Dje u shfaq ne Tirane premiera e filmit KROM, nga regjisori Bujar Alimani.
Jam i lidhur ne menyre të vecante me kete film sepse eshte projekti i pare me te cilin jam prezantuar, filmi i pare i financuar, i pari i realizuar, dhe i pari i prezantuar, ne mandatin tim.
Jam i lidhur vecanerisht pasi ndonese eshte financuar shume pak nga QKK gjeti rrugen e realizimit shume shpejt.
Jam i lidhur ne menyre te vecante sepse eshte film i mire, jo aq per faktin qe premieren nderkombetare e beri ne nje festival te kategorise A, por sepse meritonte nje festival akoma me te madh.
Jam i lidhur me te sepse ndonese i heshtur, flet shume.
Film modern jo sepse trajton teme bashkekohore, por sepse trajton nje teme sociale nga rrethinat e varfera te nje toke te pasur, ku jetojne njerez te heshtur plot dinjitet. Sepse eshte nje film i ndertuar mbi konflikte, ndonese eshte e veshtire te gjesh nje personazh negativ.
Sepse nuk gjykon, nuk anatemon, nuk cperfill, respekton.
E dua sepse eshte i vertete, sepse eshte ROCK, sepse eshte KROM.

Njoftim
Sot në datën 13.10.2015, në ambjentet e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë , u mblodh Këshilli i Miratimit të Projekteve për të shqyrtuar projektet kinematografike për filma me metrazh të gjatë, vepër e parë.
Sipas përcaktimit të bërë në rendin e ditës, producentët dhe autorët e projekteve në konkurim prezantuan projektet e tyre. Më pas KMP, diskutoi për projektet. Pas kryerjes së proçedurës së votimit, Këshilli i Miratimit të Projekteve vendosi:
I- T’i propozojë Kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë financimin e këtyre projekteve:
1. “Legjenda e bastunit”, skenari Mihal Rama, Xhosli Rama, regjia Xhosli rama, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Erë Film”.
2. “Cirku Fluturues”, skenari dhe regjia Fatos Berisha, paraqitur nga shtëpia kinematografike “B2 Agency”.
3. “Burri i shtëpisë”, skenari dhe regjia Andamion Murataj, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Lissus Media”.
4. “Shtatë ditë”, skenari Genc Përmeti dhe regjia Erion Bubullima dhe Genc Përmeti, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Ska-Ndal”.
II – T’i propozojë Kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë financimin për zhvillimin projektit kinematografik:
1“Tre luanë në Venecia”, skenari dhe regjia Jonid Jorgji, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Kinostudio Dardan”.