Facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedinmailFacebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedinmail

Këtu do të gjeni formularët e nevojshëm për aplikime pranë Qendrës Kombëtare të Kinematografisë. Ju lutemi klikoni linkun që jeni të interesuar në të djathtë.


Njoftim per shtyerjen e afateve

Të nderuar kolegë

Qendra Kombëtare e Kinematografisë, bazuar në kërkesat me shkrim të disa kryetarëve të shoqatave të kineastëve, në të cilat kërkohet shtyrja e afatit të përcaktuar për paraqitjen e kandidaturave për krijimin e Këshillit Miratues të Projekteve, njofton sa më poshtë:

  1. Shtyhet afati për paraqitjen e dokumentacionit ligjor dhe kandidaturave për Këshillin e Miratimit të Projekteve. Afati i fundit për paraqitjen e tyre do të jetë data 12 Shtator 2016.
  1. Shtyhet afati për depozitimin e projekteve (në kategoritë e përcaktuara në njoftimin e QKK datë 10.08.2016). Afati i fundit për depozitimin e projekteve do të jetë data 14.10.2016.

Ju falënderojmë për mirkuptimin.


Njoftim për hapjen e sezonit të konkurimit të vjeshtës

Të nderuar kolegë

Qendra Kombëtare e Kinematografisë ju njofton hapjen e sezonit të konkurimit të vjeshtës për projekte kinematografike:

  1. Film artistik me metrazh të gjatë
  2. Film artistik me metrazh të gjatë (vepër e parë)
  3. Film artistik me metrazh të shkurtër
  4. Film dokumentar
  5. Film i animuar
  6. Projekte të ndryshme/ pasprodhim, distribucion.
  1. Të gjithë autorëve (skenaristë dhe regjisorë) u këshillojmë të fillojnë punën për identifikimin dhe përgjedhjen e shtëpive kinematografike, nëpërmjet të cilave mund të aplikojnë në QKK. Në zbatim të ligjit nr. 8096, datë 21.03.1996, “Për kinematograinë”, të ndryshuar, vetëm shtëpitë kinematografike të regjistruara në QKK mund të paraqesin projekte kinematografike për konkurim.

III. Shtëpitë kinematografike, të cilat do të paraqesin projekte në konkurim, duhet të kenë parasysh sa më poshtë:

  1. Të jenë të rregjistruara në QKK për vitin kalendarik 2016.
  2. Të vizitojnë faqen web të QKK www.nationalfilmcenter.gov.al, për të ndjekur informacionin e rifreskuar hap pas hapi lidhur me dokumentacionin e aplikimit, si dhe procedurat e aplikimit.
  1. Afati i fundit për depozitimin e projekteve do të jetë data 20.09.2016.

 

Ju falënderojmë për bashkëpunimin.


Njoftim – Thirrje per aplikim

Të nderuar kolegë kineastë,

Qendra Kombëtare e Kinematografisë njofton të gjithë subjektet (shtëpi kinematografike/producentë) se shpall thirrje për projekte në këto kategori:

  • Projekte kinematografike për festivale dhe javë filmi (kombëtare dhe ndërkombëtare).
  • Projekte për filma artistikë me metrazh të gjatë- kategoria MINORITY.

Projektet duhet të depozitohen konform përcaktimeve të bëra në Rregulloren e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë.

Afati i fundit për dorëzimin e projekteve në QKK, është data 31 Mars 2016.

Sjellim në vëmendjen tuaj, se projektet do të kualifikohen në konkurim, pas plotësimit të këtyre detyrimeve:

  • Paraqitja e të gjithë dokumentacionit të detyrueshëm, të përshkruar në Formularin e Aplikimit.
  • Shtëpia filmike të jetë rregjistruar në QKK për vitin 2016.

Për çdo konsultim, pyetje, apo paqartësi, mund të konsultoheni me stafin e QKK me email, telefon, apo duke kontaktuar drejtpërdrejt në zyrat e QKK. Contact: info.qkk@gmail.com, info@nationalfilmcenter.gov.al, tel: 042378004.

SHËNIM: 

  1. Për të shkarkuar dokumentat për aplikim për projektet e ndryshme klikoni në: http://nationalfilmcenter.gov.al/formulare/formulare-projekte-te-tjera/ 2. Për të shkarkuar dokumentat për aplikim për filmat MINORITY klikoni: http://nationalfilmcenter.gov.al/formulare/formulare-film-minority/