V E N D I M, datë 21.12.2015

V E N D I M, datë 21.12.2015

Në zbatim të nenit 9, paragrafi i parë i ligjit nr. 8096, datë 29.04.1996, “Për Kinematografinë”, i ndryshuar, nenit 6 të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 602, datë 21.08.2003, “Për miratimin e statutit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë”, përcaktimeve të bëra në Rregulloren e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Këshilli Miratues i Projekteve, i përbërë nga zotërinjtë:

  • Z. Dritan HUQI, Kryetar
  • Z. Artur DAUTI, Anëtar
  • Z. Dionis PAPADHIMITRI, Anëtar
  • Z. Elvis HOXHA, Anëtar
  • Z. Fatos BAXHAKU, Anëtar
  • Z. Stefan ÇAPALIKU, Anëtar
  • Z. Ndriçim XHEPA, Anëtar




u mblodhën sot, më datë 21.12.2015, në takimin me këtë rend dite:
  1. Shqyrtimi i projekteve për filma artistikë me metrazh të gjatë të kategorisë “MINORITY” të paraqitur në konkurim deri në datën 30 Shtator 2015. Komisioni i Shqyrtimit Paraprak të Projekteve kualifikoi për konkurim këto projekte:
  1. “I tretuni”, skenari dhe regjia Arben THAÇI, paraqitur për konkurim nga shtëpia kinematografike “B&G Film Pro”.
  2. “Loja e parave”, skenari dhe regjia Antonio MORABITO, paraqitur për konkurim nga shtëpia kinematografike “SKA-NDAL”.
  3. “Martesa”, skenari Blerta ZEQIRI, Kreshnik BERISHA, regjia Blerta ZEQIRI, paraqitur për konkurim nga shtëpia kinematografike “Bunker Film+”.
  1. Shqyrtimi i kërkesës nr. 754 Prot., datë 18.12.2015, të z. Gledis BICA, për ndryshimin e shtëpisë kinematografike për realizimin e filmit artikstik me metrazh të shkurtër të kategorisë Indipendent “Biseda”.
Sipas parashikimit të bërë në rendin e ditës, autorët dhe producentët prezantuan projektet e tyre. Më pas KMP diskutoi për projektet. Pas kryerjes së procedurës së votimit, bazuar në ekspertizën e Komisionit Financiar, Këshilli i Miratimit të Projekteve me shumicë votash
V E N D O S I:
  1. T’i propozojë Kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë financimin e projekteve kinematografike për film artistik me metrazh të gjatë të kategorisë “MINORITY”, si më poshtë:
  1. “I tretuni”, skenari dhe regjia Arben THAÇI, paraqitur për konkurim nga shtëpia kinematografike “B&G Film Pro”.
  1. “Martesa”, skenari Blerta ZEQIRI, Kreshnik BERISHA, regjia Blerta ZEQIRI, paraqitur për konkurim nga shtëpia kinematografike “Bunker Film+”.
  1. Të miratojë kërkesën e z. Gledis BICA, për ndryshimin e shtëpisë kinematografike për realizimin e filmit artikstik me metrazh të shkurtër të kategorisë Indipendent “Biseda”. Ky projekt do të realizohet nga shtëpia kinematografike “D’Art”.

Eurimages, per here te pare financim produksioneve eksperimentale dhe mbeshtetje per postproduksion

Eurimages merr nje vendim mjaft te rendesishem i cili ka ne fokus format e reja te shprehjes artistke ne kinematografi duke i dhene nje hapesire te veçante produksioneve eksperimentale dhe mbeshtetjen te postproduksionit per filmat qe kane mbaruar xhirimet, gje qe nuk ishte e parashikuar me pare ne skemen e financimit. Bravo Eurimages, bravo Roberto Olla. QKK ka aplikuar kete skeme te re financimi nepermjet fondit per filmin indipendent qe po funksion prej dy vjetesh. Perfitues te ketij fondi kane qene produksionet me kurajshme qe jane financuar me shifra minimale per filma te gjate, filma te shkurter, dokumentare dhe te animuar. QKK eshte duke studiuar edhe mundesine per financimin e fazes se postproduksionit per filmat qe kane mbaruar xhirimet me vetefinancim duke ndjekur vizionin e Eurimages.

BOTA Update:) Dy lajme teper, teper te rendesishme!!! Ministria e Kulturës se Shqiperise mbeshtet fushaten e filmit BOTA ne garen e Oscar. 
Ju falenderojme nga zemra per perkrahjen tuaj te vazhdueshme:) 

2: BOTA garon per Oscarin e Kritikes – FIPRESCI ne Palm Springs Intl. Film Festival, i perzgjedhur mes 40 me te mireve nga 80 filmat konkurues te Oscar! 
Nje tjeter arritje per filmin tone te prodhuar me kaq dashuri e modesti!!!

Torino dhe Shqipëria. Një marrëveshje për shkëmbime në art, kulturë dhe trashëgimi
Ministrja e Kulturës së Shqipërisë znj. Mirela Kumbaro Furxhi dhe Kryetari i Bashkisë së Torinos, Piero Fassino nënshkruan në Torino marrëveshjen e bashkëpunimit në fushën e artit, kulturës dhe trashëgimisë. Marrëveshja u nënshkrua në datën 11 dhjetor 2015 në sallën Rossa të Bashkisë së Torinos, me prezencën e zëvendës presidentit të Këshillit, Gioacchino Cuntrò, .
Marrëveshja tre-vjeçare parashikon shkëmbime të rëndësishme që do të promovojnë dhe mbështesin aktivitete reciproke të të dy vendeve në fushën e muzikës, artit pamor, artit kontemporan, duke vlerësuar njëherësh edhe sektorin e industrisë krijuese, që ndihmon në zhvillimin ekonomik dhe social. Në takimin e parë u diskutua konkretisht për disa propozime konkrete, të cilat do të marrin udhë me ngritjen e ekipeve të përbashkëta dhe punën konkrete shumëdimensionale të institucioneve kulturore të Torinos në Tiranë për projektet konkrete.

Propozimet e para konkrete prekin disa nga fushat e kulturës dhe trashëgimisë.
1. Ekspozita të artit shqiptar dhe të fotografisë në Torino
2. Bashkëpunim profesional dhe trainim në fushën e restaurimeve me Institutin e Restaurimit të Venaria Reale dhe IMK, Tiranë
3. Programe të edukimit kulturor me Muzetë e Torinos dhe Muzetë shqiptare
4. Shqipëria në Panairin e Librit në Torino
5. Bashkëpunime në fushën e filmit.

Në fjalën e saj Ministrja Kumbaro u shpreh se “Diplomacia kulturore e Ministrisë së Kulturës merr rëndësi të veçantë me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje. Strategjia jonë synon të zhvillojmë marrëdhënie ekonomike edhe përmes komunikimit kulturor, duke përfituar nga eksperienca e Torinos, nga ku mund të marrim modelet më të mira të zhvillimit kulturor të Torinos ku turizmi kulturor është sot burimi kryesor i të ardhurave, falë drejtimit inteligjent të Kryetarit të Bashkisë, Piero Fassino”.
Kjo marrëveshje merr rëndësi të veçantë duke patur parasysh rolin e rëndësishëm që luan Bashkia e Torinos në fushën e promovimit të artit dhe të kulturës dhe titullin Creative City për kategorinë e Design-it, që i është dhënë Qytetit të Torinos nga UNESCO, duke patur gjithashtu parasysh angazhimin e Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë për të zhvilluar më tej bashkëpunimin në sektorin e kulturës dhe të trashëgimisë kulturore, si edhe për të forcuar lidhjet e miqësisë së sinqertë mes dy vendeve dhe dy popujve.

Marrëveshja e bashkëpunimit angazhon Bashkinë e Torinos dhe Ministrinë e Kulturës të mbështesin dhe të promovojnë bashkëpunime me Qendrën Kulturore Shqiptare , drejtuar nga Benko Gjata, si një faktor aktiv, zhvillues dhe promovues i artit dhe kulturës, kthyer tashmë në një pikë referimi për 6 mijë shqiptarët rezidentë në këtë rajon. Bashkëatdhetarët tanë janë ambasadorë të shkëlqyer të vendit në Itali. 

Ministrja e Kulturës Kumbaro zhvilloi takime dhe diskutoi për projekte konkrete me Rajonin e Piemontes me Assessoren për Bashkëpunimin Ndërkombëtar, Monica Cerutti dhe me zv/Presidenten e Rajonit, Daniela Ruffino, ku u diskutua për pjesëmarrjen e të rinjve shqiptarë në aktivitetin “Ditët e Evropës”, i cili organizohet nga Rajoni i Piemontes në muajin maj 2016 .

Ministrja Kumbaro mori pjesë në konferencën “Revolucioni Helenik: drejt globalizmit dhe zbulimit të laicitetit të artit”, organizuar nga Qendra Kulturore Shqiptare dhe Qendra e Studimeve Arkeologjike Herakles dhe në koncertin ku artistët Lindita Kopliku (piano) e Giovana Guli (violinë) interpretuan vepra të kompozitorëve shqiptarë dhe evropianë.