Filmi me i ri shqiptar BOTA, do te vazhdoj te shfaqet ne Kinema Millenium edhe kete jave

Filmi me i ri shqiptar BOTA, do te vazhdoj te shfaqet ne Kinema Millenium edhe kete jave, 
gjithmone ne oren 17:00, deri ne Date 3 Dhjetor.

Filmi BOTA, me skenar dhe regji nga Iris Elezi dhe Thomas Logoreci, prodhuar nga EraFilm,
eshte vleresuar me kater çmime nderkombetare ne keto kater muaj qe qarkullon neper festivale.

Ky bashkeprodhim i suksesshem i QKK Shqiperi, QKK Kosove, MiBACT – Ministria e Kultures Italiane,

dhe Eurimages, eshte pritur me dashamiresi nga publiku dhe kritika shqiptare e ajo nderkombetare.

Mos e humbisni kete prodhim shqiptar, sa te rendesishem aq edhe te bukur.

Ekipi i filmit BOTA ju mirepret!

Mbaruan xhirimet e filmit HIJE

“HIJE”
Last Ciak

Fjalet sdo jene asnjehere te mjaftueshme per te shprehur vlersimin tim per te gjithe personat qe besuan dhe realizuan kete projekt.

Filmi HIJE eshte financuar me skemen e filmit Indipendent

Qendra Kombetare e Kinematografise ne Klik Ekspo Klik

Në datat 21 – 25 Nëntor 2015, Media Desk Albania ndodhet në Panairin Klik Ekspo Klik, në stendën e Qendrës Kombëtare të Kinematogrfisë.

Ministria e Kulturës do të jetë pjesëmarrëse në Panairin Klik Ekspo Group 2015, duke prezantuar për publikun e gjerë aktivitetet më të rëndësishme të institucioneve të kulturës dhe trashëgimisë në vend. Konceptuar si një platformë jo vetëm prezantuese, por edhe debati e diskutimi në këtë hapësirë ekspozimi dhe prezantimi. Pjesëmarrës do të jenë të gjithë instiucionet e kulturës në vend, si dhe artistë, autorë, përkthyes, kineastë, ekspertë të trashëgimisë, të cilët do të kenë mundësinë të afrojnë komunikimin me publikun përmes veprave të tyre.

Femijet duke ndjekur filmat e animuar shqiptare

Kjo platformë kulturore do ti prezantohet publikut në një formë atraktive, me shfaqje, performanca LIVE, ekspozita, lexime, diskutime, konkurse të ndryshme. Falë bashkëpunimit dhe angazhimit të gjithë punonjësve dhe specialistëve të sistemit të artit, kulturës dhe trashëgimisë, artistëve të pavarur dhe komunitetit artistik, në kohë rekord brenda dy viteve me shumë punë, përkushtim dhe një menaxhim më të mirë po punojmë për gjallërimin e skenës, realizimin e hapësirës pa kufi të kulturës e artit.
Ministrja e Kultures Mirela Kumbaro ne pranine e femijeve ne stendin e QKK


Nëse jeni të interesuar të dini më shumë për mundësitë që ofron Nën Programi Media i Evropës Krijuese, mund të na vizitoni në këto ditë. Ekipi i Media Desk Albania do të jetë tërësisht në dispozicioin tuaj për t`ju shpjeguar pafundësinë e mënyrave të mbështetjes financiare që ofron programi më i madh i BE –së për Kulturën dhe Audiovizionin në mbarë Evropën.


Shqipëria është tashme anëtare me të drejta të plota e këtij programi, që do të thotë se të gjithë të interesuarit e sektorit audioviziv që duan të aplikojnë për financim në këtë program trajtohen njësoj si homologët e tyre dhe nuk kanë asnjë kufizim nga kolegët evropainë.


Jane te ftuar te gjithe shtepite filmike, organizatoret e festivaleve dhe aktiviteteve te tjera kinematografike te sjellin trailer, tiser, spotet televizive, kataloge festivalesh, botime kinematografike dhe materialet e tjera promovuese te aktiviteteve te tyre ne stenden e e Qendres Kombetare te Kinematografise ne Klik Ekspo Klik prane Pallatit te Kongreseve.

ZAGREB FILM FESTIVAL

Gjate diteve te Festivalit Te Filmit ne Zagreb selektoret e Festivalit te Berlinit vizionuan filmat e sugjeruar nga Qendrat Ballkanike te Kinematografise

Premiera e filmit ENGJEJT JANE LARG me regji te Gjergj Xhuvanit

Dje ne kinema Millenium ne kryeqytet, u organizua premiera e filmit ENGJEJT JANE LARG me regji te Gjergj Xhuvanit.
Filmi eshte nje Bashkeprodhim i Shqiperise, Kosoves, Italise dhe eshte financuar nga Qendrat e Kinematografise te Shqiperise dhe Kosoves

SEE | SOUTH EASTERN EUROPE – Financohet projekti DITA ZE FILL i regjisorit Gentian Koci

 

 

 

In the yearly ‘ SEE Cinema Network’ meeting, which was held in Thessaloniki – Greece in November 12th, 2015 , these projects are the winners: “Daybreak”- Albania, by Genti Koci, “Shakespeare as a street dog” – Bullgaria, “Menopause”- Cyprus, “Sugarkid”- Macedonia, “Is this what you were born for”- Romania, “Domino effect”- Serbia.
Present in the meeting were: Yiannis Illiopoulos – SEE Cinema Network Executive Secretary; Anna Kasimati from Greek Film Center; Elena Christodoulidou -Cyprus; Kozeta Kullakshi, Lediona Kasapi-Albania; Una Domazetoski-Serbia; Alina Salcudeanu-Rumania; Daniela Stankovska – Macedonia; Gergana Dakovska -Bulgaria.

Në takimin e rradhës së SEE Cinema Network, i cili u mbajt më 12 Nëntor 2015 në Selanik, Greqi, rezultojnë fitues këto projekte: “Daybreak”- Shqipëri, (me skenar dhe regji nga Genti Koci), “Shakespeare as a street dog” – Bullgaria, “Menopause”- Qipro, “Sugarkid”- Maqedonia, “Is this what you were born for”- Rumania, “Domino effect”- Serbia.
Të pranishëm në këtë takim ishin: Yiannis Illiopoulos – Drejtor ekzekutiv i SEE Cinema Network; Anna Kasimati Greqia; Elena Christodoulidou -Qipro; Kozeta Kullakshi, Lediona Kasapi-Shqipëria; Una Domazetoski-Serbia; Alina Salcudeanu-Rumania; Daniela Stankovska – Maqedonia; Gergana Dakovska -Bullgaria.
Projekti “Daybreak”- DITA ZE FILL me skenar dhe regji nga Genti Koci është financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë dhe nga EURIMAGES.