HIJA E DIELLIT, (SHADOW OF THE SUN), aplikon për mbështetje financiare në platformen Kickstarter

Të dashur miq

Dy regjisorët e rinj Dritan Mesareja dhe Julian Canameti kanë aplikuar për mbështetje financiare në platformen Kickstarter me projektin e tyre filmik HIJA E DIELLIT, (SHADOW OF THE SUN).

Kickstarter është një platformë online ku aplikohen projekte që nga filma e deri art, lojra, muzikë etj 

Që nga viti 2009 kur është krijuar Kickstarter ka financuar 86,000 projekte me rreth 1.8 miliard usd nga 8.8 milion njerëz të cilët kanë financuar projektet vullnetarisht duke i dhënë jetë ëndrrave të atyre që kane aplikuar.

Deri tani projekti SHADOW OF THE SUN ka mundur të sigurojë 13 000 $.
Synimi është të realizojë 40 000 $.
Ju lutemi, mbështeteni këtë projekt!
Nëse ky projekt del me sukses në Kickstarter, do të jetë fitore jo vetem për dy regjisorët e rinj por edhe për të rinjtë e tjerë që janë në kërkim të rrugëve të reja për financimin e projekteve te tyre.
Prandaj e kërkojmë mbështetjen e komunitetit të kineastëve, artdashësve, të rinjve në Shqipëri, USA, Kanada dhe kudo që janë.
Nëse e keni të pamundur mbështetjen tuaj financiare ju lutemi, mbështeteni me një ”Like” dhe me publikimin në faqen tuaj të FB projektin e tyre.
Me mirënjohje!

Share this...
Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn