MINORITY CO-PRODUCTIONS

Aplikimi i skemes se financimit te quajtur MINORITY CO-PRODUCTIONS ka deshmuar avantazhin qe sjell kjo skeme financimi ne promocionin e kinematografise dhe vete vendeve te cilat e aplikojne.
Qendra e Kinematografise se Kosoves e ka aplikuar skemen e financimeve minoritare per disa filma Shqiptare.
Filmat Shqiptare BOTA me regji te Iris Elezit dhe Thomas Logorecit, ENGJEJT JANE LARG me regji nga Gjergj Xhuvani, KROM me regji nga Bujar Alimani, jane financuar nga Qendra Kinematografike e Kosoves nepermjet skemes Minority Co-productions. Kineastet Shqiptare dhe QKK e Shqiperise i eshte mirenjohese QKK-se se Kosoves dhe Bordit te saj per kete kontribut te rendesishem. Nga ana tjeter QKK Kosova nepermjet kesaj mbeshtetjeje ka qene pjese e suksesit te ketyre filmave ne festivalet ku ata kane marre pjese dhe jane vleresuar me cmime te rendesishme nderkombetare. 
Ne vitin 2015 edhe QKK e Shqiperise aplikoi per here te pare skemen e mbeshtetjes per Minority Co-productions duke financuar projektin Kosovar MARTESA me regji nga Blerta Zeqiri.
Blerta Zeqiri eshte kishte fituar me pare vleresimin si regjisorja me e mire ne SUNDANCE FILM FESTIVAL si regjisorja me e mire per filmin e shkurter KTHIMI.

Share this...
Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn