Vendim i Këshillit te Miratimit të Projekteve



Pas kryerjes së procedurës së votimit, Këshilli i Miratimit të Projekteve

V E N D O S I:

T’i propozojë Kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë financimin e këtyre projekteve:

1) Filma artistikë me metrazh të gjatë, Indipendent

“Derë e hapur”, skenari Florenc Papas, Ajola Daja, regjia Florenc Papas, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Bunker Film”.

“Hije”, skenari dhe regjia Kastriot Ejlli, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Kinostudio Dardan”.

“Moshatarë”, skenari dhe regjia Edmond Topi, paraqitur nga shtëpia kinematografike “MMS Nositi”.

“Me zemër në dorë dhe duar në xhepa për Natë Kadri”, skenari dhe regjia Suela Bako, Ergys Meta, Kreshnik Saraçi, paraqitur nga shtëpia kinematografike “ERAFILM”.

2) Filma artistikë me metrazh të shkurtër Indipendent

“Biseda”, skenari dhe regjia Gledis Bica, paraqitur nga shtëpia kinematografike “FilterFilm”.

3) Filma të animuar Indipendent

“Rituali i një qyteti”, skenari Kujtim Gjonaj dhe regjia Bertrand Shijaku, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Bota Shqiptare”.

“Filmi i parë”, skenari Eridon Pashai, regjia – studentët e Akademisë Shkodër, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Maku”.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

KËSHILLI MIRATUES I PROJEKTEVE

Dritan Huqi, Kryetar
Artur Dauti, Anëtar
Dionis PAPADHIMITRI, Anëtar
Fatos BAXHAKU, Anëtar
Ndriçim XHEPA, Anëtar
Stefan ÇAPALIKU, Anëtar 

Share this...
Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn