Cinemas will present an audience development workshop, there’s anEuropa Distribution workshop, case studies, presentations of funds, programs and trainings. All sprinkled with a good Spring spirit!

Here we go with the selection for 2016:

SELECTED PROJECTS

SECOND FILM PROJECTS PROGRAMME

ATTILA – Spain, Hermes Marco (producer), Director Eric Boadella

CLOSED TO THE PUBLIC – Croatia, Vanja Sviličić (director and writer) and Rea Rajcic (assistant producer), Damir Terešak (producer)

IN BETWEEN – Romania, Bogdan Mustata (director), Marcian Lazar (producer)

SISTER – Bulgaria, Svetla Tzotzorkova (director and producer) and Nadezhda Koseva (producer)

THE GOOD IRANIAN – UK, Tina Gharavi (director) and James Richard Baillie (producer)

THE FUGUE – Poland, Agnieszka Smoczyńska (director) and Agnieszka Kurzydło (producer)

THE UNTAMED MEMORIES – Israel, Uri Bar-on (director and writer) and Sol Godman (producer)

PLUS MINUS ONE PROGRAMME

DAISI – Georgia, Dea Kulumbegashvili (director), Rati Oneli and Jim Stark (producers)

JOHN VARDAR VS THE GALAXY – Macedonia, Goce Cvetanovski (director and producer) and Alan Castillo (producer)

A PICTURE WITH YUKI – Bulgaria/Canada/Japan, Luchezar Avramov (director) and

Borislav Chouchkov (producer)

SAVANA PADANA – Italy, Paolo Borraccetti (director) and Luigi Pepe (producer)

THE AFRICAN SHORE – Bulgaria, Konstantin Bojanov (director and producer)

USUD – Serbia, Stefan Malešević (director and producer) and Vladimir Vasiljevic (producer)

PROJECTS IN BANK

ARRHYTHMIE – Russia, Boris Khlebnikov (director), Natalia Drozd (producer)

BEETLE – Bulgaria, Martin Iliev (director) and Goergi Ivanov (producer)

DRIVER – Bulgaria, Nikolay Vasilev (director) and Veselka Kiryakova (producer)

FOR THE HONOUR OF THE EMPIRE – Bulgaria, Stefan Tenev (director) and

Dobri Dimitrov (producer)

I MISS YOU – Croatia, Vlatka Vorkapić (director), Tamara Babun (producer)

INTERNAL SECURITY – Bulgaria, Georgi Tenev (director) and Vera Chandelle (producer)

JOHN’S BYCICLE – Canada, Colin Riendeau (director and producer)

QUIETLY – Bulgaria, Silviya Pesheva (director), Kalin Kalinov (producers) and Milena Ilieava (writer)

RAGING SEA – Bulgaria, Zlatin Radev (director and producers)

SON – Bulgaria, Dimitar Sardzhev (director) and Veselka Kiryakova (producer)

THE STRAIGHT PATH – Italy, Massimo Coglitore (director) and Riccardo Neri (producer)

THE INTERROGATION – Turkey, Haci Orman(director) and Serkan Acar (producer)

THE SYRIAN GIRL – Bulgaria, Tchavdar Georgiev (director) and Jana Karaivanova (producer)

THE WHISTLING ART FACTORY – Russia, Andjei Petras (director and producer) and Anastassia Razlogova (producer)

Sofia Meetings wouldn’t be possible without the support of our partners : CREATIVE EUROPE – MEDIA Programme of the EU, Bulgarian National Film Center,

Sofia Municipality and Bulgarian Ministry of Culture.Nu Boyana Film Studios, Hungarian Film Lab, FocusFox Studio (Hungary), YapimLab, Embassy of Turkey in Bulgaria, EastWest Fimdistribution, Producers Network, EAVE, Crossroads, MFI, EURO Mediterranean Coproduction Forum, МDM, Berlin Brandenburg, Connecting Cottbus and FilmFestival Cottbus, EuropaCinemas, EuropaDistribution

Thank you, PARTNERS!

Additional events such as workshops, presentations and discussions will take place during Sofia Meetings.

ANCC offers minority co-production support



ANCC offers minority co-production support to Albanian producers to participate in high-quality feature films by talented filmmakers from all over the world.
“Minority projects” are film projects realized in co-production, where the Albanian production company is in minority of the total production.
As such are considered projects which guarantee at least one of the following criteria:
1. Albanian authors’ film projects (from Kosovo, Macedonia, Montenegro)
2. Foreign film projects which guarantee at least one of the following criteria:
– Film has an Albanian subject;
– Part of film is located (story or shooting) in Albania;
– At least 50% of the dialogue must be in Albanian language.
– Master copy with Albanian subtitles.
3. Foreign film projects, of particular interest, who spend a considerable amount of their budget in Albania (while shooting or in other film production phases).
General rules for funding:
• Projects submitted in this category, will be funded based on the evaluation of financial expertise of the ANCC, up to 6,000,000 (six million) Albanian Lek, (estimated 47,500 USD). This amount can be changed by the ANCC Board only in specific projects of particular national interest.
• At least 80% of the ANCC funds granted to these projects must be spent within the territory of the Republic of Albania. These funds should be used to meet the production expenses, or to include Albanian cast and crew in the film.
Projects applying for this category should guarantee the following criteria:
1. Production companies that will apply must be Albanian legal entities.
2. A minimum of 70% of the total film budget must have been guaranteed before applying at ANCC.
3. The project must be recipient of at least one financial support from public institutions in the country of origin (valid for the region and Europe).
4. The director should have realized at least one film before applying.

Thirrje per aplikim



THIRRJE PËR APLIKIM
Afati i fundit për dorëzim: 31 Mars 2016 

Të nderuar kolegë kineastë,
Qendra Kombëtare e Kinematografisë njofton të gjithë subjektet (shtëpi kinematografike/producentë) se shpall thirrje për projekte në këto kategori:

– Projekte kinematografike për festivale dhe javë filmi (kombëtare dhe ndërkombëtare).
– Projekte për filma artistikë me metrazh të gjatë- kategoria MINORITY.

Projektet duhet të depozitohen konform përcaktimeve të bëra në Rregulloren e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë.

Afati i fundit për dorëzimin e projekteve në QKK, është data 31 Mars 2016.

Sjellim në vëmendjen tuaj, se projektet do të kualifikohen në konkurim, pas plotësimit të këtyre detyrimeve:
– Paraqitja e të gjithë dokumentacionit të detyrueshëm, të përshkruar në Formularin e Aplikimit.
– Shtëpia filmike të jetë e regjistruar në QKK për vitin 2016.

Për çdo konsultim, pyetje, apo paqartësi, mund të konsultoheni me stafin e QKK me email, telefon, apo duke kontaktuar drejtpërdrejt në zyrat e QKK. Contact: info.qkk@gmail.com, info@nationalfilmcenter.gov.al, tel: 042378004.

SHËNIM:

1. Për të shkarkuar dokumentat për aplikim për projektet e ndryshme klikoni në: http://nationalfilmcenter.gov.al/formulare/formulare-projekte-te-tjera/ 2. Për të shkarkuar dokumentat për aplikim për filmat MINORITY klikoni: http://nationalfilmcenter.gov.al/formulare/formulare-film-minority/

ANCC offers minority co-production support to Albanian producers

ANCC offers minority co-production support to Albanian producers to participate in high-quality feature films by talented filmmakers from all over the world.
“Minority projects” are film projects realized in co-production, where the Albanian production company is in minority of the total production.
As such are considered projects which guarantee at least one of the following criteria:
1. Albanian authors’ film projects (from Kosovo, Macedonia, Montenegro)
2. Foreign film projects which guarantee at least one of the following criteria:
– Film has an Albanian subject;
– Part of film is located (story or shooting) in Albania;
– At least 50% of the dialogue must be in Albanian language.
– Master copy with Albanian subtitles.
3. Foreign film projects, of particular interest, who spend a considerable amount of their budget in Albania (while shooting or in other film production phases).
General rules for funding:
• Projects submitted in this category, will be funded based on the evaluation of financial expertise of the ANCC, up to 6,000,000 (six million) Albanian Lek, (estimated 47,500 USD). This amount can be changed by the ANCC Board only in specific projects of particular national interest.
• At least 80% of the ANCC funds granted to these projects must be spent within the territory of the Republic of Albania. These funds should be used to meet the production expenses, or to include Albanian cast and crew in the film.
Projects applying for this category should guarantee the following criteria:
1. Production companies that will apply must be Albanian legal entities.
2. A minimum of 70% of the total film budget must have been guaranteed before applying at ANCC.
3. The project must be recipient of at least one financial support from public institutions in the country of origin (valid for the region and Europe).
4. The director should have realized at least one film before applying.

MFI Script 2 Film Workshops

MFI Script 2 Film Workshops

The Mediterranean Film Institute (MFI) is a specialised training organisation. Established in 1998, it has become a center for activities that bring together emerging screenwriters and directors from Europe and the Mediterranean region, teachers of cinema and accomplished professionals from the film industry. MFI is developing this initiative into a permanent center of continuous training for emerging European film talent, doing so in the land – and in an environment – that originally gave birth to Drama. Furthermore, it strives to create a meeting forum for European film professionals, which would be able to facilitate a creative interchange for re-addressing and re-discovering dramatic narrative technique, and for further elaborating on issues of contemporary cinematic narrative and dramaturgy.

In the sixteen years of its operation, MFI has become an accomplished European organization in the field of training, under the umbrella of the MEDIA Programme of the European Union. MFI’s main training activity, MFI Script 2 Film Workshops is one of the most dynamic and successful screenwriting programs in Europe. More than 350 filmmakers have participated in the program, a great deal of the participating projects having been realized. Most of the produced works have won significant awards and distinctions in international festivals as well as they have been successfully distributed in theaters and television. MFI “alumni” includes 2003 Academy Award winner for Best Foreign Film “Nowhere in Africa” by the German writer/director Caroline Link.

MFI’s other training activities, including script workshop programs for feature and short films in Greece and Cyprus, have introduced an advanced, consistent screenwriting methodology to the Greek speaking world, resulting to many awarded and commercially appealing films. MFI’s continuing efforts aim at transforming the environment for development and production of Greek and Cypriot films, the ultimate goals being artistic accomplishment and international appeal.

http://mfi.gr/

“Eurimages” (Fondi i Këshillit të Evropës për Kinemanë Evropiane), zhvillon në Tiranë takimin e 142-të të Bordit Menaxhues.

“Eurimages” (Fondi i Këshillit të Evropës për Kinemanë Evropiane), zhvillon në Tiranë takimin e 142-të të Bordit Menaxhues. Kjo është hera e dytë, që “Eurimages” mblidhet në Tiranë, me ftesë të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë. Ministrja e Kulturës, znj. Mirela Kumbaro përshëndeti takimin e radhës në Tiranë duke theksuar mbështetjen e qeverisë shqiptare për kinematografinë, rëndësinë e artit kinematografik dhe përballjet e suksesshme të filmit shqiptar përtej kufijve, të cilat në vitet e fundit kanë marrë edhe mbështetjen financiare nga ky institucion. I pranishëm në Tiranë, drejtori i Qendrës Ekzekutive të “Eurimages” Roberto Olla dhe presidenti i Eurimages, Jobst Plog. Ata theksuan se “Eurimages” ka dhënë prova edhe për Shqipërinë, pasi ka financuar edhe filmin “Bota”, që ka qenë një sukses”. Drejtori i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Ilir Butka, vlerëson faktin se tashmë edhe filmi eksperimental ka një tjetër vëmendje dhe mundësi kur flitet për fonde, që mund të përfitohen nga organizata “Eurimages”.
4 janë projektet filmike që kanë marrë mbështetjen nga Eurimages: Filmi “Amnistia” I regjisorit Bujar Alimani, filmi “Agon” I regjisorit, Robert Budina, filmi “Bota” e regjisores Iris Elezi dhe Thomas Logoreci dhe projekti më I fundit, I cili është duke u xhiruar, “Dita zë fill” e regjisorit, Gentian Koçi.
Në takimin e radhës në Tiranë, Eurimages, me pjesëmarrjen e bashkëshortes, znj. Etleva Turkeshi, nderoi kujtimin e kineastit dhe ish-drejtorit të QKK-së, Artan Minarolli, i cili u nda nga jeta vetëm dy muaj më parë. Nderim dhe respekt për veprën e tij në artin kinematografik.






Me rastin e festes së 8 marsit në Qendrën COD pranë Kryeministrisë në orën 18:30-20:00 do te organizohet një aktivitet i rëndësishëm nga Eurimages, QKK dhe Qendra COD:

Prej 3 vjetësh Eurimages ka ngritur një “Grup Studimi mbi barazinë gjinore të femrave në industrinë e filmit”.

Meqë mbledhja zhvillohet në Shqipëri, diskutimi do të zhvillohet mbi eksperiencën shqiptare, në formën e një ‘masterclass’ si “Intervistë me Iris Elezin”, regjisore e filmit Bota i cili është realizuar me mbështetjen financiare të Eurimages.

Diskutimi do të moderohet nga Mehmet Demirhan, përfaqësues i Turqisë në Eurimages kurse eventi do të hapet me fjalën e Ministres se Kultures Znj. Mirela Kumbaro dhe Drejtorit Ekzekutiv të Eurimages, z. Roberto Olla.

Të ftuar do jenë femra të komunitetit shqiptar të filmit si edhe të tjerë të interesuar.

Ndërsa pas në 20:30 për pjesëmarrësit do të shfaqet filmi BOTA.




The Albanian National Center of Cinematography informs that Eurimages will hold its 142nd Board of Management Meetingin Tirana, coming week March 8-11.

The meeting will be hosted by the Albanian National Center of Cinematography, who represents Albania at Eurimages.

Eurimages is the cultural support fund of the Council of Europe. Established in 1989, it currently numbers 37 European member states. Albania joined Eurimages in 2009.

With an annual budget of €25 million Eurimages promotes the European audiovisual industry by providing financial support to feature films, animations and documentaries produced in Europe. In doing so, it encourages co-operation between professionals established in different European countries. Eurimages also grants support for theatrical distribution and exhibition.

This is the second time that the Eurimages Board of Management meets in Tirana. The first meeting was held in October 2012.




Njoftim për Median

Qendra Kombëtare e Kinematografisë njofton se Eurimages (Fondi i Këshillit të Evropës për Kinemanë Evropiane), do të zhvillojë “Takimin e 142-të të Bordit Menaxhues” në Tiranë, në datat 8-11 mars. 
Kjo është hera e dytë që Eurimages mblidhet në Tiranë, me ftesë të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë.

Në këtë mbledhje, një nga 4 mbledhjet vjetore, Eurimages shpërndan ¼ e buxhetit vjetor prej 25 milion eurosh, për bashkëproduksione filmike të vendeve anëtare, për kinematë, për shpërndarjen dhe promovimin e kinemasë evropiane.

Eurimages është krijuar në 1989 dhe tani numëron 37 nga 47 shtetet e Evropës si anëtare. Shqipëria është pjesë e Eurimages që prej vitit 2009.

Aktiviteti i datës 8 mars

Prej 3 vjetësh Eurimages ka ngritur një “Grup Studimi mbi barazinë gjinore të femrave në industrinë e filmit”.

Meqë mbledhja zhvillohet në Shqipëri, diskutimi do të zhvillohet mbi eksperiencën shqiptare, në formën e një ‘masterclass’ si “Intervistë me Iris Elezin”, regjisore e filmit Bota i cili është realizuar me mbështetjen financiare të Eurimages.

Diskutimi do të moderohet nga Mehmet Demirhan, përfaqësues i Turqisë në Eurimages kurse eventi do të hapet me fjalën e Ministres se Kultures Znj. Mirela Kumbaro dhe Drejtorit Ekzekutiv të Eurimages, z. Roberto Olla.

Të ftuar do jenë femra të komunitetit shqiptar të filmit si edhe të tjerë të interesuar.

Aktiviteti do të organizohet në Qendrën COD të Kryeministrisë më datë 8 mars ora 18:30-20:00. Në 20:30 për pjesëmarrësit do të shfaqet filmi BOTA.

Për informacione dhe mbulimin e eventit te dates 8 mars, ju lutem na kontaktoni:

info.qkk@gmail.com

Majlinda Tafa

Marrdheniet me Jashte dhe Shtypin



Mbarojne xhirimet per filimin “Dita ze fill”


Me nje pjese te stafit qe ka punuar per filmin “Dita ze fill”. Ne cdo film qe realizohet, fitohen te rinj profesioniste te cilet behen pjese e skuadres sone qe vjen duke u shtuar cdo dite.
Genti dhe Ilia, drejtori i fotografise ne filmin “Dita ze fill”, nje profesionist dhe artist i vertete, njeri i jashtezakonshem. — con Gentian Koçi e Ilias Adamis

Nje foto me stafin e mrekullueshem grek qe punoi ne filmin “Dita ze fill”.
Kemi fituar jo vetem profesioniste te nivelit te larte por edhe njerez te jashtezakonshem qe tashme ndihen pjese e kinematografise shqiptare. Jane tashme disa filma mjaft te mire, te realizuar fale bashkepunimit me ta. Faleminderit Tefta Bejko qe i bere pjese te sfidave tona.