Rikujtesë e fundit, për të gjithë ata që ende nuk kanë dërguar konfirmimin për pjesmarrjë në : Sesion informimi për thirjen për propozime nga programi Media i Evropës Krijuese – “ Zhvillimi i Projekteve kinematografike dhe audiovizulae individuale”

Creative Europe Media Desk Albania “Zyra ndihmëse e nën programit Media” e programi të BE –së “Evropa Krijuese 2014 – 2020” e cila në Shqipëri admnistrohet nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, njofton të gjithë të interesuarit e sektorit kinematografik dhe atij audiovizual se

në datën 7 Tetor 2015
ora 10 : 00 AM
në ambjentet e Kryeministrisë në Qendrën për Hapje dhe Dialog “ COD – Center For Openness and Dialogue). Bulevardi Dëshmorët e Kombit – Kryeministria,

do të mbahet një sesion informimi në lidhje me thirrjen për propozime të sipërcituar. Për rrjedhojë, kjo zyrë fton të gjithe aplikantët e interesuar për këtë thirrje që të dërgojnë në adresën e poshtëshënuar:

emrin e institucionit pjesëmarrës ( shtëpi filmike, shtëpi distribucioni, ent televiziv, platformë dixhitale, apo edhe individë producentë,etj… )

emrin dhe mbiemrin e personit që do të marrë pjesë në këtë sesion informimi si dhe e-mail dhe numrin e tij të telefonit

Data përfundimtare e dërgimit të informacionit të mësipërm për të marrë pjesë në këtë seancë informimi është sot 5 Tetor 2015 ora 24 : 00. Ju lutem konfirmoni me e-mail informacionin e mësipërm në adresën :

mediadeskalbania@gmail.com
dhe / ose: arben.papadhopulli@gmail.com
dhe / ose : Info@nationalfilmcenter.gov.al

Sesioni do të hapet nga Z. Ilir Butka, Drejtor i Qendres Kombëtar të Konematografisë. Me pas Z. Arben Papadhopulli, ekspert i Programit Media të Evropës Krijuese do të bëjë të gjitha shpjegimet e duhura në lidhje me mënyrën e aplikimit në këtë thirje për propozime.

Duke falenderuar të gjithë Ju për pjesmarrjen tuaj, si dhe Qendrën për Hapje dhe Dialog pranë Kryeministrisë për ofrimin e faciliteteve të saj me qëllim mbajtien e kësaj seance informimi.

Me respekt

Creative Europe Media Desk Albania

Rr. Aleksander Moisi. Nr.77

Tirana.Albania

E : mediadeskalbania@gmail.com

Web: :Creative Europe Media Sub Programme 2014 – 2020

Web: Creative Europe Media Desk Albania

Share this...
Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn