Thirje për regjistrim në databazën e Media Desk Albania.

Të nderuar përfaqësues të sektorit Kinematografik dhe atij Audiovisual : media aduiovizuale.

Siç jeni në dijeni, Media Desk Albania që administron nga pikpamja teknike komponentin Media të Programit të BE – së Evropa Krijuese, është totalisht në dispozicionin tuaj për çdo thirje për propozime, duke organizuar sesione informimi si dhe duke Ju mbështetur hap pas hapi në mënyrë indviduale secilin prej Jush, në hartimin e dosjeve tuaja të propozimeve. Njëkohësisht, duke qenë në kontakt me homologët evropianë, si dhe sektorin kinematografik dhe atë audiovisual evropian, Media Desk Albania, publikon herë pas here, njoftime të ndryshme që ata dërgojnë dhe që lidhen me bashkëpriodhime filmike, pjesmarrje në festivale, kërkesa distributorësh, kurse formimi profesionale në fushën e kinemasë dhe audiovizionit etj..
Për këtë arsye, në mënyrë që të jeni të informuar për çdo gjë që ndodh : qoftë për thirjet për propozime dhe sesionet e informimit, ashtu dhe për informacione të tjera, Ju lutemi dërgoni sa më parë në adresën e mëposhtëme këto të dhëna :

– Enti : Shtëpi Filmike. Biznes Distribucioni audiovisual. Festival Filmi. Rrjet Kinemashë. Televizion. Platformë Dixhitale, Organizatë apo biznes që operon në prodhimin, shitjen dhe blerjen e produkteve audiovizuale : “film me metrazh të gjatë, dokumentarë faktikë apo historikë, film i animuar, serial TV etj..”. Kompani biznesi e mirëfilltë qv në aktivitetin e saj ka edhe shitjen, blerjen apo shpërndarjen e produketeve audiovizuale dhe kinematografikenë në të gjitha format e tregut. Universitet, Akademi apo Shkollë Profesionale, qw organizon shkollim apo kurse formimi në sektorin audiovisual.
– Emri i personit të kontaktit dhe funksioni i tij
– Adresa e mail dhe telefoni i përsonit të kontaktit.

Këto të dhëna Ju lutemi t`i dërgoni në adresën : mediadeskalbania@gmail.com

Faleminderit për bashkëpunimin

Ekipi i Creaive Europe Media Desk Albania

Share this...
Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn