EAVE ON DEMAND – Workshop – Zhvillim skenari për filma të shkurtër dokumentarë dhe filma të shkurtër



QKK dhe EAVE në bashkëpunim me Tirana International Film Festival organizojnë:


EAVE ON DEMAND – SHQIPËRI 2014

me z. Katriel Shory


Workshop – Zhvillim skenari për filma të shkurtër dokumentarë dhe filma të shkurtër artistikë

2-3-4 nëntor 2014 Tiranë

Qendra Kombëtare e Kinematografisë, në kuadër të rëndësisë që i jep edukimit të kineastëve të rinj, ka kënaqësinë të njoftojë Workshop-in e organizuar nga QKK, në bashkëpunim me Tirana International Film Fest me expertin e EAVE z. Katriel Shory, në datat 2-3-4 nëntor 2014.

Ky workshop 3 ditor do të ketë fokus zhvillimin e skenarit të filmit të shkurtër dokumentar dhe artistik. Të gjithë të interesuarit janë të ftuar të aplikojnë!

12 skenarët që do të përzgjidhen do të jenë tema e diskutimit të Z. Katriel Shory, i cili gjatë 3 ditëve të workshop-it do t’u bëjë një analizë të detajuar skenarëve dhe do të konsultojë autorët e rinj për fazat në vazhdim të projektit.

QKK inkurajon projektet që kanë aplikuar për Fondin Indipendent të aplikojnë për workshopin e EAVE, duke i shtuar kështu projektit të tyre një element pozitiv për konsiderim nga KMP.

Në fund të Workshop-it 12 pjesëmarrësit do të pajisen me një Çertifikatë.

Projektet duhet të paraqiten në anglisht!

Faza I – Aplikimi i projekteve – deri 18 tetor

Faza II – Përzgjedhja e 12 projekteve nga Komisioni – deri 20 tetor

Faza III – Workshop – 2-3-4 nëntor

Komisioni përzgjedhës përbëhet nga:
Genc Përmeti, Andamion Murataj, Thomas Logoreci

Çfarë është EAVE?

EAVE është organizata më e rëndësishme në Evopë për trajnimin, zhvillimin dhe organizimin e rrjeteve të producentëve. Përveç programit të saj kryesor “European Producers Workshop”, EAVE është e angazhuar në programe të ndryshme në Europë, Azi, Amerikën Latine, Rusi, Afrikë dhe Lindjen e Mesme.

Krijuar më 1988, objektivat e EAVE janë mundësimi i trajnimeve profesionale dhe lidhja e producentëve nga vende të ndryshme të botës, me qëllim lehtësimin e marrëdhënieve të bashkepunimit. Rrjeti unik ndërkombëtar i EAVE-s përfshin mbi 1200 producentë dhe figura kyçe të vendimmarrjes në sektorin e filmit (financues, agjent shitjesh, distributorë, etj.).

EAVE drejtohet nga Kristina Trapp CEO dhe Jani Thiltges – Përgjegjës i Studimeve, të dy me përvojë të gjatë dhe njohuri shumë të mira në trajnim si dhe në sektorin e filmave Europian. Kristina Trapp ka eksperiencë prej më shumë se 13 vjetësh në mundësitë e financimit të filmave, prodhimin dhe trajnimin në disa vende të Evropës. Jani Thiltges ka realizuar rreth 70 filma në cilësinë e producentit dhe bashkëproducentit.

Katriel Shory – Expert i EAVE

Studioi në Shkollën e Filmit të Universitetit të New York-ut. Ai u kthye në Izrael në vitin 1973 për t’iu bashkuar Kastel Films, Jerusalem (në atë kohë kompania lider e prodhimit në Izrael) si drejtor i produksionit. Ai ishte përgjegjës për prodhimin e një numri të madh dokumentarësh , serialesh televizive dramatike dhe bashkëprodhimesh, të cilat kanë marrë çmime prestigjioze izraelite dhe ndërkombëtare.

Në vitin 1983, ai punoi si bashkëpunëtor dhe line producer në filmin artistik “Beyond the Wall” (i cili fitoi Çmimin e Kritikëve të Filmit në Festivalin e Filmit të Venecias 1984 dhe u nominua për çmimin e filmit më të mirë të huaj, për Oscar në 1985). Në vitin 1984, ai formoi kompaninë e tij të prodhimit “Belfilms Ltd” dhe deri në vitin 1999 ka prodhuar mbi 200 filma duke përfshirë filma artistikë, dokumentarë, drama televizive, dhe bashkëprodhime ndërkombëtare të cilët numërojnë shumë çmime.

Në vitin 1999, ai u emërua Drejtorit Ekzekutiv në Fondin Izraelit të Filmit. Që nga viti 1999, ai mbështeti prodhimin e më shumë se 190 filmave të rinj izraelitë, me metrazh të gjatë.

Gjatë gjithë karrierës së tij ka qenë i angazhuar në aktivitete vullnetare dhe funksione publike ndër të cilat përmendim: Kryetar i Shoqatës Izraelite të Producentëve të Filmit dhe Televizionit (1989–1994); anëtar i emëruar i Komitetit Kombëtar për zhvillimin e Televizionit dhe Filmit— në Këshillin Kombëtartë Artit dhe Kulturës (1992–1998); Përfaqësues i Industrisë izraelite të Filmit në organizata të shumta ndërkombëtare; pedagog në Departamentin e Filmit dhe Televizionit – Universiteti i Tel-Avivit.

http://www.nationalfilmcenter.gov.al/eave-on-demand-shqiperi-2014/

Share this...
Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn